Топ-100
Back

ⓘ 2 korrik 1990. Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavaresise se Kosoves Miratimi i kesaj deklarate ishte padyshim nje akt me rendesi vendimtare per historine m ..




                                     

ⓘ 2 korrik 1990

Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavaresise se Kosoves

Miratimi i kesaj deklarate ishte padyshim nje akt me rendesi vendimtare per historine me te re te Kosoves te popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave te popullit te Kosoves per liri dhe mevetesi ne rrethanat e reja qe po krijoheshin asokohe nder shqiptaret dhe ne gjithe rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomise po shenonte fillimin e serbizimit te Kosoves dhe ne te njejten kohe paraqiste hyrje ne nje periudhe teper te rende per shqiptaret te cilet po trajtoheshin, jo vetem si qytetare te rendit te dyte, por edhe po u nenshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Duke qene te vetedijshem per momentin historik para te cilit ndodhej Kosova, delegatet e atehershem te Kuvendit te Kosoves, me 2 korrik te vitit 1990, miratuan publikisht para Kuvendit te Kosoves Deklaraten Kushtetuese, me te cilen Kosova u shpall njesi e veçante ne kuader te federates se atehershme jugosllave. Ky ishte nje akt historik i pritur moti dhe qe shprehte aspiratat shekullore te popullit te Kosoves per mevetesi shteterore e territoriale nga Serbia.

Moment politik me rendesi ne ato rrethana ishte fakti se ne Kosove tashme po vepronte nje levizje e fuqishme demokratike shtetformuese ne krye me LDK-ne. Ishte kjo koha kur ne horizont tashme dukej shperberja e qarte e ish-RSFJ-se, krijese kjo artificiale dhe krejtesisht antishqiptare e dominuar kryesisht nga ambiciet dhe politika hegjemoniste serbe.

Dy muaj pas shpalljes se Deklarates Kushtetuese, qe ne popull njihet edhe si Deklarata e Pavaresise, pra me 7 shtator te vitit 1990 ne Kaçanik, te njejtet delegate nxoren aktin me te larte juridik - Kushtetuten e Republikes se Kosoves e njohur si KUSHTETUTA E KAÇANIKUT, he me kete ata edhe formalisht Kosoven e shpallen Republike.

Por, sikunder pritej edhe ne ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes se Deklarates Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtezakonshme ne Kosove, duke suprimuar me forcen e tankeve te gjitha institucionet e Kosoves, duke filluar nga Kuvendi e Keshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek te gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.

Nuk ka asnje dyshim se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, te vitit 1990, shenon pikenisjen e shtetesise se Kosoves, qe do te shpjere deri ne ditet e sotme, kur Kosova tashme gjendet ne prag edhe te pavaresise formale si shtet. Ne rrethanat e tashme dhe pas perfundimit te luftes, te masakrimeve, te eksodit masiv te popullit te Kosoves te shkaterrimeve te tmerrshme, mund te thuhet se ekziston nje kontinuitet i fuqishem i perpjekjeve te popullit te Kosoves per liri, per pavaresi e per shtetesi.

Ky kontinuitet nuk mund te mohohet nga askush dhe kjo qe po perjeton tash Kosova eshte merite e popullit, e atyre qe per lirine e Kosoves u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht, e atyre qe u sakrifikuan dhe qe dhane jeten per lirine, per demokracine dhe per pavaresine e Kosoves.

Deklarata na bashkoi ne rrugen e pavaresise

Ka kaluar nje kohe e gjate nga 2 korriku i vitit 1990. Shume ngjarje kane pasuar pas saj, por une kisha dashur t’i kujtoj lexuesit se ne ate kohe kishin filluar te shihen shenjat e para te dekompozimit te ish-Jugosllavise dhe siç benin te gjitha ish-republikat e ish-Jugosllavise edhe ne aspironim per njesi federale, edhe ne ishim te detyruar te ndermerrnim hapa mbrojtes kushtetues, juridike e politike, ne menyre qe te jetesohet vullneti i popullit shqiptar. Qysh atehere ishte fare e qarte qe Kosova te jete shtet sovran dhe i pavarur. Ishte kohe e karakterizuar edhe me nje levizje jashtezakonisht te fuqishme politike, qe rrjedhimisht ka filluar ne Kosove me paraqitjen e partive te reja politike, konkretisht te Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe te partive te tjera, te cilat e artikulonin vullnetin e popullit te Kosoves. Natyrisht, delegatet e Kuvendit te Kosoves e percjellin ne menyre shume te perpikte vullnetin e popullit per Kosoven shtet sovran dhe te pavarur. Ishte kjo faza e pare e nje veprimi te tille legal te institucioneve legale, ne menyre qe vullnetit te popullit t’i jepej forma kushtetuese juridike.

Nuk duhet harruar se fillimisht eshte paraqitur Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosoves me rezoluten per poziten kushtetuese juridike te Kosoves dhe me poziten e shqiptareve ne kushtet e reja te krijuara. Ne rezoluten e ASHAK-ut ishte e formuluar shume qarte pozicioni politik dhe kushtetues e juridik, qe kerkohej per Kosoven dhe per popullin e saj. Mund te themi se rendesia e Deklarates Kushtetuese per ate kohe ka qene se ka filluar perfundimisht qe Kosova ta marre nje rruge te mevetesise, per ta percaktuar fatin e saj dhe te popullit te vet.

Te gjitha ngjarjet, qe kane ndodhur me pas, kane nje lidhshmeri dhe jane pjese e nje procesi, e cila shpresoj se do te perfundoje kete vit me pranimin e Kosoves shtet sovran dhe te pavarur nga bashkesia nderkombetare.

Deklarata Kushtetuese atehere dhe sot e ka nje rendesi te veçante, sepse e definon shume qarte vullnetin e popullit te Kosoves. Ky ishte mesazh shume i qarte sa i perket faktorit nderkombetar dhe ishte nje akt, qe i bashkoj qytetaret e Kosoves ne rrugen e tyre per pavaresi dhe per krijimin e shtetit sovran dhe te pavarur.

Deklarata, projekt i pavaresise

Duke medituar disa vjet pas shpalljes se Deklarates Kushtetuese, e cila ne historine me te re te Kosoves njihet si Deklarata e Pavaresise, mendoj se dy ngjarje te medha e shenuan vitin 1990 qe me pietet dhe mburrje do te kujtohen brez pas brezi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut dhe Shpallja e Republikes se Kosoves, perkatesisht, miratimi dhe shpallja e Kushtetutes se Republikes se Kosoves, me 7 shtator te njejtit vit, si aktin me te larte politik dhe juridik te nje shteti. Nderkaq, fundshekullin e XX do ta pasojne edhe vendimet dhe aktet e tjera jo me pak te rendesishme se dy te parat: Rezoluta mbi shpalljen e Republikes se Kosoves shtet sovran dhe i pavarur e 22 shtatorit, Referendumi per Republiken e Kosoves shtet sovran dhe i pavarur qe u mbajt nga 26-30 shtator te vitit 1991 dhe lufta çlirimtare e popullit te Kosoves.

Vlen qe te perkujtohet se Kosova e viteve tetedhjete u gjet ne nje situate shume te veshtire, per shkak te synimeve agresive te pushtetit serb qe te zhbeje gjithçka shqiptare, duke perdorur te gjitha mekanizmat e presionit dhe te dhunes ne menyre qe t’i nenshtroje shqiptaret dhe Kosoven.

Pas suprimimit te subjektivitetit politik dhe kushtetues-juridik te Kosoves nga ana e Serbise, permes ndryshimeve kushtetuese te dhunshme, per popullin e Kosoves dhe klasen e saj politike dhe intelektuale u shtrua dilema hamletiane - te jesh apo te mos jesh. Ne keto rrethana u lind Alternativa politike LDK, si levizje politike mbarepopullore, nen udheheqjen e presidentit legjendar, Dr. Ibrahim Rugova, e cila krijoi nje platforme politike sui generis, per nje status te ri per Kosoven. Duke u nisur nga e drejta universale per vetevendosje dhe percaktimin se vullneti i popullit eshte baze e pushtetit shteteror, Kuvendi i Kosoves, me 2 korrik 1990, miratoi dhe shpalli Deklaraten Kushtetuese, perkatesisht, Deklaraten e Pavaresise. Tani ndodhemi ne nje faze te re kur nga institucionet e pushtetit shteteror te Kosoves, me te drejte kerkohet njohja e pavaresise, ndersa nga faktori nderkombetar kerkohet qe te bisedohet per status.

Edhe ne qofte se do te kete biseda, ato duhet te behen me institucionet relevante nderkombetare, mbi bazen e platformes politike dhe juridike te percaktuar me pare, siç eshte percaktuar ne aktet e permendura edhe rezoluta e fundit e Kuvendit aktual te Kosoves e miratuar kohe me pare.

Shpalljen e Deklarates Kushtetuese te gjithe shqiptaret, kudo qe jane, e kane perjetua si fitore te tyren.