Топ-100
Back

ⓘ Dinastia Shang eshte nje dinasti e hershme kineze. Kjo dinasti u themelua ne vitin 1600 para eres se re dhe u permbys ne vitin 1027 para eres se re. Ajo levizi ..




Dinastia Shang
                                     

ⓘ Dinastia Shang

Dinastia Shang eshte nje dinasti e hershme kineze.

Kjo dinasti u themelua ne vitin 1600 para eres se re dhe u permbys ne vitin 1027 para eres se re. Ajo levizi shume here kryeqytetin e saj dhe me fund e vendosi ate ne Yin, afer qytetit An-yang te sotem te provinces Hunan. Nga arritjet e germimeve dhe studimeve arkeologjike del se, qysh ne vitet e para te dinastise Shang, civilizimi kinez kishte arritur nje nivel te konsiderueshem dhe karakterizohej kryesisht nga shkrimet ne guaska te breshkave dhe nga enet prej bronzi.

Shkrimet ne guaska te breshkave u zbuluan rastesisht. Ne fillim te shekullit te 20-te, fshataret e fshatit te vogel Siaotun ne periferine veriperendimore te qytetit An-yang te provinces Henan gjenin rastesisht ne ara guaska breshkash dhe kocka kafshesh dhe i shisnin si lende medicinale. Nje shkencetar per studimin e shkronjave te lashta vuri re se ato ishin plot me shkronja te lashta dhe filloi te kerkonte me tej. Pas pak kohe, shkencetaret kineze u binden se shkronjat e gdhendura ne ato guaska dhe kocka kane qene shkronja te dinastise Shang dhe se fshati Siaotun e zona perreth kane qene pikerisht germadha e kryeqytetit Yin te dinastise Shang.

Zbulimi dhe germimi i germadhes se kryeqytetit Yin te dinastise Shang jane arritja me e rendesishme ne studimet arkeologjike ne Kine gjate shekullit te 20-te. Qysh nga viti 1928, kur filloi germimi, ketu jane zbuluar nje numer i madh reliktesh te çmuara kulturore, duke u perfshire edhe shkronja ne guaska breshkash dhe ene prej bronzi.

Keto shkrime ne guaska breshkash dhe ne kocka kafshesh perdoreshin ne ate kohe si vegla per te profetizuar te ardhmen dhe ato tregojne se mbreterit e dinastise Shang i perdoren brez pas brezi ato guaska per te parashikuar te ardhmen.

Para se te perdoreshin, guaskat dhe kockat perpunoheshin ne radhe te pare: te hiqeshin gjaku dhe mishi ne to dhe sheshoheshin duke u ferkuar. Pastaj gervishteshin me thike gropa ne to, te rreshtuara si duhej. Magjistaret gdhendnin ne to emrin e vet, daten e parashikimit dhe pyetjet perkatese dhe pastaj fillonin te digjnin ato gropa. Kur ato gropa perçaheshin, te çarat konsideroheshin si" shenja profetike” dhe atehere magjistaret fillonin ti analizonin" shenjat profetike” dhe shenonin konkluzionin e nxjerre nga profetizimi dhe rezultatin te vertetuarit. Pas vertetimit, ato guaska dhe kocka me shkrime viheshin per tu ruajtur si materiale arkivore zyrtare.

Deri me sot, ne germadhen e Yinit jane zbuluar gjithsej 160 mije cope guaska te tilla. Sipas statistikave, ne to ekzistojne gjithsej me se 4000 hieroglife te atehershem. Shkencetaret kane bere studime per 3000 hieroglife prej tyre dhe kane kuptuar domethenien e 1000 hieroglifeve prej tyre. Kurse per te tjeret, shkencetaret ende nuk kane kuptuar domethenien e tyre ose kane divergjenca serioze. Por megjithate, me keto 1000 hieroglife te kuptueshem e njohim ne pergjithesi gjendjen e dinastise Shang ne fushat politike, ekonomike, kulturore te tjera.

Monografia me e hershme per studimin e shkrimeve ne guaska te breshkave eshte vepra e Liu Ese me titullFshehja e breshkave ne rete e hekurit, e botuar ne vitin 1913. Nje monografi tjeter e rendesishme ne kete fushe eshte libri i historianit dhe letrarit te njohur kinez Go Mo Zho me titullStudime mbi shkronjat ne guaska te breshkave, te botuar ne vitin 1929. Shkencetaret bashkekohore me autoritet ne kete fushe jane profesor Qiu Si Gui ne universitetin Pekin, profesor Li Xue Çin te tjere.

Njesoj si guaskat e breshkave me shkrime, edhe enet prej bronzi jane sende me karakter perfaqesie te dinastise Shang. Shkrirja dhe derdhja e tyre arriten nje nivel shume te larte. Deri tani, jane zbuluar ne germadhen e Yinit mijera sende prej bronzi. Nder to eshte edhe ena e madhe prej bronzi ne forme katrore, e zbuluar atje ne vitin 1939, e cila peshon 875 kilograme, eshte 133 centimetra e larte, 110 centimetra e gjate dhe 78 centimetra e gjere. Ajo eshte nje nga veprat perfaqesuese e kulmit te epokes se kultures kineze te bronzit ne kohet e lashta. Germimet dhe studimet arkeologjike kane vertetuar se ne kohen e dinastise Shang kishte lindur shteti, ishte percaktuar sistemi i pronesise private dhe Kina kishte hyre ne epoken e civilizimit.