Топ-100
Back

ⓘ Citati i Papa Benediktit XVI në Regensburg. Citati i Papa Benediktit XVI ne Regensburg eshte nje thenie e shkeputur nga ligjerata e mbajtur nga Papa Benedikti X ..




Citati i Papa Benediktit XVI në Regensburg
                                     

ⓘ Citati i Papa Benediktit XVI në Regensburg

Citati i Papa Benediktit XVI ne Regensburg eshte nje thenie e shkeputur nga ligjerata e mbajtur nga Papa Benedikti XVI, ne Universitetin e Regensburgut, Gjermani, me 12 shtator 2006.

Benedikti XVI ka sherbyer me pare si profesor teologjie ne kete universitet, dhe ligjerata e tij titullohej Besimi, Arsyeja dhe Universiteti - Kujtime dhe Pasqyrime ". Ligjerata u prit mire por edhe u denua nga disa autoritete politike e fetare, si edhe pati nje jehone te madhe ne media, veçanerisht ne boten islamike, ku udheheqesit politikane dhe fetare islamike e denuan ashpersisht si fyerje keqpershkruese e Islamit, nga ana e Benediktit XVI per shkak te citimit te Manuelit II Paleologut ku thuhet:

"Pa me trego, çfare te reje solli Muhamedi, e do te gjesh vetem te keqe e shnjerzore si kete, qe ai urdheroi, besimin, qe ai parafoli, te perhapet me ane te shpates."

Citimi ne fillim eshte shfaqur ne "Dialog i mbajtur me nje fare persiani, Muterizin e denje, ne Anakara te Galatise", shkruar ne vitin 1391 si shprehje e pikepamjeve te perandorit bizantian Manuelit II Paleologut, nje nga qeveritaret e fundit te krishtere para Renies se Konstantinopolit ne duart e Perandorise Islame Osmane, ne lidhje me konvertimin e dhunshem, luften e shenjte, dhe nderlidhjen mes besimit dhe arsyes.

                                     

1. Lidhje te jashtme

  • Sqarim i Vatikanit ne italisht dhe anglisht nxjerre me 16 shtator 2006
  • Stampa:EnTeksti anglez i ligjerates se Regensburgut
  • Stampa:De Teksti origjinal gjerman i ligjerates se Regensburgut.