Топ-100
Back

ⓘ Mesopotamia e vjeter eshte emri me te cilin njihet zona e {Lindjes se Aferme}, qe shtrihej mes tokave pjellore perreth lumenjve Tigris dhe Eufrat, pikerisht ne ..




Mesopotamia
                                     

ⓘ Mesopotamia

Mesopotamia e vjeter eshte emri me te cilin njihet zona e {Lindjes se Aferme}, qe shtrihej mes tokave pjellore perreth lumenjve Tigris dhe Eufrat, pikerisht ne kufinjte e Irakut te sotem, dhe Sirise lindore.

Qyteterimet e para te lashta ne Mesopotami u zhvilluan rreth 6.000 vjet me pare. Shkrimet mesopotame jane nder me te lashtat te njohura deri me sot ne bote, duke e bere Mesopotamine "djepin e qyteterimit". Sipas nje teze sumeret ishin te paret, qe krijuan nje nga sistemet e para te shkrimit ne historine e njerezimit. Qyteterimet me te rendesishme te Mesopotamise ishin sumeret 3500 p.e.r - 2000 p.e.r., babilonet 1800 p.e.r - 539 p.e.r., dhe asiret 1350 p.e.r. - 612 p.e.r. Ne Mesopotami cdo mbreteri kishte perndite e veta.Enlili-zoti I ajrit per sumeret. Marduku-kryezoiti dhe zoti I ajrit per babilonasit. Ishtari-zoti I dashurise, begatise e i luftes per asiranet. Ne Mesopotami linden edhe perandorite e para, dhe ndertimet e para monumentale.

                                     

1. Kultura

Arti i Mesopotamise

Arti i Mesopotamise prej nesh njihet me pak se arti egjiptian. Ne keto zona nuk kishte gure apo nxjerrje guri nga sklleverit. Shumica e godinave ndertoheshin me tulle te pjekur e cila me kalimin e kohes dhe nga kushtet atmosferike, shkermoqej dhe kthehej ne pluhur. Banoret ne Mesopotami nuk kishin te njejten bindje fetare me ata ne Egjipt. Ne periudhen shume te hershme kur nje popull i quajtur Sumeriane sundonin ne qytetin e Urit, mbreterit ende varroseshin me te gjithe njerezit e shtepise, me sklleverit te tjeret. Pra nuk ndodhte si ne Egjipt ku ata duhet te varroseshin ne varre te vecanta madheshtore. Banoret e Mesopotamise nuk besonin ne ruajtjen e trupit dhe te shpirtit te tij. Ndonese artistet ne Mesopotami nuk thirreshin per te zbukuruar muret e varreve, atyre iu duhej qe ne nje menyre ne tjeter te kujdeseshin per shembelltyren e njeriut per te qene i pushtetshem ne boten tjeter. Pas disa kohesh, mbreterit e Mesopotamise e bene per zakon qe te porosisnin monumente kushtuar fitoreve ne lufte ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofete e grumbulluara. Me pas monumente te tilla u kthyen ne kronika te plota, me figura per fushatat e mbretit. Kronikat e ruajtura mire datojne nga nje periudhe disi me e vone, nga periudha e sundimit te mbretit Asurnasipal II te Asirise i cili ka jetuar ne shekullin e nente para Krishtit, pak me vone se mbreti biblik Solomon. Ne to shihen te gjithe episodet e nje fushate te organizuar mire. Menyra e paraqitjes se skenave eshte fort e ngjashme me ato te egjiptianeve edhe pse me pak rregullsi e ngurtesi. Gjitçka ngjan mese e vertete dhe bindese. Ne shume mozaike pasyrohen lufterat e tmerrshme me shume te vrare te plagosur ku asnjeri prej tyre nuk eshte asirian.

                                     

2. Gjuha dhe shkrimi

Me sakte te themi Sumerianet. Duke filluar nga viti 4.000 pr.l.k. me pas sumeret, perdornin piktograme per te ruajtur deshmite e tyre. Dalengadale ato u zevendesuan nga simbole qe perdoreshin per te paraqitur tingujt dhe rrokjet e nje fjale, ne vend te idese qe percillte. Piktogramet e hershme gdhendeshin ne gur. Me vone, pas vitit 3.500, shkruesit merrnin shenim duke bere goditje vertikale dhe horizontale dhe te pjerreta mbi nje tabele balte te njome, duke perdorur majen e prere ne forme kunji te nje kallami. Me pas, tabelat liheshin te thaheshin ne diell. Shkrimi quhej kuneiform qe do te thote "ne forme kunji". Aty nga viti 2.700 pr.l.k. ne Sumeri kishte biblioteka me tabela balte.ik se te qiva ropt me gjith mesoptami.