Топ-100
Back

ⓘ Piu I. Pius I ishte ipeshkev i Romes dhe pape ndoshta nga vitet 140 - 154. Besohet te kete lindur ne Aquileia, ne veri te Italise, babai i tij ishte nje fare Ru ..




Piu I
                                     

ⓘ Piu I

Pius I ishte ipeshkev i Romes dhe pape ndoshta nga vitet 140 - 154. Besohet te kete lindur ne Aquileia, ne veri te Italise, babai i tij ishte nje fare "Rufinusi", sipas Liber Pontificalis. U zgjodh pape pas tre ditesh agjerimi dhe lutjesh kushtuar besimtareve te shkolles se re papnore. Papa Piusi I ishte pasardhes i Papa Higinus.

Sipas te dhenave, ai u mor me çeshtjet rreth hebrenjve te kthyer ne krishterim si dhe luftoi ashper heretiket gnostike Valentino, Cerdone dhe Marcione. Ai vendosi qe Pashket te festohen gjithmone ne diten e diel.

Ai ka ndertuar kishen romake Santa Pudenziana, qe eshte edhe kisha me e vjeter e Romes.

Sipas Canone muratoriano, nje kopje origjinale greke e vitit 170, Piusi ishte vellai i Hermas, autorit te vepres "Pastori i Hermas", me e perhapura mes eterve apostolike.

Papa Piusi I renditet si pape i 10 i kishes katolike romake dhe eshte shenjtor.

Rrefehet se vdiq si deshmor, por rreth kesaj nuk ka te dhena historike te besueshme.

Dita e tij perkujtimore eshte 11 korriku.

Emri Pius do te thote "i meshirueshmi, i pervuajturi".