Топ-100
Back

ⓘ Qëndresa e Ilirëve kundër pushtuesve romak. Lufterat e gjata te shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bere pengesa me e fuqishme kunder pushtuesve romake. Thyerja ..




                                     

ⓘ Qëndresa e Ilirëve kundër pushtuesve romak

Lufterat e gjata te shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bere pengesa me e fuqishme kunder pushtuesve romake. Thyerja e ketyre dy fuqive me te rendesishme ne Ballkan i kishte hapur Romes rrugen per te vazhduar me tej politiken kot me kot e saj ekspansioniste ne kete gadishull dhe me tej ne Lindje. Ne shekullin II p.e.sone dhe ne shekujt qe pasuan, Roma i shtriu lufterat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera te Ilirise se brendshme dhe te asaj veriore.

Objekt i synimeve te Romes u bene, ne radhe te pare Mbreteria Dardane dhe federata e dalmateve, dy formacione shteterore ilire, te cilat dolen ne skenen politike me vone. Mbreteria Dardane, siç u pa ne kreun e meparshem, permendet ne burimet e shkruara edhe para ketyre lufterave dhe del si kundershtare e forte e ekspansionit maqedon ne Ilirine Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj me te madh ne pjesen e dyte te shek. III dhe gjate shek. II p.e.sone. Ne kete shekull te fundit dardanet u bene gjithashtu edhe kundershtaret me te forte te pushtuesve romake.

Flamurin e luftes e moren dalmatet dhe fiset e tjera te veriut, qe u bene simbol i qendreses kunder romakeve per nje shekull e gjysme. Kryengritjet e njepasnjeshme te ilireve moren karakter te gjere duke perfshire thuaj gjithe treven ilire nga Danubi ne veri deri ne skajet jugore te Ilirise.

Ne prag te eres sone shpertheu kryengritja e madhe e ilireve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorezim i te gjitha kryengritjeve te meparshme dhe i solli deme te ndjeshme Perandorise Romake duke e detyruar te hiqte dore nga politika e saj agresive ne Evropen Qendrore.

                                     

1. Federata e Dalmateve

Ne veri te shtetit ilir dhe te Mbreterise Dardane banonin popullsi te ndryshme ilire, te cilat me perjashtim te ilireve te bregdetit te Adriatikut. dalin vone ne burimet e shkruara antike. Midis tyre ata qe permenden me heret jane" liburnet” te njohur si nje nga popullsite ilire qe zhvilluan detarine. Por nga iliret veriore, te cilet njihen me mire dhe qe zene nje vend te rendesishem ne ngjarjet e shekujve II-I p.e.sone ne qendresen kunder pushtuesve romake, kane qene dalmatet.

Kjo gjendje e trasheguar nga pershkrimet e autoreve antike per iliret e veriut eshte pasqyruar ne nje fare menyre edhe ne historiografine e sotme. Nuk mund te thuhet se mungojne studimet per iliret e veriut, por keto studime lidhen me teper me popullsi te veçanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka nje trajtim te pergjithshem te historise se tyre. Keto studime mbeshteten pak nga te dhenat e arkeologjise, edhe pse keto jane te pasura ne krahinat veriore ilire per periudhat prehistorike e protohistorike dhe per periudhen e pushtimit romak.

                                     

1.1. Federata e Dalmateve Federata e dalmateve dhe lufterat kunder pushtuesve romake

Ne shek. II p.e.sone, dalmatet shfaqen ne Ilirine e Veriut si nje fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri ne ate kohe ndodheshin ne krahinen e brendshme, ne jug te Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, keshtjella e Delminit. Ne kete krahine dalmatet krijuan nje federate te fuqishme, e cila erdhi duke u shtrire ne drejtim te bregdetit. Ne federaten e dalmateve u perfshine edhe disa popullsi fqinje. Gjate shek. II p.e.sone territori i saj u zgjerua mjaft, ne kete territor qene perfshire jo vetem tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Ne veri treva e federates arriti deri te lumi Titius Krka e sotme, duke pasur si fqinje liburnet. Ne jug, ne fillim ishte lumi Tilur Cetina, por me vone kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Narones lumi i sotem Neretva, ne brigjet jugore te se ciles banonin daorset. Me i veshtire eshte percaktimi i kufirit lindor, pasi kemi te bejme me nje krahine malore, por ka shume te ngjare qe ai te arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatet, ne Bosnje. Pjesa me e madhe e treves se federates se dalmateve, brenda ketyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse teresisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja te medha. Kjo veçori e relievit te viseve dalmate dhe kullotat e pasura te rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorise, kane bere qe blegtoria te ishte baza kryesore e ekonomise dhe qe vete dalmatet te njihen me teper si blegtore. Bujqesia vinte ne rend te dyte, kurse xehtaria ka qene me pak e zhvilluar.

Te dhenat e arkeologjise tregojne se edhe te dalmatet sikurse tek iliret e tjere, ne periudhen e pare te hekurit kishte filluar shthurja e bashkesise primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqeror. Ne gjirin e shoqerise se dalmateve ishte krijuar nje shtrese e veçante qe zoteronte kope te medha bagetish te imta, nga e cila doli paria fisnore, qe vu ne krye te federates dhe e udhehoqi ne lufterat e ndryshme. Kesaj kohe i perkasin edhe nje tok qenderbanimesh te fortifikuara, te quajtura zakonisht" gradina” te ngritura perreth pllajave te brendshme, rrenojat te cilave jane ruajtur deri ne ditet tona. Keto qenderbanime te fortifikuara apo keshtjella ngriheshin ne majat e sheshuara te disa kodrave te ulta dhe jane te njekohshme. Ato perveç mbrojtjes natyrore ishin te fortifikuara me ledhe guresh qe dalmatet bene kunder pushtuesve romake. Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmateve, te cilen Straboni e ka quajtur nje qytet te madh; sikurse del nga pershkrimet e disa autoreve te tjere antike, ai ka qene shume i fortifikuar, i rrethuar me mure te larta dhe i veshtire per t’u pushtuar. Per te njohur natyren e qenderbanimeve te fortifikuara te dalmateve mund te ndihmonte arkeologjia; por ato qenderbanime kane mbetur ende te pastudiuara mire. Sidoqofte ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veçse me ndonje perjashtim te rralle, por i sherbyen kryesisht popullsise blegtorale. Duke qene blegtoria dege kryesore e ekonomise se viseve te brendshme dalmate, ne keto vise u zhvilluan ato zeje qe lidhen me blegtorine. Keshtu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit te leshit dhe krijimit te punishteve te tekstilit. Ne popullsine blegtorale te dalmateve pati nje zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura te viseve te tyre.

Te dhenat burimore te shkruara dhe arkeologjike, tregojne se te dalmatet e viseve te brendshme u ruajt me gjate organizimi fisnor; per marredheniet ekonomike e shoqerore te ruajtura te dalmatet e brendshem ben fjale Straboni kur shkruan se, ende ne kohen e tij, dalmatet e ndanin token çdo tete vjet dhe se ndryshe nga banoret e bregdetit, perdornin monedhat. Nga kjo e dhene e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala per tokat e kulturave bujqesore, ku ekzistonte prona private, por per kullotat, pyjet etj., te cilat vazhdonin, si edhe tek ilire te tjere, te ishin prona te perbashketa. Por, ne te njejtin vend Straboni shkruan se Salona ishte nje skele e dalmateve dhe se ne viset e tyre ka pasur qenderbanime te shumta sipas tij numri arrinte ne 50; qytete te rendesishme, perveç Salones e Delminit, kane qene Propona, Ninia, Andetri etj. Eshte e qarte se njoftimi i pare i Strabonit u perket viseve te brendshme, kurse ne krahinen bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe. Ne ishujt fqinje dhe ne bregdet ndodheshin kolonite greke te Farit te Ises dhe qytetet Tragur e Epeti, te varura prej kesaj te fundit. Ne krahinen bregdetare ku ndodheshin te gjitha qendrat qytetare qe u permenden me siper, jane gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis te cilave edhe monedha te Dyrrahut te Apolonise, tregues te nje zhvillimi ekonomik e shoqeror te perparuar. Ne kete krahine te gjere te federates se dalmateve organizimi fisnor po ia leshonte vendin shoqerise skllavopronare. Ka qene ky zhvillim qe pati treva e federates se dalmateve, i cili e beri kete te fundit nje fuqi politike te rendesishme ne brigjet e Adriatikut Verior ne shek. II-I p.e.sone.

Ne fillim te shek. II p.e. sone, gjate sundimit te Pleuratit dalmatet qene ne vartesine e shtetit ilir, por per nje kohe te shkurter. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit ne krye te shtetit ilir ne vitin 181 p.e.sone ata u bene perseri te pavarur. Pas shkeputjes nga shteti ilir federata e dalmateve u forcua shume. Ne kete kohe dalmatet bashkuan rreth vetes edhe popullsi te tjera ilire, te cilat qene detyruar t’i jepnin federates si tribut, bageti dhe grure. Ne viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete qe ishin nen varesine e kolonise sirakuziane, Ises, dhe qe ndodheshin prane Salones, qene detyruar t’i jepnin gjithashtu nje tribut federates se dalmateve. Dalmatet u perpoqen njekohesisht te nenshtronin daorset, te cilet zoteronin vetem krahinat pas bregut te majte te rrjedhjes se poshtme te lumit Naretva. Daorset para vitit 168 p.e.sone benin pjese ne shtetin ilir dhe me renien e ketij te fundit kishin hyre nen protektoratin e Romes.

Forcimi i federates se dalmateve sidomos ne viset bregdetare jugore, nuk mund te mos ngjallte shqetesime ne shtetin romak, qe ndiqte nje politike pushtuese ne viset veriore ilire. Kete politike pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja per te mbrojtur kufijte lindore te Italise. Keshtu pati vepruar qe ne kohen e lufterave iliro-romake, ndersa ne vitin 178 p.e.sone ushtria romake, pasi kishte thyer qendresen e istreve, kishte pushtuar gjithe gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar me tej politiken pushtuese Roma sulmoi edhe federaten e dalmateve. Per luften kunder dalmateve romaket perdoren si pretekst ankesat e daorseve te Ises, te cilet ishin nen tutelen e Romes, dhe sjelljet e keqija te dalmateve kunder delegateve te tyre. Vepra e Polibit, qe eshte burimi kryesor per keto ngjarje, tregon se nuk qene veprimet e dalmateve shkaku i luftes, por plani i Romes, i pergatitur me kohe per te pushtuar treven veriore ilire." Duke ndermarre nje fushate kunder dalmateve, shkruan Polibi, ne njeren ane do te nxitnin, do te ngrinin shpirtin luftarak te popullit te tyre dhe, ne anen tjeter, do t’u jepnin nje mesim ilireve dhe do t’i detyronin t’i nenshtroheshin sundimit te Romes. Per keto arsye romaket u shpallen lufte dalmateve, por perpara popujve te tjere hiqeshin se e bene kete per shkak te sjelljes se keqe te dalmateve ndaj perfaqesuesve te tyre”.

Ne vitin 156 p.e.sone ushtria romake duke pasur si baze rrjedhjen e poshtme te lumit Naretva filloi sulmin kunder dalmateve. Perpjekja e pare e ushtrise romake per t’u futur ne viset e dalmateve perfundoi keq dhe ajo u detyrua te kthehej perseri ne bazen e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t’i zinte dalmatet ne befasi, i sulmoi perseri ata ne fillim te dimrit. Dalmatet e perballuan me sukses sulmin qe ushtria romake i beri kryeqendres se tyre Delminit, por nje vit me vone, pas pergatitjesh te medha, romaket duke perdorur te gjitha mjetet munden te pushtojne Delminin. Burimet e shkruara nuk bejne fjale per gjendjen qe u krijua pas luftes. Ngjarjet e mepastajme tregojne se lufta vertet perfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nenshtrimin e dalmateve. Pas kesaj lufte romaket e zgjeruan agresionin e tyre ne Ilirine e Veriut duke sulmuar japodet e panonet. Kesaj radhe sulmet e romakeve paten si pikenisje kufirin verilindor te Gadishullit Italik dhe si baze per fushatat e tyre kunder ilireve sherbeu qyteti Akuilea, ne Gadishullin e Istrise, ku shteti romak kishte vendosur nje koloni me qytetare romake. Japodet e panonet, ashtu si dalmatet i vazhduan per nje kohe te gjate lufterat kunder pushtuesve romake. Me qendresen qe i bene shtetit romak per me se njeqind vjet - nga gjysma e dyte e shek. II deri ne gjysmen e dyte te shek. I p.e.sone - popullsite ilire te veriut, e detyruan ate te dergonte ne viset e tyre ushtri te reja, por pa arritur rezultate te dukshme. Ne krye te popullsive veriore ilire, ne luften kunder romakeve, qendronin dalmatet, te cilet per shume vjet me radhe mbeten kundershtaret me te forte te Romes.

Ne gjysmen e dyte te shek. II p.e.sone kunder pushtuesve romake luftuan edhe ardianet. Ardianet ishin nje nga popullsite e medha ilire qe jetonte ne brigjet e Adriatikut te Mesem deri ne afersi te liqenit te Shkodres. Viset e tyre, qe benin pjese ne shtetin ilir, pas vitit 168 p.e.sone, ishin futur ne njeren nga krahinat pseudoautonome te krijuara nga shteti romak. Nen ndikimin e luftes dhe te qendreses se federates se dalmateve kunder Romes, ardianet e ndryshuan statusin e vendosur ne vitin 168 dhe u bene te pavarur. Ne perpjekjet per te forcuar poziten e tyre ne nje krahine te varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshen se pari me" aleatet” e ketij shteti. Sipas Tit Livit ardianet e pleurejte" shkretonin Ilirine qe ishte nen romaket”. Perpjekjet e ardianeve te pleurejve per te forcuar pavaresine e tyre, ne nje kohe kur edhe fise te tjera ilire luftonin kunder pushtuesve romake, krijuan per Romen nje situate te veshtire, te renduar edhe nga kryengritja e sklleverve ne Sicili. Per te dale nga kjo situate shteti romak dergoi ne viset e ardianeve te pleurejve nje ushtri relativisht te madhe, te perbere nga 10 mije kembesore e 600 kalores. Menyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianet e pleurejte te papergatitur per nje lufte e qendrese te gjate. Burimet japin njoftime vetem per nje beteje qe u be ne vitin 135 p.e.sone, ku romaket i thyen ardianet e pleurejte. Pas kesaj lufte shteti romak, per te shmangur nje kryengritje e re, i shpernguli me force ardianet nga bregdeti ne viset e brendshme malore te Hercegovines se sotme.

                                     

2.1. Kryengritjet e Ilireve Kryengritjet e ilireve ne mesin e shek. I p.e.sone

Megjithese popullsite e ndryshme ilire ishin mundur ne beteja te veçanta nga ushtria romake, kjo e fundit nuk e kishte thyer perfundimisht qendresen e tyre. Pas lufterave mbrojtese filluan kryengritjet. Mizorite e ushtrive romake, veprimet arbitrare te komandanteve te qeveritareve romake, taksat e renda, plaçkitjet e grabitjet e pushtuesve i shtyne ne kryengritje iliret e veriut dhe te jugut. Pushtimi romak behej perhere me i rende; ne krahinat e pushtuara nuk ishin te siguruara as gjeja, as nderi dhe as jeta e ilireve.

Kjo beri qe ne gjysmen e dyte te shek. I p.e.sone, gjate krizes politike qe kaloi Republika Romake per shkak te luftes civile, lufta çlirimtare e ilireve te zgjerohej edhe me shume. Ne krahina te ndryshme te Ilirise, sidomos ne ato bregdetare u krijua nje situate e favorshme, e cila u dha shkas perpjekjeve per çlirim. Duke pasur synime te qarta politike, iliret u perpoqen te perfitonin nga konfliktet qe linden ne gjirin e klases sunduese romake. Keshtu ne vitet 50 te shek. I p.e.sone nje pjese e qyteteve ku ishin vendosur qytetare italike qe kishin filluar te zhvilloheshin ekonomikisht, moren anen e Cezarit; paria ilire, e nisur nga interesat e saj jetesore, perkrahu kundershtarin e tij, Pompeun.

Te paret qe moren armet dhe u ngriten kunder romakeve qene pirustet; ne vitin 50 p.e.sone ata sulmuan krahinat jugore te vena nen administrimin e Cezarit. Shteti romak mori masa mbrojtjeje kunder pirusteve kryengrites, dergoi forca te reja ushtarake dhe fortifikoi qytetet. Ne kemi deshmine e tri mbishkrimeve latine te gjetura ne Lezhe dhe te vete Cezarit per rindertimin e fortifikimeve te Lisit, qe duhet te kete qene nje nga qytetet e para te sulmuara nga pirustet.

Ate qe nuk munden ta benin pirustet, debimin e pushtuesve romake nga vendi i tyre, e bene dalmatet. Ne vitet 50 te shek. I p.e.sone dalmatet rimekemben federaten e tyre. Ne kufirin verior me liburnet ata çliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrine e forte romake te derguar kunder tyre nga Cezari. Ne vitet 47-48 ne nje beteje te madhe ata shkaterruan teresisht ushtrine romake te perbere nga 15 kohorta kembesoresh e 3 000 kalores. Me shume se 2 000 ushtare, 30 centurione e 4 tribune romake u vrane ne kete beteje. Me disfate perfunduan edhe operacionet e tjera te ushtrise romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatet pas ketyre betejave" nga plaçka e shumte qe zune jo vetem u pasuruan ne te holla, por rriten fuqine e tyre ushtarake”. Dalmatet mbeten te pavarur dhe te fuqishem edhe pas vdekjes se Cezarit.

Kunder pushtuesve romake u ngriten edhe parthinet, tokat te cileve gjate lufterave u bene shesh lufte. Me pasoja per ta qe lufta midis Cezarit e Pompeut qe shkaterroi ekonomine e tyre. Gjate kesaj lufte ushtrite romake grabiten popullsine parthine dhe krijuan aty nje gjendje pasigurie. Per here te pare parthinet ngriten krye ne vitin 48 p.e.sone, por kryengritja me e madhe e tyre ka qene ajo e vitit 39, gjate se ciles u shkaktuan pushtuesve romake humbje te medha. Por ne luftimet u vrane rreth 5 000 kryengrites. Sipas tregimit te Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njeri prej komandanteve romake, Mark Antoni, do te ndihmonte ushtrine qe kishte ne tokat ilire dhe me qellim qe ta bente te pasur dhe njekohesisht ta sterviste, e hodhi kete ushtri kunder parthineve.

Gjate gjysmes se dyte te shek. I fise te tjera kryengritese ilire te veriut vazhduan te luftojne kunder pushtuesve romake. Oktaviani, qe ishte bere ne vitet 40 sundimtar i vetem i shtetit romak, u detyrua te vinte vete ne viset ilire te çliruara ne krye te nje ushtrie prej 8-10 legjionesh pothuaj 1/5 e ushtrise se tij. Me kete fushate te madhe ushtarake Oktaviani kerkonte te forconte njekohesisht edhe poziten e tij ne Itali. Ne vitin 35 p.e.sone ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnet, kaonet dhe japodet. Keta te fundit u bene legjioneve pushtuese nje qendrese te madhe. Ne qendresen ilire te kesaj kohe mbetet si nje shembull i madh lufta per mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor te japodeve. Romaket munden te pushtonin kete qytet vetem kur ai u shkaterrua i teri dhe kur ishin vrare mbrojtesit e tij. Per te mos rene ne duart e armikut, grate metulase me femijet e tyre u hodhen ne zjarrin qe perfshiu qytetin. Shteti romak sulmoi pastaj edhe fise te tjera ilire si panonet, dalmatet e dardanet.

Pas kesaj fushate te pergjakshme qe u kushtoi rende romakeve, keta te fundit arriten deri ne Danub, duke hapur edhe rrugen tokesore qe lidhte krahinat danubiane me detin Egje. Iliret kryengrites, qe luftonin jo te bashkuar u munden nga ushtria e madhe romake e armatosur dhe e organizuar mire. Por popullsite ilire nuk iu nenshtruan pushtuesit pas fushates se viteve 30, me gjithe masat e marra nga shteti romak, largimin me force prej vendit te tyre te shume kryengritesve dhe kthimin ne skllever te roberve te zene gjate lufterave pushtuese.



                                     

2.2. Kryengritjet e Ilireve Kryengritja e ilireve e viteve 6-9 te eres sone

Kryengritja me e madhe ilire kunder pushtuesve romake ka qene ajo e viteve 6-9 te e.sone. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera per shtrirjen e gjere te saj, pjesemarrjen e popullsive te tera ilire, per luften e paepur te kryengritesve dhe per gjendjen e veshtire qe krijoi per shtetin romak. Kryengritja filloi ne nje kohe kur Perandoria Romake, duke vazhduar politiken pushtuese te saj, po pergatitej per luften kunder markomaneve gjermanike, te cilet kishin krijuar ne tokat e Çekise se sotme nje federate fisnore te fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar te jepnin rekrute per lufterat e reja pushtuese. Per luften kunder markomaneve ishte pergatitur nje ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do te plotesohej me reparte ndihmese. Ushtaret e ketyre reparteve do te rekrutoheshin kryesisht tek fiset e medha te veriut: dalmatet, desidiatet, panonet etj. Rekrutimi i bere me force i shtyti perseri ne kryengritje iliret, qe ishin renduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatet edhe para kesaj kryengritjeje kishin qendruar te qete. Te paret u ngriten desidiatet dhe shume shpejt kryengritja u perhap edhe tek popullsite e tjera ilire, nga lumenjte Sava e Dava ne veri, deri tek lumi Mat ne jug, ku u ngriten pirustet. Kjo ka qene kryengritja me e madhe ku, per te paren here, nje teresi popullsish ilire rroken armet se toku dhe u hodhen ne lufte kunder pushtuesve romake. Ushtria kryengritese ilire perbehej nga 200 mije kembesore e 9 000 kalores dhe udhehiqej nga tre komandante: nga Bato Desidiati dhe nga nje tjeter Bato e Pini nga fisi i breukeve panone. Duke bashkerenditur veprimet e tyre, kryengritesit ilire filluan operacionet ne tri drejtime: 1) Nje grup kryengritesish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke çliruar mjaft qytete e keshtjella, zbriten ne jug deri ne afersi te qytetit te Apolonise, ne provincen e Maqedonise. 2) Nje grup tjeter kryengritesish u drejtua nga veriperendimi, per te çliruar krahinat ilire ne kufi me Italine dhe per te forcuar mbrojtjen ne keto vise. 3) Nje pjese tjeter e kryengritesve qendroi ne brendesi te viseve dalmate, duke pasur si detyre jo vetem çlirimin e plote te vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes.

Lufta çlirimtare e ilireve dhe fitoret e para te tyre u bene shqetesuese per romaket, te cilet po humbnin keshtu tokat e pushtuara ne pjesen veriore te Ballkanit. Vrulli i kesaj lufte e tronditi shume pushtetin qendror romak. Ne Rome u shpall mobilizimi i pergjithshem. Vete perandori Oktavian leshoi kushtrimin ne senat, se" ne dhjete dite, po te mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund te hyje brenda ne Rome”. Perandori kerkoi qe per nevojat e ushtrise shtresat e pasura te jepnin nje pjese te pasurise se tyre. U thirren nen arme veteranet e lufterave te meparshme dhe u pranuan ne ushtri edhe sklleverit e liruar. Me markomanet shteti romak beri nje marreveshje, e cila u lehtesua edhe nga fakti qe nuk kishin filluar veprimet e luftes. Legjionet romake, te derguara kunder markomaneve dhe te vena nen komanden e Tiberit, moren urdher te drejtohen per ne Iliri, ku ziente kryengritja.

Me gjithe masat e forta qe mori Perandoria Romake, gjate dy viteve te para te luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte ne duart e kryengritesve, te cilet duke vepruar me shpejtesi dhe shkathtesi e goditnin ushtrine romake ne befasi dhe ne disa drejtime ne nje kohe, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Ne lufte kunder kryengritesve ilire, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga me te fortat, kerkoi ndihmen e aleatit te tij Remetalkut, mbretit te Trakeve dhe dergoi ne Ilirik komandantet me te mire ushtarake. Ushtria romake gjate operacioneve ne viset ilire perdori te gjitha mjetet per te mposhtur qendresen e ilireve, forcen e armeve, djegien e qenderbanimeve te ilireve kryengrites, shkaterrimin e arave, te kopshteve te pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsise ilire ne skllever. Ne vitin e trete te kryengritjes duke shfrytezuar gjendjen e veshtire te krijuar pas dimrit te forte ne vitet 7/8, duke perdorur intrigat dhe perçarjet, romaket munden me ane premtimesh te benin per vete Baton, njerin prej prijesve breuke. Megjithese Batoja i breukeve u kap shpejt nga kryengritesit dhe u denua si tradhtar, kryengritesit panone ishin perçare dhe ushtria romake mundi ta shtypte qendresen e fiseve kryengritese te Panonise.

Ne vitin 9 vatra kryesore te kryengritjes mbeten krahinat dalmate. Shteti romak, ne luften kunder kryengritesve ilire angazhoi te gjitha forcat ushtarake te grumbulluara. Kryengritesit ilire, nder te cilet forcen kryesore e perbenin dalmatet, qene te detyruar t’u benin balle sulmeve te nje ushtrie armike disa here me te madhe dhe qe zoteronte mjete te shumta lufte. Kryengritesit dalmate treguan ne luftimet kunder legjioneve romake nje trimeri e vendosmeri te madhe dhe u shkaktuan deme te shumta armiqve. Nen muret e keshtjelles se Andetrit, ne Dalmati romaket nga rrethues u shnderruan ne te rrethuar dhe shpetuan nga nje katastrofe e madhe, te ndihmuar perseri nga tradhtia e disa perfaqesuesve te parise vendase. Ne mbrojtje te nje keshtjelle tjeter, Arbudes, me kryengritesit u bashkuan edhe grate, te cilat per te mos rene ne duart e armiqve u hodhen me femijet e tyre ne zjarrin qe kishte perfshire keshtjellen dhe ne humnerat poshte saj. Keshtjellat dalmate, te mbrojtura nga kryengritesit rane ne duart e pushtuesve romake si germadha dhe pa banore. Popullsi te veçanta ilire e vazhduan qendresen edhe pas renies se keshtjellave dalmate. Te fundit qe u mposhten qene desidiatet e pirustet, te cilet sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesemarres ne luften kunder kryengritesve ilire," ishin pothuaj te pathyeshem ne saje te pozites se vendeve dhe te maleve, te natyres se tyre te eger, te zotesise se tyre te çuditshme per te luftuar.”.

Kryengritja e ilireve e viteve 6-9 te e.sone, sipas historishkruesit romak Suetonit," ishte me e tmerrshme nga te gjitha lufterat e jashtme pas luftes punike”. Gjate luftes per mposhtjen e kryengritjes shkruan nje tjeter historianshkrues antik," shume njerez humben dhe u shpenzua nje sasi e madhe te hollash. Sepse gjate kesaj lufte u desh te mblidhej shume ushtri, ndersa plaçka e luftes ka qene shume e pakte”. Pasojat e kryengritjes se madhe ilire, dobesimi i fuqise ushtarake te Perandorise Romake, qe nuk dispononte mjete te mjaftueshme per nje lufte te re, u duken shume qarte ne disfaten ne humbjen e tri legjioneve ne pyllin e Teutiburgut ne viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilireve e viteve 6-9 krijoi ne Perandori nje situate te ndere te veshtire. Ajo i dha fund periudhes agresive te politikes se jashtme te Oktavianit. Shteti romak u detyrua te hiqte dore nga politika e tij pushtuese kunder markomaneve gjermanike dhe Evropes Qendrore.

Raprezaljet qe bene romaket ne viset ku shpertheu kryengritja qene te tmerrshme. Kryengritesve iu mor toka dhe çdo gje qe kishin; disave u prene duart, kurse shume te tjere u shiten si skllever. Vetem pas me shume se nje shekulli e gjysme luftimesh pushtuesit romake munden te mposhtnin qendresen e armatosur te ilireve dhe t’i nenshtronin" ne nje fare menyre”. Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirise" ka filluar prej shume kohesh dhe ne disa vise nuk ka pushuar as sot e kesaj dite per shkak te kryengritjeve.”." Romaket po ngrehin lemet ne shtepite e tyre”.

Pas kryengritjes se madhe te viteve 6-9 te e.sone ndonese nuk pati levizje te medha te organizuara te ilireve kunder romakeve, qendresa e ilireve ndaj pushtuesve, e sidomos kunder romanizimit e asimilimit vazhdoi gjate.