Топ-100
Back

ⓘ Ahmet Myftar Dede. Dede Ahmet Ahmataj ka qene kryegjysh boteror i bektazhizmit nga viti 1948 deri me 1958. Perktheu shume libra, te cilat qene nje ndihmese e ma ..




Ahmet Myftar Dede
                                     

ⓘ Ahmet Myftar Dede

Dede Ahmet Ahmataj ka qene kryegjysh boteror i bektazhizmit nga viti 1948 deri me 1958. Perktheu shume libra, te cilat qene nje ndihmese e madhe per bektashinjte.

                                     

1. Biografia

Ne vendlindje kreu shkollen qytetese ne vitet 1924 - 1929. Me 1937 shkon ushtar ne rrethin e Dibres dhe pasi lirohet vesh petkun e klerikut bektashi ne teqen e Bllaces tek baba Zeneli. Atje sherbeu deri ne vitin 1939. Me pas ai sherbeu ne teqete e Elbasan, Turan te Tepelenes, Vlore deri ne vitin 1942. Nga ky vit e deri ne maj te vitit 1944, me arme ne dore luftoi ne radhet e ushtrise antifashiste dhe inkuadrohet ne brigaden e 18 sulmuese. Ka qene ne batalionet partizane te Martaneshit, Elbasanit dhe te Pezes. Ne vitin 1943, internohet ne Portoromano te Durresit. Pas internimit kaloi ne çeten partizane te Shijakut ku plagoset rende.

Ne vitin 1945 sherben ne teqene e Kuzum Babait ne Vlore me titullin baba deri ne vitin 1948. Ne kete teqe ai afroi shume besimtare dhe intelektual dhe dashamires duke fituar respektin e gjithe Vlores dhe Shqiperise me punen e gjithanshme te tij te besimit bektashian.

Ne vitin 1948 emerohet ne postin e larte, Kryegjysh Boteror i Bektashinjve me Seli ne Tirane. Ai punoi per bektashizmin ne Shqiperi dhe marredheniet me teqet ne bote, pjesemarres ne konferencat e Paqes. Zoterues i gjuhes arabe dhe turke.

Me 1958 u hoq nga posti i Kryegjyshit dhe se bashku me dervishin e tij, Reshat Baerdhin, u internua ne Drizar te Mallakastres. Aty u mbajt nente vjet deri me 1967. Nga ai vit e deri me 1980 jetoi ne Tirane, ne menyre ilegale punoi per bektashizmin. Jetoi me preokupacion duke predikuar urtesine e dashurine nder njerez me fjalen e urte ndaj Zotit.

                                     

2. Vleresime

Albapost ne perkujtim te figurave te shquara kombetare per vitin 2001, emertoi emisionin e pullave me Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Per kontribut te shquar ne perhapjen e bektashizmit dhe ndenjave kombetare. Keshilli bashkiak i qytetit te Vlores i ka dhene titullin" Qytetar Nderi i Vlores”. Nipi i tij Kujtim Ahmataj, ish sekretari i pergjithshem prane Selise se Kryegjyshates Boterore Bektashiane, boton ne 2008 librin e shumepritur "Shenjti Kembezbathur". Ne kete liber jeta dhe vepra e shenjtit vjen nepermjet rrefimeve te besimatareve te tij, atyre qe deshmuan dhe jetuan mrekulline e tij si shenjtor, si atdhetar dhe si nje nder personalitet me te fuqishme te Kryegjyshates Boterore Bektashiane. Botimi u realizua me mbeshtetjen buk are te Skender Gazhelit mikut te Kryegjysh Dede Ahmetit. "Shenjti kembezbathur" ka pare disa ribotime, me kerkese te jashtezakonshme te publikut.

Prodhime te tjera perfshine filma dokumentare fetare artistike dhe historike.