Топ-100
Back

ⓘ Hafëz Ali Korça. Hafez Ali Korça ka qene hoxhe, hafiz, hatip, publicist dhe perkthyes i kryeveprave te letersise fetare e artistike orientale. ..




Hafëz Ali Korça
                                     

ⓘ Hafëz Ali Korça

Hafez Ali Korça ka qene hoxhe, hafiz, hatip, publicist dhe perkthyes i kryeveprave te letersise fetare e artistike orientale.

                                     

1. Biografia

U lind ne Korçe, i biri i Iljaz efendi Kadiut, vinte nga nje familje qe kishin qene brez pas brezi dijetare te fese. Mesimet fillore dhe te mesme i mori ne vendlindje, ne shkollen iptidaije dhe ate idadije. Studimet e larta i kreu ne medresen "Çifte Minareli" ne Stamboll. Ne levizjen kombetare hyri qe me 1889, kur zuri te jepte mesime falas ne shkollen shqipe te djemve ne Korçe dhe pas nje viti edhe ne idadijen e Korçes.

Gjate kohes se debatit te shtyre nga disa qarqe ne Stamboll per llojin e alfabetit per gjuhen shqipe, Hafez Aliu perkrahu alfabetin latin. Mbajti fjalen kryesore ne Kongresin e Dibres. Perkrahu Kongresin e Elbasanit, 2 shtator 1909, i cili i vuri themelet e arsimit kombetar. Me 1916 ne qeverine e Esad pashe Toptanit, nga ministri Shahin bej Dino Hafez Aliu u emerua drejtor i Arsimit per Tiranen, Durresin, Elbasanin, Dibren, Matin dhe Pogradecin. Ishte anetar i Komisís Letrare te Shkodres, ku me 1916 behet kryemyfti ne Keshillin e Nalte te Sheriatit. I zhvendosur ne Tirane me 1918 ne Keshillin te Nalte te Sheriatit. Qe bashkethemelues dhe mesues ne Medresene e Tiranes, ku ndermori reforma ne kurrikula dhe hartoi tekste per nxenesit, qe tu lehtesoheshin studimet edhe ne shkollat e larta jashteshtetit. Pas daljes ne drite te vepres se tij "Shtate endrrat e Shqiperise", gje qe i shkaktoi pushimin nga puna.

                                     

2. Vepra

Prej njohurive qe kishte ne gjuhet tradicionale te lindjes, perktheu kryeveprat fetare e letrare si "Mevludi" me 1900, "303 fjale te Imam Aliut" botuar ne Korçe me 1910. "Gjylistani dhe bostani" e Saadiut, me 1918 dhe "Rubaijat" e Hajamit me 1930 nga persishtja. Per perkthimin e vepres se Hajamit pati nje debat te gjere me Nolin, i cili e kish perkthyer nga nje variant anglisht, Hafez Ali Korça argumentonte se sa ka humbur nga origjinali perkthimi i perkthimit bere nga Noli dhe se sa ndikon ne kete tehuajtje mungesa tesavufit ne variantin e tij.

Me 1925 shkroi" Bolshevizma a çkatrrim i njerezimit” duke u shenjuar si denoncuesi i pare shqiptar i ideologjise komuniste.

                                     

3. Nderime

Me 15 shkurt 2017 Presidenti i Republikes Bujar Nishani e vleresoi pas vdekjes me dekoraten "Nderi i Kombit" me motivacionin:

Per rolin dhe kontributin e tij te rendesishem e vetemohues ne dobi te çeshtjes kombetare: si martir i kombit e kultures shqiptare, si klerik atdhetar i shquar e veprimtar i flakte per çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj, si figure e paperseritshme intelektuale, duke u shnderruar ne nje nga dijetaret me te ndritur te filozofise islame ne Shqiperi”.