Топ-100
Back

ⓘ Fuqizimi i skllavopronarisë në Ilirinë Antike. Periudha midis viteve 335-230 p.e.s. eshte koha e shtrirjes se metejshme te jetes qytetare ne Iliri, e zhvillimit ..




                                     

ⓘ Fuqizimi i skllavopronarisë në Ilirinë Antike

Periudha midis viteve 335-230 p.e.s. eshte koha e shtrirjes se metejshme te jetes qytetare ne Iliri, e zhvillimit te vrullshem dhe e lulezimit te qytetit ilir. Ajo perputhet me fuqizimin me te madh te shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, ne shpine te Dyrrahut e Apolonise, zone qe perbente tani qendren e shtetit ilir. Per Damastionin dhe qytetet e tjera te brendshme ne burimet nuk behet me fjale. Duket se pas hyrjes se disa krahinave lindore ne perberjen e shtetit maqedon, keto qytete e humben rendesine qe kishin ne kuadrin e shtetit ilir. Qytete te tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina Thronioni? jane nder ato qytete te vjetra, qe u rriten e u zhvilluan dhe luajten ne kete kohe nje rol te dores se pare. Krahas tyre linden ne kete zone edhe nje varg qytetesh te reja, si Dimli, Olympe Mavrove-Vlore, Gurzeza Cakran, Antipatrea, qytetet ne Zgerdhesh Albanopoli?, ne Gradishten e Belshit, ne Selcen e Poshtme, ne Irmaj, etj., te panjohura me pare. Qe nga kjo kohe jeta qytetare shtrihet edhe ne krahinat bregdetare ne veri te lumit Mat. Qendrat e para urbane ne keto ane, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni, etj., linden vetem ne fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.s. Por ne krahinat e brendshme te lugines se Matit te Drinit te mesem nuk ka ende deshmi te qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare ketu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe me pare, zene nje vend qendror midis nje krahine te pasur nga pikepamja ekonomike dhe lidhen me rruget me te rendesishme te komunikacionit tokesor e detar. Procesi i lindjes se tyre ndjek ne pergjithesi rrugen e njohur te zhvillimit te metejshem te vendbanimeve te fortifikuara te epokes se hekurit, por ne disa raste si ne Dimale, Olympe, Selce e Poshtme etj., qyteti lind mbi nje truall te ri. Karakteristike e veçante e qyteteve ne veri te lumit Mat eshte se ato jane te kthyera me fytyre nga deti. Per ndertimin e tyre jane zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende te lidhura me detin, por edhe te mbrojtura nga rreziqet dhe te papriturat e tij.

Pamja e pergjithshme urbanistike nuk eshte e njejte per te gjitha qytetet ilire te kesaj kohe. Ato dallohen sipas madhesise dhe rolit ekonomik e politik te tyre: ka qendra te medha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra me te vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt, etj. Nje kategori tjeter formojne qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.

Duke u mbeshtetur ne kushtet e terrenit dhe te rrethanave ne te cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund te veçohen tre tipa qytetesh.

Tipin e pare e perbejne ato qytete, te cilat kane nje akropol ne maje dhe qytetin poshte tij. Te tilla jane Lisi, Zgerdheshi dhe ndonje qender tjeter qe u ndertuan ne faqe kodrash. Qendrat e vjetra qe u dhane jete ketyre qyteteve zinin me pare majat e kodrave. Me kalimin e kohes kufijte e ngushte te ketyre qendrave u kapercyen dhe qyteti u shtri neper faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan siperfaqen re me mure mbrojtese, duke i zgjatur ato ne vijim te mureve ekzistuese te vendbanimit te meparshem; muri i poshtem i qendres se vjeter u kthye ne kete rast ne nje mur te brendshem te terthorte, qe ndante qytetin ne dy pjese: ne ate te siperm - akropolin, dhe ne ate perfund tij - qytetin e poshtem. Ne Lis, ky tip qyteti pati nje zhvillim te metejshem, duke krijuar nje ndarje te trete, qytetin e mesem, qe veçohej prej pjeseve te tjera te qytetit me nje mur te dyte te brendshem.

Qendra e vjeter e tyre ishte ndertuar mbi pllajen e vogel te nje kodre te veçuar me faqe te thepisura, prandaj qyteti u zhvillua ketu rreth e qark qendres se vjeter. U krijua keshtu nje tip qyteti me akropolin ne mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e ketij tipi duket se nuk kishin nje mur te jashtem rrethues per lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetem me fortifikimin e akropolit. Ndryshe prej ketyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margelliçi, Irmaj etj., u ngriten mbi kodra qe kishin nje syprine kryesisht te rrafshte me kurrize e thyerje te buta. Keto qytete qe linden mbi nje truall te ri duket se nuk kane pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me nje mur te vetem. Ato perbejne tipin e trete te qyteteve ilire.

Prej qyteteve te vjetra Bylisi ndoqi nje rruge te veçante ne zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi te cilen ishte ngritur qyteti i vjeter, ne fund te shek. IV nuk i plotesonte me nevojat e zgjerimit te kesaj qendre. I vetmi vend qe paraqiste kushte me te pershtatshme per kete qellim ishte kodra e Hekalit, 1500 m prej Klosit, ku filluan te vendosen qytetaret, duke i dhene jete nje vendbanimi te ri. Qe nga kjo kohe te dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjese te veçanta, por te nderlidhura, te nje dyqytetshi, ku i riu fitoi epersine dhe u be me perfaqesuesi. I pare me vete Bylisi ka te gjitha tiparet e qyteteve te tipit te trete, pa akropol. por se bashku me Klosin ai perben nje kategori te veçante qyteti.

Pavaresisht nga klasifikimet e ndryshme qe mund t’u behen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pergjigjej disa kerkesave themelore, siç ishin vendosja e qendres se banuar ne nje terren jo te sheshte, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve ne tri pjese kryesore, per banim, per veprimtari shoqerore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve te terrenit, i unitetit midis agorase dhe komplekseve te banimit.

Nje nga kriteret baze te qytetit ilir te asaj kohe ishte modelimi sipas vijes se jashtme i mureve rrethuese, traseja te cileve shfrytezon sa me mire mundesite mbrojtese te terrenit. Ne kete sistem fortifikimi muret e qendrave te vjetra te epokes se hekurit shfrytezoheshin vetem pjeserisht. Qytetet e ngriten mbrojtjen e tyre mbi nje baze krejt te re qe u pergjigjej nivelit dhe kerkesave te kohes. Muret rrethuese te Lisit dhe te Shkodres u ndertuan ne stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato te Bylisit, Dimales, Margelliçit, Irmajt te Zgerdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Keto ishin mure te fuqishme te ndertuara me blloqe te medha te skalitura me nje trashesi prej 2.70-3.50 m dhe qe ne kohen e vet arrinin nje lartesi prej 10-12 m. Ato perforcohen tani me kulla te shumta.

Ne qofte se vendbanimet e para kishin nje ose dy porta, qytetet qe kane tani nje jete me te dendur dhe levizje te madhe kane porta te shumta, te medha te vogla, per te lehtesuar hyrjen e daljen e qytetareve. Meqenese portat perbenin pikat me te prekshme, mbrojtjes se tyre i kushtohej nje kujdes i veçante. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe ne rastin kur mbroheshin nga nje e tille e vetme, atehere kulla ngrihej ne anen e djathte te hyrjes, me qellim qe te shfrytezohej krahu i zbuluar i armikut. Nuk njihet ende ne masen e duhur ndertimi i brendshem i ketyre qyteteve, por edhe ato te dhena te pakta qe kemi deshmojne se ato jane ndertuar sipas shembullit te qyteteve bashkekohese ne Greqi, Maqedoni dhe ne Epir, ne baze te parimeve urbanistike te njohura te kohes helenistike. Perveç ndarjeve te medha, akropolit dhe qytetit te mesem te poshtem, ne keto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete te tjera te ngritura buze detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.

Rruget ishin nje element themelor urbanistik qe e ndanin qytetin ne insola, qe niseshin nga hyrjet kryesore apo te dyta, pershkonin qytetin ne drejtime te ndryshme dhe lidhnin ne menyre organike pjeset perberese te tij.

Vendet me ne dukshme jane perdorur ne qytetet ilire per ndertimin e godinave te rendesishme shoqerore. Vende te tilla zinin tempujt, teatrot, portiket, stadiumi ne Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale ne Selce te Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerret, ai sistemohej per nevoja te ndertimeve qytetare me ane tarracash.

Nje kujdes i veçante i kushtohej pajisjes se qytetit me kanale kulluese, te cilat shkarkonin ujerat jashte mureve rrethuese. Furnizimi me uje te pijshem mbeshtetej kryesisht ne sterat dhe rezervuaret qe ndertoheshin brenda qytetit ose ne trashesine e mureve rrethuese.

Nje ide mbi madhesine e qyteteve ilire e japin hapesira qe ato zinin dhe perimetri i mureve te tyre rrethuese. Keshtu, Lisi zinte nje siperfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin nje gjatesi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi nje siperfaqe prej 28 ha, ndersa muret ishin 25 550 m te gjate, kurse Klosi kishte pushtuar ne kodren e vet 18 ha toke, qe rrethoheshin prej muresh me nje gjatesi prej 1 850 m. Nuk dime shtrirjen e sakte te Skodres, por duket se ka qene pak me e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgerdheshi kishin nje madhesi mesatare: siperfaqja e shtrirjes se tyre arrinte deri ne 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin te 1 400 m. Nje grup i trete qytetesh, si Irmaj, Margelliçi etj., ishin me te vegjel; muret e tyre ishin nen 1 400 m te gjate dhe rrethonin siperfaqe te vogla prej 5-7 ha. Megjithese qytetet e kesaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese jashte tyre gjejme dendur gjurme banesash, tempuj e ndertime te tjera, prapeseprape truallin kryesor te qytetit e perbente territori brenda mureve rrethuese.

Muret rrethuese dhe godinat shoqerore qe jane ruajtur deshmojne se ndertimet e tyre u nenshtroheshin parimeve te njohura te urbanistikes antike. Vetem ndertues te afte dhe me njohuri te thella teknike mund te zgjidhnin detyrat e nderlikuara qe paraqisnin ndertimet mbrojtese dhe ato me karakter publik e privat, ne ate shkalle te gjere dhe ne ate nivel te larte qe njohin qytetet ilire qe nga fundi i shek. IV deri ne mesin e shek. III. Jeta dhe kerkesat e kohes i pergatiten keta ndertues midis vete popullsise ilire. Realizimi i ketyre ndertimeve ishte veper e nje shoqerie skllavopronare qe kishte mundesite e organizimit dhe te sigurimit te materialeve per nje veprimtari kaq te gjere ndertuese.

Procesi i shnderrimit te disa qendrave te fortifikuara te epokes se hekurit ne qytete nuk perfshin dhe as qe mund te perfshinte te gjitha keto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen ne qytete vetem ato qe kishin nje pozite gjeografike te pershtatshme per nje zhvillim me te larte. Pjesa tjeter, me e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me nje jete ekonomike te kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe te tregtise bene, nga ana tjeter, qe krahas ketyre qendrave te lindin ne rruget e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe nje varg vendbanimesh te vogla, te fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Te tilla mund te konsiderohen kalaja e Xibrit ne Mat, e cila zinte nje pike kyçe ne rrugen qe te çonte prej Dyrrahut ne krahinat e brendshme lindore neper Shkallen e Tujanit - Qafe Murrize - Diber - Maqedoni; qyteza e Shkamit ne rrugen e Krrabes, kulla e Kamunaut ne Sulove, ne rrugen qe lidhte ultesiren bregdetare pas Apolonise me luginen e Devollit; pikevrojtimi i Rabies ne Mallakaster, ne rrugen qe ndjek krahun e djathte te Vjoses te tjera si keto, te cilat gjenden pa perjashtim ne te gjitha rruget e dores se dyte qe pershkonin truallin e vendit tone. Tek autoret antike dhe ne burimet epigrafike keto qendra permenden si keshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato jane ne funksion te qyteteve qofte nga pikepamja strategjike dhe administrative, qofte nga ajo ekonomike. E para duket ne vendosjen e tyre prane qafave ose rrugeve qe te çojne drejt qytetit, duke krijuar nje kurore fortifikimesh ne zonen gjeografike ku qyteti mbizoteron me ekonomine e vet. E dyta shprehet ne faktin se ato me teper konsumojne prodhimet e qytetit sesa prodhojne vete.

                                     

1. Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut

Ne fushen e prodhimit kjo periudhe shenon perparime te dukshme. Punishte te shumta metalesh funksiononin ne çdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, te cilat jane nder gjetjet e zakonshme ne trojet e ketyre qyteteve, deshmojne qarte per kete. Pasurite minerale te Ilirise se Jugut, veçanerisht ato te bakrit dhe te hekurit u siguronin atyre lende te pare te bollshme. Ne keto punishte farketoheshin veglat e punes, armet dhe punoheshin stolite e enet metalike qe u nevojiteshin qytetareve dhe banoreve te rretheve ne jeten e tyre te perditshme. Gjetja me shumice e ketyre sendeve ne qytetet dhe ne varrezat e kesaj kohe deshmon per karakterin intensiv te prodhimit zejtar dhe per konsumin e gjere te ketyre mallrave.

Ne qytete kishte edhe punishte zejesh te tjera si ato per regjjen e lekurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj. Nje nga zejet me te rendesishme ishte ajo e gurgdhendesve, te cilet angazhoheshin ne ndertimet monumentale te qytetit, si ne ndertimin e mureve rrethuese te qytetit, ne godinat shoqerore, ne ngritjen e varreve monumentale etj. Veprimtaria e grupeve te specializuara te gurgdhendesve provohet nga guroret e zbuluara ne Selce te Poshtme, Bylis, Amantia, ne shkallet e Konispolit etj. Zhvillim te dukshem mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enet prej balte qe dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin te punuara kryesisht me çarkun e poçarit, kurse sasia e atyre te punuara me dore eshte teper e kufizuar. Kalimi ne tekniken re te prodhimit te eneve u shoqerua me largimin nga format tradicionale dhe me pershtatjen ne shkalle te gjere te formave greke. Nuk mungojne edhe perpjekjet per te zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato çojne ne nderthurje eklektike qe nuk gjejne perhapje te gjere, me sa duket per shkak se nuk u pergjigjeshin kerkesave te tregut dhe shijeve te kohes. Prodhimi i eneve me forma greke merr perhapje te gjere. Keshtu nga furrat e punishteve qeramike te qyteteve ilire dalin tani ene te llojeve te ndryshme, duke filluar prej atyre te medha, si pitosa e amfora e deri tek enet e perdorimit te gjere apo te luksit te lyera me vernik te zi apo te pikturuara. Nje vend me rendesi ne kete kohe ze edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, qe perdoreshin ne ndertimin e banesave dhe te godinave shoqerore. Sot njihen pothuajse per çdo qytet punishte qeramike te tilla qe ishin prone private e qytetareve ilire. Sipas vulave qe kane enet apo tjegullat del se nje punishte ne Lis ishte prone e nje fare Ortai; ne Irmaj pronaret e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; nje vule me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon nje punishteje ne Irmaj. Nje Plator vulos buzen e nje pitosi te gjetur ne Tren te Korçes, kurse nje Epikad te nje ene tjeter e ketij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i nje punishteje qeramike ne Selce te Poshtme Polion quhej Gent, ne Bylis Klos nje punishte e tille i takonte Balaneut, kurse ne Dimal kemi pronaret Epikad dhe Olnio. Ne qytete te tjera, si ne Zgerdhesh e Margelliç vulat e pronareve jane te shenuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas ketyre, neper keto qendra ka edhe vula qe mbajne emra greke e maqedone. Prania e ketyre emrave ne vulat e punishteve qeramike te qyteteve ilire nuk eshte domosdo e lidhur me qytetare te origjines greke apo maqedone ne keto qendra. Ne periudha te caktuara dhe aty ku pati vend nje pushtim i qendrueshem maqedon, kjo gje padyshim edhe mund te kete ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime te karakterit kulturor, si pasoje te cilave keta emra u perhapen dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Deshmi te gjalla te kesaj dukurie vihen re ne mbishkrimet varrimore te Apolonise te Dyrrahut ku emri i pare eshte grek, kurse i dyti, ai i atit, eshte ilir ose anasjelltas. Ne Apoloni kemi emra te tille, si Nikanori i Gentit, ose ne Dyrrah Anaia e Glaukise, Epiktesi i Tritos, Teutaia e Aristionit, Euklidi i Tritos, Teutaia e Aleksenit, Brygu i Afrodisit etj.

Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit me te dendur te mallrave dhe zgjerimit te tregtise. Prodhimet e zejtarise se qyteteve ilire mbulojne tani rrethin e tyre te ngushte dhe levizin ne drejtimet me te ndryshme per te ushqyer reciprokisht tregjet e njeri-tjetrit; jo rralle ato shtrihen ne krahina te brendshme. Ne qofte se deri ne fund te shek. IV popullsia e ketyre krahinave te largeta kenaqej me prodhimet e qeramikes lokale te punuar me dore ndersa prodhimet e importit ishin sende luksi teper te rralla, me vone prodhimet e qeramikes qytetare ilire depertojne gjeresisht ne keto ane dhe hyjne ne konsumin e perditshem te popullsise. Zonat e thella te dasareteve dhe te fiseve te tjera me te vogla qe banonin ne krahinat malore te rrjedhjeve te siperme te Shkumbinit, te Devollit dhe te Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, te cilat ishin me te dendura dhe me te zhvilluara.

Marredheniet e botes ilire me Dyrrahun e Apolonine behen me intensive. Megjithese keto nuk jane me qendrat e vetme qe furnizojne tregun ilir, prapeseprape vazhdojne te luajne nje rol te rendesishem. Midis tyre duket se ka nje ndarje te qarte te zonave te tregtimit: ndersa Dyrrahu shtrin veprimtarine e vet kryesisht mbi krahinat ne veri te Shkumbinit, ne orbiten e Apolonise hyjne ato ne jug te ketij lumi. Permes ketyre dy qendrave perhapen gjeresisht ne Iliri edhe prodhimet e qyteteve te Apulise. Mallrat e qendrave greke qe gjenden krahas tyre jane perkundrazi me te rralla, kurse ato maqedone dhe te Epirit ndeshen kryesisht ne zonat kufitare.

Rruget kryesore neper te cilat leviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me boten ilire ishin luginat e lumenjve; nder to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjoses formonin arteriet me te rendesishme. Rruge te tjera te shumta, te dores se dyte, pershkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve per te lidhur njeren krahine me tjetren. Sado te veshtira qe ishin keto rruge, asnje krahine e Ilirise Jugore nuk mbeti ne kete kohe e izoluar dhe jashte ndikimit te marredhenieve tregtare me qytetet. Me e rendesishmja eshte se ne tregun e brendshem mbizoteronin prodhimet lokale, te cilat konkurronin si me prodhimet qe vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato te importit dhe qe ishin kryesisht sende luksi.

Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe te presin gjate gjysmes se pare te shek. III monedhat e tyre prej bronzi ne emer te bashkesive qytetare perkatese.

                                     

2. Organizimi shoqeror e politik

Burimet nuk hedhin drite plotesisht mbi strukturen shoqerore dhe organizimin politik te qytetit ilir. Megjithate nuk eshte veshtire te kuptohet se nje baze ekonomike e tille si ajo qe u krijua ne Iliri ne kohen e lulezimit te jetes qytetare i takonte nje shoqerie antike te zhvilluar me te gjitha tiparet e saj.

Duke qene qendra ekonomike, nje vend me rendesi ne popullsine e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtare dhe e mjeshterve ndertues, te cilet mund te ishin qytetare te lire ose dhe skllever. Prania e ketyre te fundit deshmohet ne qytetet ilire vetem permes burimeve qe lidhen me ngjarjet e mbarimit te shek. III dhe ato te fillimit te shek. II p.e.s., por nuk ka dyshim se ne kete kohe ato nuk jane nje dukuri e re, ashtu si nuk jane vete qytetet qe permendem. Shtresen tjeter te popullsise e perbenin pronaret e punishteve zejtare, tregtaret dhe ne qytetet bregdetare, detaret. Krahas tyre, ne qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe perfaqesues te aristokracise se vjeter fisnore qe mbeshteteshin ne pronen e tokave dhe te blegtorise. Si e tille popullsia e qyteteve paraqitej ne kete etape e diferencuar shume qarte ne shtresa shoqerore me interesa te ndryshme.

Nga pikepamja e organizimit politik mbi bazen e federalizmit qyteti se bashku me rrethinat fshatare dhe keshtjellat qe formonin sistemin e tij mbrojtes dhe u sherbenin nevojave te tregtise, perbenin koinonin qe mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kesaj njesie. Koinoni kishte organe qe zgjidheshin çdo vit nga eklesia ose mbledhja e pergjithshme. Prej saj dilte keshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi perfaqesues i njesive i perbere nga damiorget. Zbatimi i vendimeve behej nga nje kolegj nepunesish, te quajtur prytane qe zgjidheshin çdo vit, te shoqeruar nga nje sekretar. Ne krye te koinonit qendronte strategu. Ne koinonin e bylineve strategu ishte nje nepunes ushtarak qe shoqerohej ne kete funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorise. Pastaj vinin me radhe nepunesit e ngarkuar me edukimin e rinise gymnasiarket, me organizimin e festave dhe te garave sportive epimeletet, me drejtimin e rojeve toksarket, peripolarket etj.

Koinoni duke qene nje organizem autonom perbente nje njesi administrative te shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti perbehej nga disa koinone te organizuara mbi bazen e federatizmit.

Veprimtari e rendesishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre ne emer te bashkesive qytetare, gje qe deshmon jo vetem per fuqine ekonomike te ketyre qyteteve, por edhe per nje autonomi politike qe ato gezonin ne kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave te tyre hedhin drite, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik ne keto qytete. Pasqyrimi i anijes ne monedhat e Skodres ka mundesi te perfaqesoje nje shenje per tregtine detare qe zhvillonte qyteti dhe te jete, ne kete menyre, nje e dhene e terthorte per peshen sunduese te shtreses tregtare ne qytet. Ne Bylis, perkundrazi, perdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar te qytetit, duke theksuar me kete traditen, me te cilen lidhej kryesisht shtresa aristokratike e qytetit.

Pak me i qarte behet ky problem ne burimet e çerekut te fundit te shek. III. Ketu per here te pare behet fjale se ne krye te qyteteve qendronin polidinastet sundimtare te qyteteve, te cilet i nenshtroheshin plotesisht pushtetit te mbretit.

                                     

3. Dyrrahu dhe Apolonia

Perfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonise ne gjirin e shtetit ilir pati pasoja te rendesishme si per jeten e ketyre qyteteve, ashtu edhe per vete shtetin ilir.

Te dhenat arkeologjike tregojne se qysh nga çereku i fundit te shek. IV p.e.s., lidhjet e ketyre qyteteve me boten ilire behen me te dendura dhe me te drejtperdrejta. Tregtise se Dyrrahut dhe te Apolonise iu hapen lirisht rruget e gjera te tregut ilir. Qe nga kjo kohe ne krahinat e brendshme ilire fillojne te depertojne me lehtesi prodhimet e zejtarise se zhvilluar te tyre. Nepermjet ketyre qyteteve, ne Iliri hynin mallrat e importit, midis te cilave vendin me te rendesishem e zinin ato qe vinin nga brigjet e pertejme te Adriatikut.

Dyrrahu dhe Apolonia fillojne te hedhin ne treg monedha te reja argjendi, nder te cilat perhapje te gjere merr drahma e argjendte e ketyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht per tregtine me boten ilire, prandaj edhe me te drejte eshte pagezuar" drahma ilire”. Shfaqje re e kesaj kohe eshte prerja nga keto qytete e monedhave te bronzit. Venia ne qarkullim dhe pranimi ne mase, siç tregojne gjetjet, i ketyre monedhave me vlefte shume here me te vogel se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar ne nje shkalle te gjere ne Iliri.

Gjate kesaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojne nje periudhe te vertete lulezimi. Ndertimet me te rendesishme me monumentale ne keto qytete i perkasin periudhes pas mesit te shek. IV p.e.s. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me boten ilire u lejuan te ndertonin mure te fuqishme mbrojtese, qe perfshinin ne gjirin e tyre siperfaqe shume me te medha nga ato qe njihnin me pare, te ngrinin tregje e sheshe publike, shetitore, tempuj, gjimnaze e godina te medha administrative.

Nje dukuri re filloi te pershkoje dhe te ndryshoje ne nje drejtim te caktuar jeten shoqerore te ketyre qyteteve dhe perberjen e meparshme etnike te tyre. Emrat ilire qe jane gjetur vitet e fundit mbi guret e varreve te zbuluara ne nekropolin e Dyrrahut, perbejne mbi 1/3 e teresise se emrave te njohur ne kete qytet nga monumentet epigrafike. Keto emra deshmojne pranine ne mase te popullsise ilire ne to. Emrat ilire te prytaneve dhe te nepunesve monetare qe gjenden ne te dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat ne vulat e tjegullave te Dyrrahut dhe te Apolonise, tregojne se popullsia ilire kishte nje peshe me rendesi ne jeten ekonomike, dhe kishte siguruar te drejta qytetare te plota deri ne zenien e posteve me te larta ne jeten administrative e politike te qytetit.

Keshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sone, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik te nje kolonie, mbasi popullsia e tyre perbehet ne nje perqindje te madhe edhe nga iliret. Procesi i ilirizimit te ketyre qyteteve, rezultat i shtrirjes se sovranitetit ilir mbi to, ushtroi nje ndikim te thelle mbi gjithe jeten sociale-politike e kulturore te Ilirise ne shekujt e mepastajme. Rezultati i ketij procesi qe shkeputja e plote e Dyrrahut dhe e Apolonise nga qytetet meme dhe integrimi i tyre i plote ne jeten ekonomike e politike te shtetit ilir. Kete integrim e favorizonte perputhja e interesave te tyre ekonomike e politike me ato te shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqine ekonomike te ketyre qyteteve te medha, kurse skllavopronaret e Dyrrahut dhe te Apolonise pushtetin e fuqishem te sundimtareve ilire mbi nje krahine shume me te gjere se sa territoret e ngushta te qyteteve-shtete te tyre me pasuri dhe treg te gjere. Rezultati u arrit, siç tregojne faktet, sado te pakta, nepermjet nje lufte te ashper politike, mjaft te nderlikuar, ku u perzien edhe fuqi te jashtme, por edhe si rrjedhoje e nje domosdoshmerie te diktuar nga kushtet objektive te kohes.