Топ-100
Back

ⓘ Historia e Maltës. Historia e Maltes eshte mijera vjeçare. Ajo kaloi nga duart e grekeve tek romaket, pastaj tek bizantinet. Ne shekullin e 9 u pushtua nga arab ..




Historia e Maltës
                                     

ⓘ Historia e Maltës

Historia e Maltes eshte mijera vjeçare. Ajo kaloi nga duart e grekeve tek romaket, pastaj tek bizantinet. Ne shekullin e 9 u pushtua nga arabet ndersa ne shek. 11 u pushtua nga mbreteria e Sicilise. Me 1282 kaloi tek spanjollet te cilet ua dorezuan me 1530 urdhrit te Maltes. Me 1565 u rrethua nga osmanet mirepo ky urdher e mbrojti me sukses ishullin. Si rrjedhoje nje vit me vone u formua qyteti La Valleta qe e mori emrin nga udheheqesi i Urdhrit te Maltes, Zhan Parisot de la Valleta. Me 1798 urdhri i Maltes u detyrua tua dorezonte pa lufte francezeve. Mirepo me 1800 u pushtua nga anglezet dhe qendroi nje kohe te gjate nen sundimin e tyre. Gjate luftes se dyte boterore ajo u be arene nderluftuese. Me 21 shtator 1964 Malta shpalli pavaresine nga Anglia ndersa me 1 dhjetor 1964 u pranua si anetare e OKB-se. Me 1974 u deklarua republike ndersa pas 30 vjetesh, me 1 maj 2004 pranua ne bashkimin evropian. Nga 1 janari 2008 pranoi Eurot si valute.