Топ-100
Back

ⓘ Idriz Gjilani. Mullà Idriz Gjilani ka qene ulema dhe patriot shqiptar i Kosoves. Cilesohet nje nder tre shqiptaret ne mesin e 100 personaliteteve boterore musli ..




Idriz Gjilani
                                     

ⓘ Idriz Gjilani

Mullà Idriz Gjilani ka qene ulema dhe patriot shqiptar i Kosoves. Cilesohet nje nder tre shqiptaret ne mesin e 100 personaliteteve boterore muslimane ne enciklopedine "100 great Muslim leaders of 20 century" pergatitur nga 40 akademike muslimane dhe botuar ne Nju Delhi me 2005.

Me 11 qershor 2012, me rastin e Dites se Lirimit te Republikes se Kosoves, Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dekoroi pas vdekjes Mulla Idriz Gjilanin per kontributin e larte per liri te Kosoves me dekoraten "Urdhri i Lirise". Me 20 janar 2015 u nderua edhe me dekoraten "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikes se Shqiperise Bujar Nishani me rastin e 70 vjetorit te Masakres se Gjilanit.

                                     

1. Biografia

U lind ne Velekince ne kazane e Gjilanit ne kohen e Perandorise Osmane, i biri i Hajrullah Hasanit i vellazerise Kurteshi dhe i Sale Smakajt nga Cernica. Mesimet e para i mori ne mejtepin e Mulla Halim Cernices, pasi i kreu me 1911 vijoi studimet ne Ruzhdijen e Gjilanit per pune administrative. Lufta Ballkanike ia pengoi shkollimin dhe me pas nuk mundi te ndiqte me shkollimin e meparshem sepse shkolla u mbyll. Vijoi shkollimin e tij ne medresen Atik ne Gjilan. Pas sherbimit ushtarak ne vitet 1924-25, u diplomua me 1926 me Ixhezetnamé duke u bere imam dhe marre titullin mullà. Ishte ne kontakt me Komitetin" Mbrojtja Kombetare e Kosoves” dhe perkrahte partine Xhemijeti te Ferhat bej Drages, ku ndihu ne mosdebimin e popullsise shqiptare ne Mbreterine Jugosllave. Kreu detyren e imamit ne xhamine e Pidiçit ne Karadak ne vitet 1927-32 dhe me pas ne Hogosht te Moraves se Poshtme deri me 1938 kur shkoi ne detyren e anetarit i Mexhlis Ulemase ne Shkup, qe e administronte jeten fetaro-arsimore te viseve shqiptare nen administrimin shteteror te Jugosllavise.

Gjate Luftes se Dyte Boterore, si i pari i besimtareve te fese islame ne Nenprefekturen e Gjilanit, Myfti dhe Nenmyfti, e si imam ushtarak i Regjimentit IV te Ushtrise se Mbretnise Shqiptare, ne Prishtine. Drejtoi forca paraushtarake nen flamurin e Mbretnise Shqiptare duke luftuar per Shqiperine etnike kunder jugosllaveve dhe bullgareve deri ne vjeshten e 1944. Me pas jetoi i fshehur, deri kur naten e 25-26 nentorit 1949 Mulla Idrizi u dogj i gjalle nga serbet.

                                     

2. Referimet

Literature

  • Mohammad Manzoor Alam 2005. 100 great Muslim leaders of the 20th century ne anglisht. New Delhi: Institute of Objective Studies. f. 411. ISBN 9788185220062.
  • Portali i Gjilanit