Топ-100
Back

ⓘ Partia për Drejtësi dhe Integrim, Shqipëri. Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte nje Parti klasike qe respekton plotesisht ligjin relativ per organizimin e Pa ..




                                               

Aleanca e Ndryshimit

Bashkimi per Ndryshim ishte nje koalicion ne zgjedhjet parlamentare shqiptare te vitit 2009, dhe lideri ishte Sali Berisha. Mori 46.92% te votave dhe 70 deputete ne parlament.

                                     

ⓘ Partia për Drejtësi dhe Integrim (Shqipëri)

Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte nje Parti klasike qe respekton plotesisht ligjin relativ per organizimin e Partive Politike ne Shqiperi dhe qe angazhohet ne te gjitha aspektet e politikes se jashtme dhe tradicionale Shqiptare si dhe rajonale, por tani per tani ka pasur dhe ka si beteje politike kryesore, respektimin te drejtave themelore te njeriut per popullsine Çame.

                                     

1. Programi

PARIMET THEMELORE

1. Partia per Drejtesi dhe Integrim PDI eshte themeluar me iniciativen dhe vullnetin e lire te nje grupi intelektualesh patriote me qellim qe te kontribuoje ne zhvillimin demokratik te Shqiperise dhe veçanerisht ne zgjidhjen e problemeve te mbetura pezull lidhur me çeshtjen kombetare.

Motoja e Partise, e shprehur edhe ne emrin e saj, eshte perpjekja per vendosjen e drejtesise dhe lufta kunder padrejtesive te çdo natyre dhe te çdo kohe. Krahas kesaj PDI do te punoje intensivisht per integrimin e Shqiperise ne Evropen e Bashkuar.

2. PDI mbeshtet ne tere aspektin e saj teorik dhe praktik, nga zbatimi i parimit te drejtes. Ajo shpreh dhe mbron te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, identitetin kombetar te popullit tone.

3. Mbeshtetur edhe ne pervojat me te mira te vendeve demokratike te Evropes si dhe te SH.B.A., PDI merr persiper me ndergjegje: Te zgjidhi drejt, me mjete demokratike dhe ne perputhje me konventat nderkombetare, problemet e kombit. Kete çeshtje e konsideron edhe si nje nga detyrat themelore te saj. Te kontribuoje ne ndertimin dhe funksionimin e shtetit ligjor. Te mbeshteti te drejten themelore per vetevendosje te çdo populli. Te mbroje dhe mbeshteti lirine e mendimit, te shtypit, te besimit fetar, te levizjes se lire te qytetareve, te drejten per arsimim dhe punesim.

4. PDI konsideron te shenjte pronen private, e mbeshtet dhe e mbron ate pavaresisht nga rrethanat e veçanta qe krijohen dhe lufton per kthimin e saj tek pronari i ligjshem. PDI ka opsionet e saj per menyren e privatizimit te sektoreve te ekonomise e veçanerisht per token e sektoret strategjike te ekonomise.

5. PDI eshte per organizimin modern te shtetit, i mbeshtetur ne parimin e ndarjes se pushteteve, decentralizimin, bashkeveprimin, baraspeshimin dhe kontrollin e ndersjellte te tyre ne perputhje me standardet nderkombetare. Shteti duhet te krijoje kushtet te barabarta per te gjithe qytetaret e tij dhe te luftoje çdo padrejtesi qe cenon te drejtat, lirine dhe barazine.

6. PDI e shikon zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit te mbeshtetur ne pronen private te ligjshme dhe ne iniciativen e lire te qytetareve.

7. PDI do te mbeshteti perparimin e ekonomise dhe te demokracise ne Shqiperi si alternative e vetme per integrimin evropian. Kete integrim e kushtezon me ruajtjen e identitetit kombetar te shqiptareve.

8. PDI eshte per nje shtet laik qe nuk nderhyn ne çeshtjet e besimeve fetare, qe respekton te drejten e ushtrimit te besimit fetar dhe garanton me ligj kete te drejte.

POZICIONI POLITIK

1. PDI me programin dhe qendrimin e saj e ka pozicionuar veten ne qendren e djathte te segmentit politik shqiptar. Kete pozicion e gjen te pershtatur edhe me te njejten fryme te partive politike homologe evropiane. Koalicionet dhe bashkepunimin me Parti te tjera i ben ne perputhje me parimet e saj dhe mbi bazen e respektit dhe interesit reciprok.

2. PDI mbeshtet fuqimisht zbatimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe e konsideron Kuvendin si organin me te larte legjislativ te Shqiperise.

3. PDI njeh dhe mbeshtet pluralizmin ideo-politik dhe e konsideron ate parim baze per zhvillimin e metejshem te Shqiperise.

4. PDI njeh dhe kerkon zbatimin rigoroz te gjitha te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te percaktuara ne aktet ligjore dhe konventat e vendit dhe ato nderkombetare.

5. PDI konsideron debatin e lire publik, tubimet e manifestimet e ligjshme, peticionet e referendumet, si element themelore te demokracise te cilat te mbrohen dhe te zhvillohen brenda ligjeve ne perputhje me vullnetin e lire te qytetareve.

6. PDI respekton lirine e besimit fetar. Ajo gjithashtu eshte kunder perdorimit te fese per qellime politike dhe ne dem te interesave kombetare.

7. PDI vlereson median si indikator i rendesishem i nivelit te demokratizimit te vendit. Statusi i gazetarit te bazohet ne ligjet e standardet evropiane. PDI nuk do te lejoje qe media te behet instrument i politikes ne dem te interesave madhore te kombit.

8. PDI e konsideron integrimin rajonal dhe evropian te vendit tone si rruge te vetme per zhvillimin e vendit, duke ruajtur identitetin kombetar dhe mbi bazen e parimit te reciprocitetit dy, apo shume palesh.

ÇESHTJA KOMBETARE

1. PDI respekton parimin e vetevendosjes se popujve dhe ka ne programin e saj kerkesen per zbatimin e konventave e marreveshjeve nderkombetare qe u japin zgjidhje padrejtesive qe kane ndodhur apo ndodhin ne dem te kombeve. Ajo kerkon dhe do te kerkoje zgjidhjen e problemeve te mbetura pezull ne dem te kombit shqiptar ne menyre te veçante ate te popullsise çame.

PDI gjykon se zgjidhja e problemeve te tilla do te ndihmojne ne forcimin e miqesise e bashkepunimit ndermjet popujve dhe veçanerisht per krijimin e klimes se nevojshme per integrimin evropian.

2. Per zgjidhjen e problemeve kombetare PDI shfrytezon dhe do te shfrytezoje te gjitha rruget institucionale e paqesore si brenda ashtu edhe jashte vendit. PDI konsideron si mjet demokratik per kete çeshtje edhe sensibilizimin e organizmave vendase si Parlamenti e Qeveria ashtu edhe ato nderkombetare si OKB, BE etj. Krahas ketyre PDI i njeh vetes te drejtat e organizimit te protestave, tubimeve, pervjetoreve, simpoziumeve, konferencave etj.

3. PDI punon me objektivin e zgjidhjes perfundimtare te gjitha padrejtesive e problemeve te mbetura pezull ne çeshtjen çame. Tre elementet kryesore qe presin zgjidhje jane: Njohja te drejtes se prones, tokes e pasurive te rrembyera. Rikthimin e prones dhe te drejtes per administrimin e saj nga pronaret legjitim. Kjo te shoqerohet me dyshtetesine. Rikthimi i çameve ne trojet e tyre.

4. PDI eshte per vetevendosje dhe pavaresine e Kosoves dhe mbeshtet njohjen dhe respektimin te drejtave njerezore e kombetare per shqiptaret ne Maqedoni e Mal te Zi.

1. PDI gjykon se eshte detyre dhe obligim i qeverise shqiptare kujdesi i vazhdueshem ndaj emigranteve shqiptar duke u siguruar atyre mbrojtje ligjore e respektimin te drejtave qe lindin nga aktet nderkombetare dhe nga shtete ku ata kane emigruar. 2. PDI eshte per mbrojtjen dhe respektimin e pakicave kombetare per t’u siguruar atyre barazine ne te gjitha fushat. Njekohesisht PDI eshte per mbrojtjen dhe respektimin te drejtave te shqiptareve kudo qe ndodhen ne veçanti ne shtetet fqinje ku eshte edhe perqendrimi me i madh i tyre. Vetem mbi bazen e reciprocitetit, mirekuptimit e barazise do te zhvillohen lidhjet e miqesise dhe te bashkepunimit me çdo vend te rajonit me gjere. Shteti shqiptar duhet te jete vazhdimisht i interesuar dhe i lidhur me diasporen dhe emigrantet shqiptar duke kerkuar respektimin te drejtave te tyre ligjore nga vendet ku ata jetojne e punojne.

POLITIKA E JASHTME

1. PDI eshte per nje politike te jashtme paqesore, per marredhenie mirekuptimi te ndihmes reciproke pa nderhyrje ne punet e brendshme te paleve.

2. PDI eshte per integrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atlantike. PDI do te kerkoje dhe do te mbeshteti zbatimin me korrektesi te detyrimeve nderkombetare qe rrjedhin nga anetaresimi ne NATO.

3. PDI do te ndjek politiken e mirekuptimit dhe bashkepunimit me vendet fqinje. Ajo do te mbeshteti fuqizimin e marredhenieve politike e ekonomike me vendet e Komunitetit Evropian, me SHBA, me Turqine etj.

PROGRAMI EKONOMIK

1. Objektivi themelor i PDI eshte plotesimi i standardeve dhe integrimi i plote i Shqiperise ne Komunitetin Europian dhe ne strukturat Euroatlantike. Per formulimin e politikave dhe te programeve ne fushen e zhvillimit te ekonomise PDI mbeshtetet ne keto parime kryesore: PDI gjykon se Shqiperia i ka te gjitha burimet e nevojshme natyrore e njerezore per te arritur nje rritje me ritme te larta te prodhimit te pergjithshem si dhe te ardhurave per fryme te popullsise. PDI do te mbeshtese reduktimin gradual te rolit te shtetit deri ne kryerjen e funksioneve baze sipas eksperiencave te vendeve te zhvilluara. Ne drejtim te ekonomise, nepermjet instrumenteve te tij, shteti te kthehet ne nje rregullator per zhvillimin e qendrueshem te vendit. Per zhvillimin e vendit PDI do te mbeshtet iniciativen e lire private dhe konkurrencen e ndershme.

2. PDI konsideron qe investimet private vendase te huaja jane instrumenti me i fuqishem per zhvillimin e ekonomise dhe ne veçanti per zgjidhjen e çeshtjes se punesimit dhe rritjen te ardhurave reale te popullsise. Per kete qellim PDI do te punoje per krijimin e nje ambienti favorizues per investimet kryesisht nepermjet: Permiresimit te vazhdueshem te infrastruktures rrugore dhe rrjeteve te furnizimit me uje e energji elektrike. Garancise se rendit e qetesise publike. Krijimit te nje sistemi bankar eficent. Eliminimet te barrierave burokratike te panevojshme.

3. Duke marre parasysh peshen aktuale te sektorit te bujqesise si ne prodhim ashtu edhe ne punesim, PDI do t’i kushtoj vemendje te veçante ketij sektori. Rruget qe do te ndjek kryesisht jane: Perfundimi i shpejte i procesit te kthimit te kompensimit te pronave. Perfundimi i procesit te regjistrimit te pronave dhe funksionimi normal i zyrave te rregjistrimit te pasurive. Krijimi i kushteve per funksionimin e tregut te tokave. Pershpejtimi i zgjidhjes se problemeve qe lidhen me infrastrukturen ne zonat rurale. Dhenia e subvencioneve per inputet kryesore ne sektorin e bujqesise. Krijimi i kushteve per shtrirjen e sistemit bankar edhe ne zonat rurale duke nxitur veçanerisht krijimin e Bankave Kooperative. Nxitja dhe mbeshtetja e shoqerizimeve ne baze prodhimi, rajoni etj. Krijimi i kushteve per zhvillimin e bujqesise organike dhe asaj natyrale. Formimit profesional jo vetem ne funksion te rritjes se sektorit te bujqesise por edhe te pergatitjes se personave te afte per t’u perfshire ne dege te tjera te ekonomise.

4. Duke marre ne konsiderate pasurite e medha dhe te larmishme natyrore si dhe trashegimine historike dhe kulturore, PDI do te nxiti dhe mbeshteti zhvillimin e turizmit si njeri nga sektoret prioritar te ekonomise. Ne do ta konsiderojme kete sektor edhe si nje mundesi eksporti per te rritur te ardhurat ne valute te huaj.

5. Pozicionin e favorshem gjeografik veçanerisht si kryqezim i rrugeve te rendesishme te vendit, rajonale me gjere, PDI e konsideron si nje burim te rendesishem per zhvillimin e transportit. Ne do te mbeshtetim çdo iniciative dhe do te ndermarrim nisma origjinale te cilat do ta perfshijne Shqiperine ne korridoret e rendesishme nderkombetare.

6. PDI eshte e mendimit se sektori i ndertimit eshte dhe do te mbetet per nje kohe te gjate nje nga motoret e rendesishem te ekonomise shqiptare. Ky sektor terheq pas vetes edhe sektore te tjere si industrine e prodhimit te materialeve te ndertimit, transportin, tregtine etj. Per t’i dhene frymemarrje te metejshme ketij sektori PDI do te punoje per: Pakesimin e barrierave burokratike, zvarritjeve dhe subjektivizmave ne marrjen e lejeve te ndertimit dhe funksionimin normal te zyrave te regjistrimit. Pergatitjen e masterplaneve, planeve strategjike dhe planeve rregulluese si instrumente tekniko ligjor per nje zhvillim te qendrueshem urban. Permiresimin e ligjit dhe rregulloreve perkatese per Urbanistiken dhe veçanerisht per nxjerrjen e nje ligji per turizmin. Nxitjen dhe fuqizimin e sistemit bankar lidhur me kreditimin per banesat.

7. PDI konsideron industrine nje nga shtyllat e rendesishme te ekonomise. Ne do te nxitim dhe mbeshtetim zhvillimin e industrive te pastra qe nuk demtojne ambientin. Perpunimi i prodhimeve vendase si dhe prodhimet e tjera me lende te pare te vendit do te jene prioritet i programeve tona.

ARSIMI – KULTURA – SPORTI – SHENDETESIA - AMBIENTI

1. PDI konsideron zhvillimin e arsimit si element baze per zhvillimin e shoqerise dhe te vendit tone. Arsimi te jete laik. PDI do te mbeshtet zhvillimin e arsimit publik si dhe ate jo publik. Arsimi 9- vjeçar te jete i detyruar. Ne hartimin e programeve dhe strategjive te arsimit te merren parasysh kerkesat per zhvillimin e sotem e perspektiv te vendit.

2. PDI do te kerkoj dhe mbeshtet modernizimin e permbajtjes se shkolles me synimin qe te arrihet njohja dhe barazvlefshmeria e diplomave shqiptare me ato te shkollave te huaja.

3. PDI konsideron zhvillimin e kultures e arteve si nje nga elementet e rendesishem te jetes shpirterore te shqiptareve. PDI do te mbeshteti fuqishem ruajtjen dhe rivleresimin e trashegimise historike e kulturore jo vetem si nje burim zhvillimi por edhe si instrument per ruajtjen e kujteses se kombit shqiptar.

4. PDI do te kerkoje rritjen e vazhdueshme te kontributit te buxhetit te shtetit ne favor te zhvillimit te arsimit e kultures deri ne arritjen e standardeve te vendeve te zhvilluara.

5. PDI konsideron ruajtjen e shendetit te shqiptareve si nje nga detyrat me te rendesishme te saj. Per kete arsye PDI do te punoje per: Forcimin dhe modernizimin e sherbimit shendetesor shteteror. Rritjen e kontributit te buxhetit te shtetit ne favor te sektorit te shendetesise. Lehtesimin per krijimin e kushteve per zhvillimin edhe te sherbimit shendetesor privat. Hartimin dhe zbatimin e politikave sociale qe favorizojne ruajtjen e shendetit te popullsise ne pergjithesi dhe veçanerisht per shtresat ne nevoje, per femijet dhe te moshuarit. Do te beje lufte sistematike kunder perhapjes se semundjeve ngjitese, droges, sides etj. Subvencionimin nga shteti te elementeve te veçante te sherbimit shendetesor, duke marre parasysh edhe kushtet aktuale social-ekonomike.

6. PDI e konsideron ambientin nje pasuri te gjithe brezave dhe do te punoje per ruajtjen dhe shendoshjen e tij.

7. PDI do te perqafoje çdo nisme kombetare apo nderkombetare qe do te kete si objekt mbrojtjen e ambientit.

8. PDI mbeshtet dhe perkrah zhvillimin e kultures fizike e sporteve si pjese e domosdoshme e edukates dhe kultures se shqiptareve. Ajo eshte per mbeshtetje dhe subvencion nga shteti deri ne privatizimin e ketij sektori dhe fuqizimin e sporteve shqiptare.

                                     

2. Statuti

I. TE PERGJITHSHME Emri Neni 1 Partia mban emrin Partia per Drejtesi dhe Integrim. Shkronjat nistore te saj jane "PDI".

Percaktimi politik dhe qellimet Neni 2 Partia per Drejtesi dhe Integrim ka per qellim konkurrimin politik permes zgjedhjeve te pergjithshme, ne respekt te vlerave te lirise, barazise e drejtesise ne nje gare politike. PDI ka si synim te pergjithshem promovimin e vlerave te lirise, demokracise dhe mbrojtjen e interesave te Shqiperise dhe shqiptareve. PDI synon promovimin e lirive te individit, te drejtave te tij themelore, mbrojtjen e mendimit, dinjitetit njerezor, pronen, te gjitha te drejtat dhe detyrat e çdo shtetasi pa dallim. PDI lufton per nje Shqiperi te zhvilluar me institucione demokratike dhe treg te lire, per nje Shqiperi faktor paqeje dhe stabiliteti qe jeton ne harmoni me fqinjet dhe bashkepunon me te gjithe partneret e saj miq. PDI bashkon forcat me te gjithe shqiptaret per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise ne organizmat evropiane e euroatlantike, si dhe per garantimin e interesave te shqiptareve si komb, per identitetin, kulturen dhe te gjitha te drejtat. E ardhmja e Shqiperise eshte integrimi dhe njeheresh promovimi i vlerave dhe identitetit tone kombetar. PDI lufton per nje shoqeri ku te integrohen natyrshem dhe pa asnje diskriminim individet e çdo grupi kulturor apo etnik, per nje shoqeri qe mbron dhe garanton interesat e gjithkujt, veçanerisht te minoriteteve. PDI shpall te shenjta interesat e shqiptareve dhe mbrojtjen te drejtave te tyre kudo qe jetojne.

PDI synon:

1. nje demokraci te drejtave njerezore te njohura te marra ne mbrojtje nga dokumentat nderkombetare ; 2. nje shteti ligjor me raporte te balancuara te ndara qarte te pushteteve, garant te jetes, lirive dhe te drejtave te sanksionuara me ligj te qytetareve; 3. nje ekonomin te tregut nepermjet nxitjes dhe mbeshtetjes se iniciatives se lire, shtimit te prones private; 4. garantimin te drejtes se prones private, paprekshmerine e saj dhe te drejten e pronareve per ta disponuar ate lirisht, trasheguar apo demshperblyer me vlere te plote tregu; 5. garantimin e trajtimit te denje te ish pronareve; 6. mbrojtjen e interesave njerezore, kulturore dhe pronesore te shqiptareve kudo ne bote, ne perputhje me aktet dhe instrumentat nderkombetare 7. integroje Shqiperine si anetare dinjitoze ne institucionet euroatlantike ne familjen e kombeve te perparuara evropiane; 8. te garantoje sigurine kombetare dhe te bashkepunoje me institucionet Evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe te tjera organizma nderkombetare per te siguruar paqen, lirine, demokracine.

Politika e PDI -se percaktohet dhe pasqyrohet ne programin e saj si dhe dokumente te tjera qe miratohen ne perputhje me Statutin nga organet e saj qendrore.

Selia Qendrore Neni 3 PDI e ka qendren e saj ne Kryeqytetin e Republikes se Shqiperise, Tirane.

Organizimi i partise Neni 4 Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte nje organizim politik i qytetareve te grupuar me vullnet te lire ne strukturat e saj te organizuara mbi bazen e ndarjes territoriale te vendit. Me vendim te Kryesise se PDI-se mund te formohen struktura organizative edhe mbi baza socio-profesionale.

Simboli Neni5 Simboli i PDI perbehet nga nje sfond ngjyre te kalter, nje Dege Ulliri me tete gjethe dhe kater kokrra me ngjyre jeshile, te konturuara me te bardhe si dhe jane te shkruara me germa kapitale PDI.

Flamuri Neni 6 Flamuri si simbol i ketij subjekti eshte me sfond ngjyre gurkali dhe ne qender vendoset simboli qe perfaqeson subjektin.

Vula Neni 7 Vula e PDI-se eshte e rrumbullaket me diameter 3.5 cm, ku eshte shkruar me germa te medha "Partia per Drejtesi dhe Integrim" dhe ne qender ndodhet simboli i PDI-se. Vula perdoret vetem ne emer te Organeve Qendrore te PDI-se dhe administrates ekzekutive te Selise Qendrore. Deget e PDI-se ne rrethe kane vulat e tyre qe ruajne modelin e mesiperm duke shtuar emrin perkates te deges. Rregullat e perdorimit te vules caktohen nga Kryesia.

Bazat e funksionimit Neni 8 Funksionimi i PDI-se bazohet ne demokracine e brendshme, e shprehur permes votes se anetareve te saj. Vota e perfaqesuar u njihet vetem perfaqesuesve te mandatuar prej anetareve. Zgjatja e mandatit ne PDI eshte per kater vjet. Rregullat e funksionimit te demokracise ne parti percaktohen me akte te nxjerra nga organet qendrore te saj sipas parashikimeve te ketij Statuti. Demokracia zbatohet edhe ne nxjerrjen e kandidaturave elektorale te partise. Anetaret e partise propozimin e kandidaturave elektorale e bejne sipas kushteve qe percakton rregullorja e brendshme e partise.

Format e veprimit Neni 9 1- Partia per Drejtesi dhe Integrim e Shqiperise per realizimin e synimeve te saj vepron nepermjet: a- veprimtarise se anetareve te saj, organeve lokale e qendrore, strukturave ekzekutive; b- zbatimit te platformes dhe programeve te saj kur merr pjese ne qeverisjen vendore apo qendrore; c- perfaqesuesit e zgjedhur ne keshilla vendore apo Kuvendin e Shqiperise; d- organizatave partnere dhe organizatave e shoqatave te tjera te aferta me PDI-ne; e- bashkepunimit me partnere te huaj, organizata e institucione nderkombetare; 2- PDI per realizimin e objektivave dhe funksioneve te saj perdor mediat private e publike, manifestime e protesta, takime te hapura e tubime, konferenca e seminare si dhe çdo forme tjeter te ligjshme.

Bashkepunimi dhe mbeshtetja e veprimtareve Neni 10 Anetaret e PDI-se, te organizatave te saj partnere, si dhe simpatizantet e tyre veprojne ne bashkepunim dhe ndihmojne njeri-tjetrin. Organet Qendrore te PDI-se si dhe strukturat e saj ekzekutive kujdesen per marrjen ne mbrojtje te veprimtareve te tyre nga çdo pasoje e mundshme qe rrjedh prej pjesemarrjes ne veprimtarine politike te kryer ne perputhje me kete Statut, apo bindjeve te tyre politike.

Veprimtari publike Neni 11 Partia per Drejtesi dhe Integrim ne perputhje me legjislacionin ne fuqi organizon per interesa dhe perfitime te saja edhe veprimtari ekonomike, klube, institute, organizime studimore, etj. Veprimtarite e PDI-se jane publike me perjashtim te rasteve kur ne kete Statut ose ne rregullore percaktohet ndryshe. Ato zhvillohen si brenda territorit te RSH ashtu edhe jashte tij, kur nje gje e tille eshte e lejueshme ne vendet perkatese.

II. ANETARESIA Kushte dhe kritere te anetaresise Neni 12 1- Anetar i PDI-se mund te jete, çdo qytetar shqiptar qe: a. eshte mbi 15 vjeç; b. pranon kushtet e anetaresimit; c. te mos jete anetar i partive politike, apo organizatave qe nuk jane ne nje partneritete te deklaruar e pranuar nga PDI. 2- Jane anetare te PDI-se te gjithe ata qe: a. kane bere anetaresimin e tyre individual; b. kane paguar kuotizacionin vjetor mos pagimi per dy vjet resht humbet te drejten e anetaresise ne parti; c. ndaj tyre nuk eshte marra ndonje mase perjashtimi nga partia apo nuk kane dhene doreheqjen.

Pranimi i anetarit te PDI Neni 13 1- Kerkesa per anetaresim duhet te paraqitet me shkrim se bashku me formularin perkates: a. ne seksionin e Partise te vendbanimit te kerkuesit, b. ne degen/nendegen e PDI-se. c. ne seline qendrore te Partise per Drejtesi dhe Integrim. Pranimi ne seksionin apo degen e PDI-se behet vetem per anetaret qe banojne ne territorin perkates. Konfirmimi i pranimit te anetarit te PDI-se behet nga Dega e PDI-se per pranimet e bera ne seksionin e PDI-se dhe ne Seline Qendrore per pranimet e bera nga dega/nendega e PDI-se.

Te drejtat dhe detyrat e anetarit Neni 14 1- Te drejtat: a- Anetari ka te drejte te marre pjese ne mbledhjet e zgjedhjet sipas Statutit si dhe ne çdo veprimtari te PDI-se dhe te shprehe aty lirisht mendimin e tij; b- vetem anetari mund te zgjedhe dhe te zgjidhet ne organet e Partise; c- çdo anetar ka te drejten te propozoje per te gjitha organet legjislative e ekzekutive qe perfaqesojne PDI sipas kushteve qe parashikohen ne kete Statut, si dhe mund tu drejtohet per çeshtje vetjake te Partise te gjitha organeve drejtuese te saj; d- Anetaret e Partise nuk mund te jene njekohesisht ne me shume se dy kryesi te organeve te Partise pavaresisht nga niveli i tyre. Perkatesia ne kryesite e organizatave partnere nuk llogaritet. 2- Detyrat: Anetari i PDI-se ka per detyre: a- te jete aktiv ne veprimtarine politike e elektorale te PDI-se dhe te ndjeke jeten e brendshme organizative te saj. b- ti paguaje Partise nje kontribut financiar. Masa e kuotizacionit vjetor dhe shperndarja e saj ndermjet selise qendrore dhe strukturave lokale percaktohen çdo vit nga Kryesia e PDI-se. Kryesia mund te percaktoje nje mase kuote me te reduktuar per organizatat partnere. Kuotizacioni duhet te paguhet brenda 60 diteve nga data e thirrjes per pagimin e tyre. Me perfundimin e afatit te njoftuar per pagimin e kuatizacionit, anetaret qe nuk kane paguar ate, humbasin te drejten e votes, deri ne rinovimin e anetaresise. c- te respektoje disiplinen e Partise te percaktuar ne kete Statut dhe ne aktet politike te shpallura nga PDI-se. 3- Thyerja e disiplines se Partise dhe mosplotesimi i detyrimeve te anetaresise sjell sanksione dhe kufizime te drejtave te anetarit te PDI-se. Procedurat e dhenies se sanksioneve per anetaret percaktohen ne Rregulloren e Brendshme te PDI-se. Masat qe mund te merren ndaj anetareve jane: pezullimi dhe perjashtimi. Keto masa mund te apelohen perpara komisionit disiplinor. Ato mund te behen publike.

Perfundimi i anetaresise Neni 15 1- Anetaresia perfundon kur anetari vdes, largohet me kerkesen e tij ose perjashtohet. 2- Çdo anetar mund te largohet nga Partia me vullnetin e tij duke njoftuar seksionin ku ben pjese ose organin ku eshte i zgjedhur.

Simpatizantet Neni 16 PDI quan simpatizant te saj çdo qytetar qe mbeshtet politiken e veprimtarine e saj dhe voton per te. Ajo nxit pjesemarrjen e tyre ne veprimtarite publike te saj.

III. ORGANIZIMI LOKAL i PARTISE Organizimi Lokal i PDI Neni 17 Organizimi i PDI behet mbi bazen e njesive territoriale administrative, njesive elektorale ose ne nivel kombetar mbi bazen e kritereve specifike. Njesite organizative te PDI jane: -seksionet; -nendega e Partise; -deget e Partise.

Seksioni Neni 18 1- Seksioni eshte njesia me e vogel organizative e Partise. Ai organizohet mbi baze territoriale te qendrave te votimit ose, ne raste te veçanta dhe me miratim te Kryesise se PDI-se, per çdo komune. Kryesia e Deges, pergjigjet per organizimin e veprimtarise se PDI-se ne territorin perkates te partise dhe informon kryesine e Partise. b- Ne nivel dege ose kombetar mbi baze specialitetesh, gjendjeje shoqerore e profesionale, studentore, shkollore, moshore, ose ne internet e emigracion me vendim te Kryesise se Partise. Çdo seksion i partise perfaqesohet nga kryesia e tij. 2- Krijimi, shkrirja, bashkimi ose ndarja e seksioneve vendoset nga Kryesia e Deges perkatese. 3- Seksioni perfaqesohet dhe drejtohet nga Kryesia e tij e perbere nga 3 deri 7 anetare ne varesi nga numri i anetareve te seksionit. Kryesia e seksionit perbehet nga kryetari, sekretari e anetaret e kryesise. 4- Kryesia zgjidhet, si rregull, çdo kater vjet, me vote te fshehte, nga mbledhja e anetareve te seksionit. Numrin e kandidateve qe i nenshtrohet votimit duhet te jete te pakten dy here me i madh se numri i vendeve ne Kryesi. 5- Kryetari dhe sekretari zgjidhen me votim te fshehte me shume se nje kandidature nga mbledhja e anetareve te seksionit. Kryetari nuk mund te zgjidhet me shume se dy here radhazi. Per te fituar mandatin e dyte radhazi duhet qe kandidati te marre me se 2/3 e votave te vlefshme. 6- Mbledhja e seksionit thirret nga kryetari, kryesia ose 1/4 e anetareve. Mbledhja thirret te pakten nje here ne dy muaj. 7- Seksioni: a. organizon veprimtarine politike ne territorin e tij ne perputhje me orientimet dhe qendrimet e shpaluara te PDI-se; b. ben pranimin e anetareve te rinj te PDI-se; c. ben propozime per kandidatura per drejtues dhe perfaqesues lokale te Partise, per deputetin e pushtetare lokale etj.; d. i ben sugjerime dhe propozime Deges per çdo problem qe gjykon se eshte ne interes te Partise.

Nendega e PDI Neni 19 1- Nendeget formohen mbi baza territoriale elektorale zona elektorale, te njesive te qeverisjes vendore bashki apo minibashki, grup komunash etj dhe perfshin ne vetvete te gjitha seksionet qe shtrijne veprimtarine ne ate territor ; 2- Nendega drejtohet ne periudhen mes kuvendeve dhe aktiveve nga Kryetari dhe Kryesia e saj.

Kryesia e Nendeges se Partise Neni 20 1-Kryesia e Nendeges eshte organi me i larte per drejtimin e nendeges se Partise ndermjet dy kuvendeve apo aktiveve te saj. Ajo vendos per te gjitha çeshtjet e rendesishme qe i kerkohen nga organet eprore dhe ato qe kane te bejne me jeten organizative dhe veprimtarine politike te partise per seksionet dhe grupseksionet ne vartesi. Kryesia e Nendeges se PDI perbehet nga: a. Jo me pak se dyfishi i numrit te seksioneve qe perfshihen ne kete nendege. b. Anetare me te drejte te fituar per shkak te detyres, ku bejne pjese: te zgjedhurit perfaqesues te PDI-se ne qeverisjen vendore ku shtrihet nendega, sekretari i nendeges, kryetaret e organizatave partnere te me veprimtari ne territorin e nendeges. Numri i anetareve te zgjedhur duhet te jete te pakten sa dyfishi i numrit te anetareve me te drejte te fituar. c. Numri i zonjave fituese te mos jete me pak se 20 % e numrit te anetareve te Kryesise qe del prej votimit. Ne rast se ky kriter nuk plotesohet ne renditjen e dale pas votimit, atehere renditja e tyre veçohet nga ajo e pergjithshmja. 2- a. Kryesia vendos ne emer te nendeges se PDI per çeshtje dhe kompetenca qe ky Statut i njeh nendeges se partise. Ajo i adreson te gjitha propozimet dhe kerkesat ne emer te nendeges se PDI ndaj organeve qendrore. b. Ajo zgjedh me votim te fshehte pergjegjesin e financave te partise per nendegen dhe komisionin e transparences financiare. c. Kryesia e nendeges eshte kompetente per te vendosur, pas konsultimeve me anetaret perkates te partise, kandidaturat per keshilltaret lokale per njesite ne territorin e saj pas miratimit paraprak te marre nga Kryesia Qendrore e PDI-se. d. Çdo kryesi nendege eshte kompetente per marrjen e masave disiplinore per anetaret e partise, me perjashtim te atyre qe percaktohen ne menyre te drejtperdrejte ne kete Statut. e. Kryesia e Nendeges eshte pergjegjese per veprimtarine koherente te strukturave ne varesi te saj me veprimtarine e pergjithshme te partise ne çeshtjet e organizimit, veprimtarive politike publike, veçanerisht te fushatave elektorale. 3- Mbledhja e Kryesise thirret nga kryetari te pakten nje here ne muaj. Te drejten e thirrjes se mbledhjes se kryesise se nendeges per probleme te veçanta e kane edhe ¼ e anetareve te Kryesise. Ne kete rast Kryetari njofton daten e mbledhjes jo me vone se nje jave nga marrja e kerkeses. Ne çdo rast rendi i dites dhe materialet e shkruara u njoftohen anetareve te Kryesise jo me vone se dy dite para dates se mbledhjes se Kryesise. 4- Funksionimi i kryesive te nendegeve rregullohet nga rregullorja e brendshme tip e funksionimit te organeve lokale te Partise.

Zgjedhjet per Organet Drejtuese te Nendeges se Partise Neni 21 1- Kryesia e Nendeges, Kryetari dhe organet e tjera qe parashikon ky Statut per degen e PDI zgjidhen çdo kater vjet me votim te fshehte, dhe me kandidatura alternative ne Kuvendin e Nendeges. Numri i kandidateve qe i nenshtrohet votimit, duhet te jete te pakten dy here me i madh se numri i vendeve ne kryesi. 2- Organet e nendeges se PDI zgjidhen ne Kuvendin e Nendeges me voten e gjithe anetareve te PDI sipas Parimit "nje anetar, nje vote". Sekretari i nendeges publikon numrin dhe emrat e anetareve me te drejte vote me 31 dhjetor te vitit paraardhes te zgjedhjeve ne parti te cilet kane te drejte te zgjedhin dhe te zgjidhen ne organet e nendeges se PDI. Procedurat per percaktimin dhe miratimin e kandidaturave, kriteret qe duhet te plotesojne te zgjedhurit e degeve percaktohen ne rregulloren e brendshme dhe aktet e tjera te Kryesise se Partise. 3- Kuvendin e Nendeges e therret Kryesia e Nendeges ne marreveshje me Kryesine e PDI-se. Ai mund te thirret edhe kur e kerkon ¼ e anetareve te nendeges se Partise ose ¼ e anetareve te kuvendit te nendeges. Ne kete rast caktimi i dates dhe i rendit te dites duhet te behet jo me vone se dy jave nga marrja e kerkeses. Njoftimi i dates dhe i rendit te dites ne çdo rast duhet te behet 5 dite perpara. 4- Kryesia e Nendeges me propozim te sekretarit te nendeges miraton komisionet e mandateve, te votimeve dhe sekretarine e Kuvendit te Neneges. Procedurat me te detajuara te punimeve te Kuvendit te Nendeges percaktohen ne rregulloren e brendshme dhe aktet e tjera te Kryesise se PDI. 5- Kuvendi i Nendeges zgjedh Kryesine, Kryetarin e Nendeges, Komisionin Disiplinor te Nendeges, kandidatet per Anetare te Kuvendit Kombetar te PDI dhe vendos per çeshtje te rendesishme te saj dhe per mocione te paraqitura ne perputhje me kete Statut. Kur Kuvendi eshte i mbledhur, te drejten per te adresuar propozime dhe kerkesa per mocion per çeshtje te veçanta e kane Kryesia e PDI, Kryesia e Nendeges, Kryetari i Nendeges, pesembedhjete perqind e anetareve te pranishem te kuvendit/aktivit me te drejte vote. Kerkesat per propozim kandidaturash dhe mocionet e shkarkimit te organeve te nendeges duhet te jene miratuar paraprakisht ne Kryesine e PDI.

Kryetari i Nendeges Neni 22 1- Kandidaturat per Kryetarin e Nendeges, qe propozohen nga seksionet, grupseksionet, Kryesia e Nendeges, Kryesia e PDI, dhe 15% e anetareve te Kuvendit te Nendeges anetaresia sipas procedurave te vendosura me akte nenstatutore, shqyrtohen nga Kryesia e PDI. Kuvendi i Nendeges voton kandidaturat e miratuara nga Kryesia e PDI. 2- Kryetari i Nendeges qe eshte zgjedhur dy heret e fundit radhazi ne kete funksion nuk mund te kandidoje per here te trete. Per te fituar mandatin e dyte radhazi duhet qe kandidati te marre me se 2/3 e votave te vlefshme. Perjashtim nga ky rregull bejne kryetaret e nendegeve kur kandidojne per here te dyte dhe kur rezultatet elektorale me te fundit te deges kane pasur rritje te dukshme. Kriteret per vleresimin e rezultateve dhe vendimin per te lejuar konkurrimin per here te dyte pa detyrimin per te marre mese 2/3 e votave i percakton Kryesia e PDI. 3- Kryetari perfaqeson anetaresine e partise ne territorin perkates. Ai therret dhe drejton mbledhjet e kryesise, fikson rendin e dites ne bashkepunim me sekretarin perkates. Ai organizon funksionimin normal te kryesise dhe pergjigjet per zbatimin e vendimeve dhe orientimeve te saj. Ai pergjigjet per mbarevajtjen e funksionimit te partise dhe shprehjen lire te çdo anetari te kryesise.

Sekretari i Nendeges se PDI Neni 23 Çdo nendege ka nje Sekretar te Nendeges, i cili emerohet nga kryesia e PDI sipas procedurave te percaktuara ne rregulloren e brendshme. Sekretari ka per detyre zbatimin e vendimeve te instancave qendrore te Partise ne nendegen perkatese. Ai organizon zgjedhjet ne parti dhe siguron mbajtjen e nje evidence te anetaresise sipas kerkesave te ketij Statuti dhe akteve te tjera te partise. Çdo vit ai mban nje raport te detajuar te punes se tij ne kryesine e nendeges sipas kushteve qe percaktohet ne rregulloren e brendshme te partise.

Deget e Partise Neni 24 1- Krysia e PDI-se mund te vendose grupimin e disa nendegeve ne njesi me te medha organizative dhe qe mund te perkojne me territoret administrative te njesive lokale apo me territoret elektorale rajone elektorale etj. Ne varesi me territorin qe perfshijne keto grupime nendegesh, Dega merr emertimin respektiv. 2- Organet e Degeve territoriale jane: a. Kryesia e Deges ; b. Kryetari i Deges ; c. Sekretari i Deges ; d. Komiteti drejtues.

Kryesite Neni 25 1- Kryesite e Degeve perbehen nga jo me pak se 9 anetare. Kryesia e PDI-se percakton numrin e anetareve per çdo kryesi si dhe kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet per anetar kryesie. Jo me pak se 20 % e anetareve te kryesive duhet te jene zonja. 2- Kryesia e Deges perbehet nga: a. nje numer anetaresh te zgjedhur nga kryesite e nendegeve mes anetareve te tyre. Sekretari i Deges u njofton kryetareve te nendegeve numrin e anetareve qe do te zgjedhin si anetare kryesie dhe shperndarjen e tyre sipas nendegeve. Numri i anetareve te zgjedhur per çdo dege percaktohet gjysma ne perputhje me anetaresine ne 31 dhjetor te vitit qe paraprin zgjedhjet ne parti dhe gjysma ne perputhje me votat e partise si subjekt elektoral ne zgjedhjet me te fundit, rrumbullakosur ne numrin e plote me te afert. Çdo nendege perfaqesohet ne kryesi me te pakten tre anetare te zgjedhur, njeri prej te cileve eshte kryetari i nendeges dhe te tjeret anetare te votuar te kryesise se nendeges ne Kuvendin e saj. b. nje numer anetaresh me te drejte te fituar, anetare te PDI, ku bejne pjese te zgjedhur qe kane dale ne territorin perkates, kryetaret e organizatave partnere nese ka organizime te tilla qe perputhen me organizimin e grupdegeve perkatese, sekretari i deges dhe te nendegeve, pergjegjesi financiar trezorieri. c. Personat e dale sipas germes "b" nuk mund te jene me shume se ata te germes "a". 3- a. Kryesite mblidhen te pakten nje here ne tre muaj. Kryesia mund te mblidhet edhe me kerkesen e 2/3 te anetareve te kryesise, kerkese e cila i paraqitet kryetarit te deges. Ne kete rast rendi i dites i mbledhjes duhet te percaktohet ne kerkesen e paraqitur dhe nuk mund te ndryshohet nga kryetari apo sekretari i deges. Mbledhja mbahet brenda nje muaji nga paraqitja e kerkeses. b. Kryesia vendos ne emer te nendegeve te PDI qe mbulon per çeshtje dhe kompetenca qe ky Statut i njeh asaj. Ajo i adreson te gjitha propozimet dhe kerkesat ne emer te deges ne organet qendrore te PDI. c. Kryesia vendos per ngritjen e bordeve, departamenteve e grupeve te tjera te punes qe do te jene te nevojshme per ushtrimin e detyrave qe i ngarkohen. d. Kryesia eshte kompetente per te miratuar, pas konsultimeve me nendeget perkates te partise, kandidaturat qe perfaqesojne PDI ne zgjedhjet elektorale. e. Kryesia e Deges eshte pergjegjese per veprimtarine koherente te nendegeve ne varesi te saj me veprimtarine e pergjithshme te partise ne çeshtjet e organizimit, veprimtarive politike publike, veçanerisht te fushatave elektorale.

Kryetari Neni 26 Kryetari i Deges zgjidhet nga mbledhja e perbashket e kryesive te nendegeve mes kandidaturave te propozuara nga Kryesia e PDI-se. Kandidaturat e dala per kryetar te Deges i nenshtrohen nje diskutimi dhe vleresimi nga Kryesia qendrore e partise, e cila formulon perfundimisht propozimet per kandidaturat. Kryetari i Deges perfaqeson anetaresine e partise ne territorin perkates. Ai therret dhe drejton mbledhjet e kryesise, fikson rendin e dites ne bashkepunim me sekretarin perkates. Ai organizon funksionimin normal te kryesise dhe pergjigjet per zbatimin e vendimeve dhe orientimeve te saj. Ai pergjigjet per mbarevajtjen e funksionimit te partise dhe shprehjen lire te çdo anetari te kryesise. Kryetaret i Deges eshte anetar i Keshillit Kombetar te Partise.

Sekretari i Deges Neni 27 Çdo Dege ka nje Sekretar Partie, i cili emerohet nga kryesia e PDI-se sipas procedurave te percaktuara ne rregulloren e brendshme. Sekretari ka per detyre zbatimin e vendimeve te instancave qendrore te Partise ne rrethin perkates. Ai organizon zgjedhjet ne parti. Çdo vit ai mban nje raport te detajuar te punes se tij ne kryesine e rrethit sipas kushteve qe percaktohet ne rregulloren e brendshme te partise. Çdo vit dhe jo me larg se fundi tremujorit te pare pas mbylljes se vitit ushtrimor, sekretari i Deges i paraqet kryesise se Deges nje raport te veprimtarive ku veçanerisht te perfshihen: - Anetaresimet ; - Financimi i partise - Jeta militante e strukturave Raporti shoqerohet me nje debat. Pas vrejtjeve te mundshme te kryesises se deges, sekretari i deges prezanton raportin dhe vrejtjet mbi te Kryesise qendrore te Partise. Sekretari i deges eshte anetar me te drejte ne Kryesine e Deges.

Komiteti Drejtues Neni 28 Prane çdo kryesie dege ka nje komitet drejtues te saj sipas kushteve te percaktuara ne rregulloren e brendshme apo akteve te tjera te PDI. Ky komitet drejtues pergjigjet per zabtimin e perditshem te vendimeve te organeve qendrore te Partise dhe kryesise se Deges. Ky komitet drejtues perbehet nga kryetari, sekretari, zevendesa apo kategori te barazuar me ta, pergjegjesi financiar, dhe ne rast nevoje edhe persona te tjere te zgjedhur ne organet qendrore te PDI-se. Kryetari drejton veprimtarine e komitetit drejtues te deges.

Financimi i strukturave lokale te PDI Neni 29

1- Financimi i strukturave lokale behet nga: -shuma ne forme granti qe akordon kryesia qendrore ; -kuotizacioni i anetaresise se territorit perkates, te cilat shperndahen sipas niveleve te ndryshme te organizimeve territoriale sipas kushteve te percaktuara ne rregulloren financiare; -kontributi qe derdhin te zgjedhurit lokale/qendrore, shume e cila percaktohet nga kryesia e rrethit; -burime te tjera financiare qe autorizon ligji per partite politike. 2- Pergjegjesi Financiar trezorierit i Deges emerohet nga kryesia, pasi ka marre pelqimin paraprak te Pergjegjesit Financiar te PDI-se ne qender. Ai eshte pergjegjes perpara kryesise per fondet qe ka ne ngarkim. Ai eshte anetar me te drejte i kryesise se deges, menjehere sapo emerimi i tij ratifikohet. 3- Komisioni i Kontrollit Financiar i organeve lokale te partise perbehet nga nje numer anetaresh sipas vendimit te kryesise perkatese. Ai zbaton me rigorozitet ne ushtrimin e detyrave te tij rregulloren e brendshme financiare te Partise.

Organizimet jashte territorit Shqiptar Neni 30 Shtetasit shqiptare mund te themelojne jashte Shqiperise dege te partise, pas miratimit nga Kryesia e PDI-se, te cilat shperndajne aty parimet dhe programet e PDI-se. Ato perfshijne brenda tyre te gjithe anetaret e partise qe banojne ne vendin perkates. Ato funksionojne sipas nje rregullore te percaktuar prej tyre, pasi ajo te miratohet nga kryesia e PDI. Kjo rregullore duhet te respektoje dispozitat e meposhtme: -Dega ndahet ne seksione perkatese sipas territoreve ku shtrihet, vendeve apo grup vendeve, duke organizuar keshtu zonat per zgjedhjen e organeve te saj drejtuese Çdo seksion perfaqesohet nga nje kryetar, i zgjedhur per kater vjet me te njejtin sistem si seksionet e PDI-se brenda Shqiperise. -Dega administrohet nga nje sekretar, i emeruar nga Kryesia e PDI. Sekretari pergjigjet per zbatimin e direktivave te percaktuara nga Kryesia e partise.

Komisioni i Apelimit i Nendeges Neni 31 1- Komisioni i Apelimit i Nendeges perbehet nga tre deri ne pese anetare te cilet zgjidhen ne perputhje me kete Statut. Kryetar i Komisionit eshte anetari qe ka grumbulluar numrin me te madh te votave ne Kuvendin e Nendeges, ndersa sekretari i komisionit zgjidhet me votim te fshehte ndermjet anetareve te tij. 2- Komisioni i Apelimit i Nendeges shqyrton bazueshmerine statutore te vendimeve te marra nga organet lokale te PDI. Ai shqyrton dhe vendos per te gjitha ankesat drejtuar atij nga anetaret dhe strukturat lokale te Nendeges perkatese. 3- Puna e tij mbeshtetet ne Rregulloren e Komisioneve te Apelimit te miratuar nga Keshilli Kombetar i PDI-se. 4- Ne vendimet qe merr eshte i pavarur dhe raporton vetem perpara Kuvendit te Nendeges dhe organeve eprore te nendeges.

Aparati administrativ Neni 32 Ne perputhje me mundesite e saj financiare dhe me miratim te Sekretarit te Pergjithshem, Dega apo nendeget e PDI kane aparatin e tyre administrativ, i cili funksionon sipas nje rregulloreje te brendshme. Kryetari i Deges emeron dhe shkarkon personelin e kesaj administrate.

Paraqitja e kandidaturave per pushtetin lokal e qendror Neni 33 1- Kandidaturat per zgjedhjet ne pushtetin lokal e Kuvendin e Shqiperise konsultohen nga gjithe anetaresia e PDI. 2- Kryesia e Nendeges formulon propozimet ne emer te saj, sipas procedurave te percaktuara nga Kryesia e PDI, dhe ia paraqet Kryesise se Deges. 3- Kryesite e Degeve vendosin per kandidaturat e keshilltareve lokale. Per Bashkite e kategorise se pare, lista e keshilltareve te pergatitur nga kryesia e Deges, miratohet nga Kryesia e PDI. 4- Kryesia e PDI-se duhet te informohet per çdo hap te procesit te daljes se kandidaturave. Ajo ka te drejten e nderhyrjes sa here qe e sheh te domosdoshme.

E drejta e informimit Neni 34 Organet Qendrore te PDI kane te drejte tu kerkoje organeve lokale çdo informacion lidhur me jeten e Partise qe i duket i nevojshem. Kete te drejte e ka edhe organet drejtuese lokale ndaj strukturave nen varesi.

E drejta e nderhyrjes Neni 35 Ne rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Deges/Nendeges thyejne rende ose ne menyre te perseritur Statutin, dhe aktet e tjera te nxjerra nga organet qendrore ne zbatim te tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e partise, Kryesia e PDI ka te drejten e nderhyrjes dhe, ne raste te veçanta, te pezullimit te tyre te komandimit te organeve drejtuese lokale respektive deri ne mbledhjen e kuvendit te nendeges. Kryesia e PDI ka te drejten e nderhyrjes edhe ne rastet e zbatimit te gabuar te akteve dhe procedurave ne funksionimin e degeve te Partise. Kryesia e PDI nderhyn ne menyre te veçante ne rastet e konflikteve ne procesin e propozimit te kandidaturave elektorale. Keto te drejta i ka edhe Kryesia e Deges ndaj seksionit/grupseksionit e nendeges.

IV. ORGANET QENDRORE TE PARTISE Organizimi i Pergjithshem i Partise Neni 36 Instancat dhe organet qendrore te PDI jane: Kongresi i Partise; Keshilli Kombetar; Kryetari; Sekretari i pergjithshem; Nenkryetaret; Kryesia e PDI;

Kongresi Kombetar i Partise Neni 37 1- Kongresi Kombetar eshte organi me i larte i Partise. 2- Kongresi Kombetar perbehet nga: a. anetare te zgjedhur nga kuvendet e nendegeve ne perputhje me numrin e percaktuar nga Kryesia e PDI-se dhe qe bazohet 50% ne numrin e anetaresise se nendeges dy muaj para dates se Kuvendit dhe 50% ne votat e marra ne zgjedhjet e fundit parlamentare; b. anetaret e Keshillit Kombetar; c. deputetet e PDI ne parlament; d. anetaret e Komisionit Qendror te Apelimit; e. sekretaret funksionale te Partise; f. te zgjedhurit ne organet lokale: komuna, bashki, qarqe; g. nje numer i kufizuar perfaqesuesish te organizatave partnere sa pese perqind e pikes a. Te drejten e votes ne Kuvend e kane te gjithe personat e mesiperm kur jane anetare te PDI-se. 3- Numri i anetareve te Kuvendit te zgjedhur sipas pikes 2/a te ketij Neni nuk duhet te jete me i vogel se ai i te gjithe anetareve qe percaktojne germat e tjera te pikes 2. 4- Mandati i anetareve te Kongresit Kombetar te zgjedhur sipas pikes 2/a te ketij Neni eshte katervjeçar, ndersa ai i anetareve sipas pikave te tjera perfundon me perfundimin e mandatit perkates. 5- Ne punimet e Kongresit Kombetar mund te marrin pjese edhe personalitete te ftuara nga brenda ose jashte vendit. 6- Kongresit Kombetar zgjidhet si rregull çdo kater vjet. Ai mund te mblidhet ne çdo dy vjet. Vendimin per mbledhjen e Kongresit t Kombetar e merr Keshilli Kombetar me propozimin e Kryetarit, te Kryesise Qendrore. Data e zhvillimit te Kongresit dhe rendi i dites njoftohen te pakten dy muaj perpara dites se pare te Kongresit t. 7- Kongresit Kombetar mund te thirret edhe ne sesione te jashtezakonshme. Ne kete rast, kryesia e PDI-se vendos per modalitetet e thirrjes se kuvendit te jashtezakonshem. Kongresit ne sesion te jashtezakonshem mblidhet edhe kur e kerkojne ¼ e anetareve te PDI-ose ¼ e anetareve te Kongresit Kombetar. Ne kete rast Kryesia e PDI njofton brenda dy javesh rendin e dites dhe daten e Kongresit. Afatet per thirrjen e Kongresit te posaçem mund te jene te shkurtuara.

Kompetencat e Kongresit Kombetar Neni 38 Kongresit Kombetar: 1- vendos per programin e Partise dhe linjat kryesore te politikes se saj, te cilat jane baze pune per te zgjedhurit e PDI ne nivel qendror e lokal, si dhe per funksionare te pushtetit ekzekutiv te emeruar prej saj; 2- miraton Statutin e PDI dhe ndryshimin e tij; 3- zgjedh me votim te fshehte 79 anetare te Keshillit Kombetar nga nje liste perfaqesuese ku numri i kandidateve te mos jete me pak se 1.5 here me i madh se numri i vendeve qe do te shpallen fitues sipas modaliteteve te percaktuara nga Kryesia e Partise; 4- zgjedh me votim te fshehte Kryetarin e Partise; 5- vendos per shkarkimin e Kryetarit te Partise mbi bazen e nje mocioni mosbesimi te miratuar nga me shume se gjysma e anetareve te Keshillit Kombetar; 6- vendos shperndarjen e Partise ose bashkimin me nje ose disa parti te tjera; 7- miraton komisionet e mandateve, te kerkesave dhe te votimit, qe pergjigjen per mbarevajtjen e punimeve te tij. 8- Te drejten per ti bere kerkesa dhe propozime Kongresit Kombetar e kane: a. Kryetari i Partise; b. Keshilli Kombetar; c. Kryesia e Partise; d. Kryesia e Deges te Partise; e. jo me pak se pesembedhjete perqind e anetareve te kuvendit me te drejte vote, te shperndare te pakten ne pese dege te PDI. Kerkesat per propozim kandidaturash sipas kesaj germe, duhet ti nenshtrohen te njejtave procedura si te tre germave te para.

Keshilli Kombetar Neni 39 1- Keshilli Kombetar, ne perputhje me programin, Statutin dhe vendimet e Kongresit Kombetar, drejton veprimtarine e Partise ne periudhen midis dy Kongreseve. 2- Keshilli Kombetar perbehet nga: a. Kryetari; b. Sekretari i Pergjithshem c. Nenkryetaret d. Sekretaret funksionale te Partise; e. Pergjegjesi Financiar Trezorieri i Partise; f. perfaqesuesit e partise te zgjedhur ne bashki e komuna; g. Kryetaret e degeve; h. Kryetaret e organizatave partnere; i. anetaret e zgjedhur sipas Statutit

3- Mandati i anetareve te Kongresit Kombetar sipas pikes 2/b,c,e,f,g te ketij Neni perfundon me perfundimin e mandatit perkates. Mandati i kategorive te tjera eshte katervjeçar. 4- Keshilli Kombetar mblidhet te pakten dy here ne vit dhe debaton sipas nje rendi dite te vendosur nga kryesia e partise. Vendimet e Keshillit Kombetar merren me shumice te thjeshte.

Kompetencat e Keshillit Kombetar Neni 40 1- Mbledhjen e Keshillit Kombetar e therret Kryetari ose Sekretari i Pergjithshem me miratim te Kryetarit ne marreveshje me Kryesine e Partise. Keshilli Kombetar mund te mblidhet edhe ne se e kerkojne ¼ e anetareve te tij. Ne kete rast Kryetari therret mbledhjen jo me vone se dy jave nga data e depozitimit te kerkeses. Data e mbledhjes dhe rendi i dites duhet tu njoftohen anetareve jo me vone se 5 dite para zhvillimit te mbledhjes. 2- a. Keshilli Kombetar merr te gjitha vendimet qe mund te kerkojne rrethanat kur Kongresit Kombetar nuk eshte i mbledhur dhe kur ato nuk jane parashikuar ne kete Statut si e drejte vetem e Kongresit. b. Keshilli Kombetar zgjedh ndermjet anetareve te tij te dale nga Kongresit, me votim te fshehte 15 anetaret e Kryesise se Partise nga nje liste ku numri i kandidateve te mos jete me pak se 1.5 here me i madh se numri i vendeve qe kerkohen. c. Keshilli Kombetar zgjedh/shkarkon ndermjet anetareve te tij te dale nga Kongresit Kombetar, me votim te fshehte: i. Sekretarin e Pergjithshem; ii. Nenkryetaret e Partise; iii. Pergjegjesin Financiar te Partise; v. Komisionin Qendror te Apelimit.

d. Ai vendos per rregulloren e brendshme, me propozim te kryesise se partise, ndermerr gjithe dispozitivin e nevojshem per zbatimin e ketij Statuti dhe per mbarevajtjen e partise. e. Ai vendos te gjitha investiturat kandidaturat elektorale, me perjashtim te atyre qe ky Statut i parashikon ndryshe. f. Ai shpall masat disiplinore. Vendimet e Keshillit kombetar merren me shumice te thjeshte votash. Ne rastin e masave disiplinore vendimet e keshillit kombetar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e keshillit kombetar nuk mund te zhvillohen pa pranine me shume se gjysmes se anetareve.

Kryesia e Partise Neni 41 Kryesia e Partise perbehet nga: a. Kryetari dhe nenkryetari nenkryetaret i Partise; b. Sekretari i pergjithshem; c. Pergjegjesi financiar Trezorieri i partise ; e. Kryetari i grupit parlamentar te PDI-se ne Kuvend; f. Kryetaret e organizatave partnere; g. 15 anetare te zgjedhur nga Keshilli Kombetar sipas percaktimeve ne rregulloren e brendshme. Numri i zonjave fituese te mos jete me pak se 20 %. Ne rast se ky kriter nuk plotesohet ne renditjen e dale pas votimit, atehere renditja e tyre veçohet nga ajo e pergjithshmja. Mandati i anetareve te kryesiese eshte kater vjeçar.

Kompetencat e Kryesise Neni 42 1- Kryesia e PDI angazhohet ne zbatimin e vendimeve te marra nga Kongresi e Keshilli Kombetar. Ajo pergatit projekte programesh, platformash dhe çdo kerkese tjeter qe i paraqiten forumeve ne emer te saj. Per kete qellim Kryesia e PDI mund te ngreje grupe pune. 2- Kryesia ka te drejten e nderhyrjes dhe refuzimit te kandidaturave te perzgjedhura nga organet lokale te Partise. Ajo i propozon Keshillit Kombetar kandidaturat per perfaqesuesit e saj ne postet e larta te pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. 3- Kryesia ka te drejte te vendose per thirrjen e Kongresit per zgjedhje te reja te nendeges se Partise dhe caktimin e organeve drejtuese te perkohshem te deges. 4- Kryesia emeron sekretarin e deges/nendeges. 5- Cakton kriteret e perfaqesimit brenda strukturave te PDI, seleksionon kandidaturat e vendos per to ne perputhje me kerkesat e ketij Statuti. 6- Miraton Pergjegjesit Financiar te Partise. 7- Miraton strukturen organike te PDI-se dhe ate te pagave. Vendimet ne kryesi merren me shumice te thjeshte te votave ne prani te me shume se gjysmes se anetareve te kryesise. Ne rast mos sigurimit te kuorumit mbledhja vijuese e saj per te njejtin rend dite zhvillohet pamvaresisht nga prezenca e Kryesise ka te drejte ti adresohet, veç secili prej anetareve te saj, edhe çdo kryesi dege, grupdege, organizate partnere.

Kryetari i Partise Neni 43 1- Kryetari kryeson organet qendrore te Partise dhe siguron zbatimin e vendimeve te tyre. Ai perfaqeson Partine ne te gjitha aktet e jetes civile. Ai emeron zedhenesin e shtypit te Partise si dhe Sekretarin e Marredhenieve Nderkombetare. 2- Ai ndihmohet nga nenkryetaret dhe Sekretari i Pergjithshem. 3- Kryetari i Partise zgjidhet ne perputhje me sistem mazhoritar me dy raunde. Modalitetet e votimit percaktohen nga rregullorja e brendshme.

Nenkryetaret e Partise Neni 44 1- Kryesia e PDI percakton numrin e nenkryetareve, te cilet zgjidhen nga Keshilli Kombetar. 2- Ne mungese te zgjatur te kryetarit dhe me autorizim te tij, njeri prej tyre zevendeson Kryetarin. Ne mungese te ketij autorizimi doreheqje, etj., Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon nenkryetarin qe do te drejtoje Partine deri ne vendimin perfundimtar te Kongresit Kombetar. 3-Njeri prej nenkryetareve zgjidhet nga Keshilli Kombetar Kryetari si kryetar i grupit parlamentar te PDI-se.

Sekretari i Pergjithshem Neni 45 Sekretari i Pergjithshem organizon funksionimin e perditshme te partise dhe pergjigjet per organizimin e saj. Ai paraqet çdo vit raportin e veprimtarive te kryesise qendrore para Keshillit Kombetar. Sekretari i Pergjithshem zgjidhet çdo kater vjet ne perputhje me Statutin.

Grupi Parlamentar i Partise Neni 46 1- Grupi Parlamentar i PDI perbehet nga deputetet e saj ne Kuvendin e Shqiperise. 2- Grupi Parlamentar i PDI: a. perfaqeson ne parlament PDI dhe siguron aty mbrojtjen e platformes, programit dhe interesave te PDI; b. harton programin dhe percakton menyren e veprimit te angazhimit te deputeteve te tij ne parlament dhe ne zonat elektorale perkatese; c. vendos per ndarjen e anetareve te tij ne komisionet parlamentare; d. harton rregulloren e funksionimit te grupit parlamentar e. I propozon Keshillit Kombetar per çeshtje qe jane kompetence e ketij te fundit.

V. ORGANET E KONTROLLIT TE PARTISE Komisioni Qendror i Apelimit Neni 47 1- Komisioni Qendror i Apelimit perbehet nga shtate anetare te zgjedhur nga Keshilli Kombetar. 2- Nese nje kerkese eshte hedhur poshte, i interesuari mund ti drejtohet Komisionit qendror te ankesave. Vednimi i Komisionit eshte i pa apelueshem. 3- Komisioni qendror i ankesave pranon kerkesa te formuluara nga te interesuarit kunder masave disiplinore te marra ne adrese te tyre. Ai pergjigjet per garantimin te drejtes per mbrojtje gjate ushtrimit te masave disiplinore. 4- Kur nje kryesi vendos te marre nje sanksion kundrejt nje anetari qe mban nje mandate zgjedhor, ekzekutiv ose parlamentar, ai nuk mund te behet publik veçse nese vendos kryesia e partise. Ne te gjitha rastet e tjera, Komisioni qendror i ankesave deklaron vete publikisht vendimet qe merr. 5- Komisioni qendror i ankesave, me kerkese te kryesise se partise, shprehet per mosperputhjet e vendimeve te marra nga organet qendrore, kryesite apo anetaret, me Statutin e Partise. Ai therret per degjim, sipas rastit, te interesuarit. 6- Ne tre muajt qe paraprijne çdo fushate zgjedhore dhe nje muaj pas saj, kryesia e Partise mund te deklaroje kundrejt nje anetari, kushdo qofte gjendja e tij, njerin prej sanksioneve qe parashikon Statuti, nese ai frenon zbatimin e vendimeve qe kane te bejne me kandidaturat. 7- Kerkesat per ripranim shqyrtohen nga kryesite e rretheve, nese vendimet jane marre prej tyre, ose nga kryesia e partise per te gjitha rastet e tjera. 8- Ne raste urgjente, dhe veçanerisht ne fushata elektorale, kryetari i Partise mund te ushtroje pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndermarre i paraqitet per miratim kryesise se partise afatin me te shkurter te mundshem.

Komisioni i perhershem i Statutit dhe rregullores se brendshme Neni 48 Komisioni i perhershem i statutit dhe rregullores se brendshme zgjidhet nga Keshilli Kombetar me propozim te Kryesise se Partise. Ky komision formulon propozimet per ndryshime ne Statut apo Rregulloren e brendshme qe i vijne atij nga kryesia e partise apo Keshilli kombetar. Propozime per ndryshime ne statut apo rregullore te bera nga anetaresia e kryesite i adresohen kryesise se partise e cila i shqyrton ato dhe ne rast nevoje ia paraqet komisionit.

VI. VEPRIMTARIA EKONOMIKE E PARTISE Financat e Partise Neni 49 1- Burimet financiare te Partise perbehen nga kuotizacionet e anetaresise, nga granti qe jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike qe njeh ligji per partite politike si dhe nga çdo burim tjeter qe autorizon ai. 2- Masa e kuotes se anetaresise percaktohet nga Kryesia e Partise nje here ne vit. Grumbullimi dhe administrimi i kuotave e kontributeve behet konform rregullores se brendshme.

Komisioni i Kontrollit Financiar te Partise Neni 50 1- Komisioni i kontrollit te administrimit te financave perbehet nga shtate anetare te zgjedhur nga Kryesia e Partise. 2- Kryetari i Bordit Tresorieri i pergjithshem, i zgjedhur nga kryesia e partise me propozim te kryetarit, eshte pergjegjes per administrimin e fondeve te Partise. Ai i kerkon Keshillit Kombetar ose Kryesise kur autorizohet keshtu nga KK te shprehet per projektin e buxhetit dhe jep llogari para tij per zbatimin e ketij buxheti. Komisioni, paraqet nje opinion per projektin e buxhetit dhe rregulloren e perdorimit te fondeve te partise. 3- Komisioni i kontrollit te administrimit financiar, kontrollon perdorimin rigoroz te financave te partise. Ne kete funksion ai mblidhet per te dhene mendim: - para dorezimit te bilancit te partise ne organet kompetente shteterore dhe te partise; - para paraqitjes se buxhetit ne kryesine e Partise. Ai mund te mblidhet edhe me kerkesen me se gjysmes se anetareve per te nxjerre rekomandime per administrimin financiar te partise. Keto rekomandime kane fuqi zabtuese per kryesine e partise.

Detyrimet pasurore Neni 51 1- Kryesia e PDI nuk mund te marre persiper detyrime sipas te cilave anetaret e saj pergjigjen me pasurine personale. 2- Per detyrime tregtare ligjore te Partise anetaret e organeve perkatese pergjigjen vetem me pasurine e Partise. 3- Organet e Partise jane pergjegjese per detyrimet e nje organi me te ulet vetem ne rastin kur ato e kane miratuar kete detyrim.

VII. ORGANIZATAT PARTNERE Organizatat partnere Neni 52 Partia bashkepunon me organizata partnere. Statusin e organizates partnere e marrin ato organizata qe kane qellime dhe aktivitet te perafert me ate te partise Statusi i Organizates partnere miratohet nga Kryesia e PDI-se:

VIII. PROCEDURA E MBLEDHJEVE Garantimi i shprehjes se lire te çdo anetari Neni 53 1- Çdokush nga anetaret ka te drejte te shprehe lirshem mendimin e tij ne strukturat dhe organet e PDI. 2- Kufizimi ne kohe dhe numer i diskutimeve ne nje mbledhje eshte i mundshem kur nuk eshte diskriminues dhe kur kete e kerkon shumica e anetareve me te drejte vote. 3- Ne çdo rast duhet respektuar dhe garantuar shprehja e mendimit ndryshe. Per kete, kur diskutohen çeshtje per te cilat ka mendime "pro" dhe "kundra", te garantohet shprehja e mendimit te pakices.

Aftesia vendimore quorumi Neni 54 1- Organet vendimmarrese te Partise kane aftesi vendimore quorum kur: a. ato jane thirrur duke respektuar procedurat dhe afatet e parashikuara ne kete Statut; b. kane marre pjese ne votime mbi 50% e anetareve me te drejte vote me perjashtim te rasteve kur ne Statut parashikohet ndryshe; 2- Ne rast se nuk ka quorum, drejtuesi i mbledhjes duhet te nderprese mbledhjen dhe te njoftoje per rendin e dites se mbledhjes tjeter. Ne kete rast, ai mund te mos marre parasysh afatet e percaktuara. Mbledhja tjeter eshte ne çdo rast me aftesi vendimore. Kjo u njoftohet anetareve. Ne se vertetohet mungesa e quorumit gjate mbledhjes ne çastin e votimit atehere votimi shtyhet per ne mbledhjen tjeter. Ne percaktimin e quorumit llogariten edhe abstenimet dhe votat e pavlefshme.

Shumica te kerkuara per vendimmarrje Neni 55 1- Vendimet quhen te miratuara nese votat "pro" perbejne mbi 50% te votave te vlefshme te pjesemarresve ne votim me perjashtim te rasteve kur ne Statut parashikohet ndryshe. Kur votat jane te barabarta propozimi i votuar konsiderohet i refuzuar. Abstenimet merren ne konsiderate per llogaritjen e korumit. 2- Per ndryshime statutore nevojitet shumica absolute e anetareve me te drejte vote. 3- Per miratimin e vendimit per shperndarjen apo bashkimin e PDI me nje parti tjeter, duhet nje shumice prej ¾.

Llojet e votimit Neni 56 1- Votimi behet i hapur duke ngritur doren ose mandatin. 2- Votimi behet i fshehte ne rastet e percaktuara nga Statuti si edhe kur propozimi per votim te fshehte mbeshtetet nga 1/6 e anetareve me te drejte vote. Format e votimit te fshehte percaktohen ne rregulloren e brendshme te Partise. 3- Gjate votimit çdo anetar ka te drejten te deklarohet se abstenon.

Afatet e zgjedhjeve Neni 57 Te gjitha organet e Partise duhet tu nenshtrohen zgjedhjeve te pakten çdo kater vjet.

Dokumentimi i vendimeve Neni 58 Vendimet e Kuvendit Kombetar dhe te Keshillit Kombetar dokumentohen, protokollohen dhe arkivohen nga dy persona te caktuar nga Sekretari i Pergjithshem. Per organet lokale te Partise ndiqet e njejta procedure nga sekretari i deges.

IX. DISPOZITA TE FUNDIT Prioriteti i Statutit te PDI Neni 59 Çdo statut apo rregullore e organeve te ndryshme te Partise dhe organizatave partnere nuk duhet te bjere ne kundershtim me Statutin e PDI.

Rishikimi i statutit Neni 60 Ky Statut mund te rishikohet nga Kongresi i Partise me shumicen absolute te anetareve te tij sipas propozimeve te kryesise se partise, se nje te katertes se anetareve te Keshillit kombetar, pas mendimeve te dhena nga komisioni i perhershem i statutit.

Hyrja ne fuqi

Neni 61

Ky Statut hyn ne fuqi me fillimin e seances vijuese te Kongresit Kombetar.

                                     
  • pragun zgjedhor është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet PDIU përfaqëson Cham shqiptare komunitetit në lidhje me pronat dhe çështje të tjera të
  • për ne është pavarësia, si dhe përmbushjen e normave për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në bashkësinë ndërkombëtare Ish kryetari i Kuvendit
  • për Shqipërinë Europiane ishte një koalicion në zgjedhjet parlamentare shqiptare të vitit 2013, dhe lideri ishtë Edi Rama. Mori 57.63 të votave dhe 83
  • mandatin e deputetit më datë 29 mars 2011, për arësye të dorëheqjes së deputetit Ferdinand Xhaferri i cili kandidoi për kryetar Bashkie Durrës. 2 Fiton mandatin

Users also searched:

...

Partia Drejtesi, Integrim e Unitet PDIU Komisioni Qendror i.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU u krijua më 17 shkurt 2011 si një bashkim midis dy partive politike: Partisë për Drejtësi dhe Integrim të udhëhequr​. Dixhitalizuar nga Qendra per Qeshtjet e Informimit Publik,ÇIP www. Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nga lekët e drogës, që sipas tij vitet e fundit është mbjellë shumë në Shqipëri. 19 74 0 43 0 1 0 3 0 140 Miratuar me Vendim të. Partia Demokratike e Shqipërisë 43 mandate. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 19 mandate. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 3 mandate. Partia Social​. PDIU Ne jemi partia e kauzave kombëtare, e çështjes çame. REFORMA NË DREJTËSI. 04 2016. □ Të vlerësojë njohuritë e qytetarëve mbi proçesin e reformës në drejtësië në Shqipëri. □ Të vlerësojë perceptimet e.


...