Топ-100
Back

ⓘ Maqedonia e lashtë. Maqedon ose Maqedonia, ishte emri i mbreterise qe shtrihej ne pjesen veriore te Greqise antike, e kufizuar me mbreterine e Epirit gjer ne pe ..




Maqedonia e lashtë
                                     

ⓘ Maqedonia e lashtë

Maqedon ose Maqedonia, ishte emri i mbreterise qe shtrihej ne pjesen veriore te Greqise antike, e kufizuar me mbreterine e Epirit gjer ne perendim dhe me Trakine ne lindje. Maqedonia antike ekzistoi qe nga viti 800 p.e.s. e gjer ne vitin 146 p.e.s. Per nje periudhe shume te shkurter u be shteti me i fuqishem ne Lindjen e Afert antike, pasiqe Leka i Madh pushtoi pjesen e madhe te botes se njohur duke inauguruar Periudhen Helenike te historise antike greke.

                                     

1.1. Historia Historia e hershme

Historiani pare te permend Maqedonine ne punen e tij eshte Herodotus, por vetem shkurt dhe ne menyre te konfuzuar. Ai nuk thote asgje per popullin e saj, as per gjeografine e mbreterise, dhe historia e tij per origjinen e monarkise eshte nje perralle e trilluar. Nese duam te besojme versionin e tij, i bie qe mbretet Maqedonas te jene me origjine Egjiptiane dhe te aferm me Persianet dhe Skythianet e Rusise, te tere, sipas Herodotusit, te prejardhur nga Perseus djali Danaus Egjyptian. Thukydides, nga ana tjeter, eshte disi me informativ ne ç’eshtjen. Ai ne veçanti dallon qarte midis Helleneve dhe Maqedonasve kur thekson se rraca Maqedone perfshin shume fise te tjera veç ketyre afer Grekeve te bregdetit Aegean, rajon te cilin Maqedonet e zaptuan nga Thraket dhe Greket pas largimit Persian nga Europa ne 479. Historiani e quan rajonin e pushtuar Maqedoni e Poshtme’, qe ai e dallon nga Maqedonia proper’ ose e verteta, por eshte i paqarte ne lidhje me vendodhjen e saj. Mirepo, ne kemi burime te tjera qe specifikojne atdheun origjinal Maqedon, dhe pothuajse te gjitha bien dakord se ai shtrihej ne ç’fare eshte sot Shqiperia qendrore dhe Republika Maqedone perendimore, atehere,banuar teresisht nga Shqip-foles. Si i tille ai kufizohej nga Adriatiku ne perendim, Epirotet ne jug, Illyri proprie dicti’ ne veri dhe Paeonianet ne lindje.

Rajoni ishte i pasur ne minerale, i dendur me pyje per gjueti dhe toka pjellore per bujqesi dhe blegtori. Vendbanimi tij i vazhdueshem qe nga kohet Neolitike deshmon per rendesine ekonomike dhe politike te zones, duke lidhur Adriatikun dhe Danubin me tokat e Egjeut dhe Azia Minore. Por duke qene i nje madhesie te gjere dhe terreni malor rralle ndodhte qe fiset perberes te tij te vinin nen nje qeverisje qendrore, por kur ata e arrinin kete ata benin epoken. Kjo ndodhi se pari gjate Eres se Bronxit kur Bryges bashkuan fiset e perçare Shqiptare jugor ne nje konfederaci feudale qe sherbeu per avancimin e tyre ne Azi ne ate kohe. Per se dyti, ne fund te shekullit te gjashte kur invazioni Persian kercenonte lirine e Shqiptareve jugor. Sipas Strabo, ishte merita te ashtuquajturve Argeadae qe çoi ne krijimin e asaj qe njihet Maqedoni historike. Keta ishin fillimisht shtepia mbreterore e Orestaeve Epirot te cilet udhehiqnin nje rajon te gjere nga Gjiri Vlores deri ne Pindus, por me pas, me ane te martesave dhe aleancave politike, ajo u be Familja e Madhe mbreterore ne Shqiperi, sidomos kur Desaretaet Dexari e Korçes, atehere klasifikuar si Epirote permes lidhjes me Orestae, u bashkuan me Enkelaet e lumit Drin dhe Pirustaet e Pollogut, me qender Alorus Tetove, te cilet sebashku zoteronin minierat me te pasura ne rajon- Damastion ne afersi te Doberus Diber. Ketyre fiseve Pliny u shton edhe Parthinus ne luginen e Shkumbinit si gentes Makedones, duke nenkuptuar se Arbri ne veri te tyre ishte gjithashtu pjese e konfederacise Argeadae. Ky fis okuponte rajonet qe banoheshin njehere nga Bryges antik, dhe ka gjase jane i njejti popull, emrat duke qene te ngjashem-Arbroi/ Arbrus me Brygoi/Bryks. Te gjithe fiset e lartpermendur ishin pjese e Beselidhjes Shqiptare ne Mesjete nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit, njohur si Aleksander Bej, princ i Maqedonise dhe Epirit’, jo pa arsye meqe ai pretendonte prejardhje nga mbretet e hershem Maqedon dhe mbante me krenari perkrenaren e tyre mbreterore ne koke.

Ne fjale te tjera, shfaqja e Maqedonise ne kohet historike ishte vetem nje ringjallje e konfederacise Bryge Arbrore, mbreti fundit madheshtor i se ciles ishte Midas i famshem. Nga Midas deri te mbreti pare historik i rekorduar, Amyntas I, ne kemi vetem emrat e udheheqesve Argeadae. Ishte gjate sundimit te Amyntas I dhe djali tij Aleksander I qe Argeadaet shtrine sundimin e tyre mbi tere fiset jugor Shqiptar deri ne Dardani dhe Iliri, pra Illyri proprie’ ne veri te lumit Drin Justin, VII. Mirepo, pas vdekjes se Aleksandrit djemte e tij u grinden me njeri-tjetrin dhe ç’do gje humbi ne ate mase saqe dy breza me pas pothuajse tere zoterimet ne Maqedonine e Poshtme ishin humbur ndaj Grekeve te Kalkidikias. Fiset e Maqedonise Proper’ ishin aq te perçara midis tyre saqe Elimiotaet e lugines se Osumit dhe Lynkestaet e rajonit te Manastirit u bene rivale te rrezikshem te fronit Argeadae ne ate kohe. Duket sikur Lynkestaet ishin bashkuar me Pirustaet e Pollogut kunder fiseve Enkelei dhe Arbri ne perpjekje per kontrollin e minierave te Damastium. Martesa e Amyntas, babai Filipit II, me mbesen e Arrhabeus te Lynkestit dhe vajza e nje princi Enkeleas te quajtur Sirrhas/Siteas, duket ti kete ndaluar trazirat per ca kohe, por jo perfundimisht, deri ne hipjen ne fron te Filipit.

Filipi, na thote bashkekohori Ifikrates, sundonte mbi tere Illyrianet, veç banoreve te Adriatikut Dalmatet’, dhe me ushtrite e bashkuara Shqiptare ai mundi deçizivisht forcat Hellenike ne betejen e madhe te Kaironeas ne 338 P.K., duke shtruar rrugen per pushtimin e mevonshem Aziatik te Aleksandrit.

                                     

1.2. Historia Perandoria

Djali i Filipit, Leka i Madh 356–323 p.e.s. arriti qe te zgjeroje fuqine maqedone jo vetem ne Greqine qendrore, por edhe ne Perandorine Persiane duke perfshire Egjiptin duke arritur gjer ne Indi.

                                     

1.3. Historia Maqedonia Helene

Antipater dhe djali i tij Kassander moren kontrollin mbi Maqedonine, por ra nen nje mosmarreveshje civile pas vdekjes se mbretit Kassander ne vitin 297 p.e.s. Pas kesaj u udhehoq per nje kohe nga Demetrius I 294–288 p.e.s. por ra ne lufte civile.

Djali i mbretit Demetrius, Antigonus II 277–239 p.e.s. mundi invazionin Galatian dhe riktheu pozicionin e tij familjare ne Maqedoni. Ai me sukses riktheu rregullin dhe prosperitetin ne vend edhe pse humbi kontrollin mbi shume qytete greke. Ai themeloi monarki stabile nen Dinastine Antigonide. Antigonus III 239–221 p.e.s. arriti te vendoje sundimin e tij mbi tere regjionin e Maqedonise.

                                     

2. Shih edhe

  • Greqia e Lashte
  • Krestonia
  • Paionia
  • Perandoria Seleucide
  • Maqedonia e jugut
  • Dinastia Ptolemeike
  • Dinastia Antigonide
  • Armata antike maqedone
  • Leka i Madh
  • Pelagonia
  • Lista e mbreterve te Maqedonise
  • Kalendari antik maqedon
  • Diadohi
  • Maqedonet antik
                                     

3. Materiale tjera

  • Nicholas G. L. Hammond, The Macedonian State, Oxford University Press, 1989, ISBN 0-19-814883-6. Pg. 12-13.
  • Robin Lane Fox, Alexander the Great, Penguin Books, 1973, ISBN 0-14-008878-4 pb.
  • Macedonian Empire, 1911 Encyclopedia Britannica
  • Eugene N. Borza: Before Alexander: constructing early Macedonia. Claremont, CA: Regina Books, 1999. Pp. 89. ISBN 0-941690-97-0 pb
                                     

4. Lidhje te jashtme

  • Ancient Macedonia at Livius, by Jona Lendering - Stampa:En
  • History of Macedon macedonia.com - Stampa:En
  • Hellenism in Macedonia, Britannica Online - Stampa:En