Топ-100
Back

ⓘ Peresadët. Peresadet ishin nje fis ilir qe jetonte ne rajonin e lashte te Ilirise, si fqinje me Dardanet, Enkelejet dhe Sesaretet. Disa historiane kane sugjerua ..




Peresadët
                                     

ⓘ Peresadët

Peresadet ishin nje fis ilir qe jetonte ne rajonin e lashte te Ilirise, si fqinje me Dardanet, Enkelejet dhe Sesaretet. Disa historiane kane sugjeruar qe ata nuk ishin nje fis ilir i veçante, por nje pjese e Dardaneve. Madje ata dhane edhe nje personalitet te shquar i cili me vone u be i njohur si Bardhylis, duke themeluar edhe nje dinasti e cila udhehoqi vete Dardanet. Nga disa studiues konsiderohet se benin pjese ne grupin e fisit ilir te Taulanteve. Hulumtime tjera ne lidhje me klasifikimin e tyre i kishin identifikuar ata si fis ilir, megjithate, kerkimet e fundit kane perforcuar mundesine qe ata te ishin nje fis me perkatesi dardano - thrakase.

Vete emertimi i tyre eshte shume afer emrit Berisades me perkatesi Thrakase duke sugjeruar nje origjine te mundshme thrakase. Peresadet gjithashtu duket se kane pasur kontakte edhe me thrakasit. Strabo shkruan ate qe ka te ngjare ta kete mesuar nga shkrimet e Hekateut te Miletit per ta, duke thene se ata iu bashkuan dinastise se Enkelejve ndersa termi Sesaretet Sesarethii perdoret si sinonim per Peresiadet, por ne te njejten kohe perdoret edhe per Enkelejet nga Straboni. Ata jetuan dhe zoteruan zonen perreth Trebenishtes moderne prane liqenit te Ohrit rreth shekullit VII para Krishtit, nje hapesire nderkufitare me Maqedonine antike, por qe me vone u tkurren shume duke filluar nga viti 475 para Krishtit.