Топ-100
Back

ⓘ Dinastia Song. Kjo dinasti u themelua nga Zhao Kuang Yin ne vitin 960 nepermjet grusht-shtetit ne Çenqiao, i dha fund gjendjes se turbullt, kur Kina ishte ndare ..




Dinastia Song
                                     

ⓘ Dinastia Song

Kjo dinasti u themelua nga Zhao Kuang Yin ne vitin 960 nepermjet grusht-shtetit ne Çenqiao, i dha fund gjendjes se turbullt, kur Kina ishte ndare ne 10 shtete te pavarura, qe paten 5 dinasti per nje periudhe te shkurter. Zhao Kuang Yin u shpall si perandori i pare i dinastise Song dhe u quajt perandori Song-Taizu. Dinastia Song zgjati 319 vjet, nga viti 960 e deri ne vitin 1279, kur u zhduk nga dinastia Yuan. Dinastia Song kaloi dy periudha: periudhat e dinastise Song Verior dhe te dinastise Song Jugor. Ne te njejten periudhe me dinastine Song Verior, kombesia Kitan ne Kinen veriore themeloi perandorine Liao 947-1125; kombesia Dang-xiang ne veriperendim themeloi mbreterine Xia Perendimore1038-1227 ; kombesia Nyuzhen ne Kinen veriore themeloi perandorine Jin1115-1234. Perandoria Jin rrezoi ne vitin 1125 perandorine Liao dhe me tej, pushtoi ne vitin 1127 kryeqytetin e dinastise Song, qytetin Kaifen, ku zuri rober perandorin e vjeter Huizong dhe perandorin e ri Qinzong te dinastise Song, duke i dhene fund regjimit te dinastise Song, qe u quajt ne historiografi si dinastia Song Verior. Zhao Gou, qe u arratis ne Shangqiu, u shpall si perandori Gaozong dhe me vone shkoi ne Lin-an, sot Hangzhou, ku krijoi nje regjim, i cili u quajt ne historiografi si" dinastia Song Jugor” dhe qe u struk ne jug te lumit Jance. Periudha e dinastise Song Verior kishte qene nje periudhe e kundervenies me regjimet Liao, Xia dhe Jin, kurse periudha e dinastise Song Jugor u be nje periudhe e strukjes ne nje qoshe te vendit, nje periudhe e renies drejt vdekjes.

Dinastise Song Verior, e cila kishte bashkuar krahinat veriore te vendit, pati nje zhvillim te madh ne fushat ekonomike, kulturore dhe te tregtise se jashtme. Ne vitet 40 te shekullit te 11-te, politikani Fan Zhong Yan zbatoi" politiken e re” dhe me vone politikani Wang An Shi zbatoi reformen, si rezultat, u zgjidhen disa kontradikta shoqerore, megjithese nuk u arrit fuqizimi i dinastise Song Verior per nje kohe te gjate. Kryengritja e fshatareve te udhehequr nga Fang La dhe Song Jang goditi sundimin e erret dhe te korruptuar ne periudhen e perandorit Huizong te dinastise Song.

Regjimi i dinastise Song Jugore, qe u themelua pas zhdukjes se dinastise Song Verior, ishte nje regjim qe kenaqej me strukjen ne jug te lumit Jance dhe qe nuk kishte ambicie per te rimarre tokat veriore.

Ne kohen e dinastise Song Verior, Kombesia Kitan themeloi ne krahinat veriore dinastine Liao947-1125; ne pjesen veriperendimore, kombesia Dang-xiang themeloi mbreterine Xia Perendimore1038-1227. Keshtu qe, tre regjimet, Song, Liao dhe Xia, u kundervune me njeri tjetrin. Ne vitin 1115, kombesia Nyuzhen themeloi ne krahinat veriore perandorine Jin1115-1234. Ne vitin 1125, perandoria Jin zhduku perandorine Liao dhe ne vitin 1127 pushtoi kryeqytetin Kaifeng te dinastise Song, duke zene rober perandorin Huizong dhe perandorin Qinzong. Zhao Gou u arratis ne Shangqiu, ku u shpall si perandori GaoZong dhe me vone arriti ne Lin-an, sot Hangzhou, duke u strukur ne nje qoshe ne jug te lumit Jance. Gjenerali i njohur Yue Fei beri ekspedite drejt veriut per te sulmuar perandorine Jin, por sundimtaret e dinastise Song Jugor e konsideronin ate lufte vetem si masa per te siguruar strukjen e tyre ne jug. Ne vitet e fundit te dinastise Song Jugor, korrupsioni i kryeministrit te saj Ja Si Dao pershpejtoi vdekjen e dinastise Song Jugor.

Ne kohen e dinastise Song, ishin te dukshme veçanerisht sukseset ne fushen tekniko-shkencore. U aplikuan shpikjet e medha, si busulli, teknika e shtypshkrimit, baruti te tjera. Teknika e shtypshkrimit me shkronja te levizshme, qe e shpiku Bi Sheng, ishte 400 vjet me heret se ne Evrope. Su Song shpiku observatorin Shuiyun, qe ishte observatori i pare astronomik ne bote. Shen Kuo shkroi vepren e tij me titull" Shenime ne Mengxi”, e cila zinte pozite te larte ne historine e teknikes dhe shkences. Ne fushen kulturore, ishte perhapur gjeresisht filozofia idealiste e shkolles konfuciste dhe kishin dale nje numer filozofesh te asaj shkolle, siç ishin Zhu Si, Lu Ju Yuan te tjere. Ishin perhapur gjeresisht edhe feja kineze taoizmi si dhe budizmi fe te tjera te ardhura nga jashte. Vepra historiografike e Ouyang Xiut me titull" Libri ri per historine e dinastise Tang” pati vlere te madhe per studimin e historise se dinastise Tang. Aq me teper, vepra historiografike" Zizhi Tong-jian”, e redaktuar nga Sima Guang, u be shembull i analeve te historise. Ne fushen letrare, kishin dale nje numer prozatoresh, si Ouyang Xiu, Su Shi te tjere. Gjinia e letersise" Poezia e Songut” ishte kulmi i letersise ne ate periudhe dhe kishin dale poete te njohur si Yan Shu, Liu Yong, Zhou Bang Yan, Li Qing Zhao, Xin Çi Ji te tjere. Gjate periudhave te dinastive Song dhe Jin, ishin perhapur edhe drama dhe pjeset teatrare. Ne fushen e artit te pikturimit ne ate periudhe, ishin shume te njohura pikturat e maleve, ujerave, luleve dhe zogjve dhe vepra e famshme e Zhang Ze Duanit me titull" Festa Qingming buze lumit” u be nje veper e pavdekshme ne historine e artit figurativ kinez.