Топ-100
Back

ⓘ Protestat e Studentëve të Shqipërisë. Protesta e studenteve te universiteteve publike ne Shqiperi nisen organizimin e tyre ne muajin Dhjetor 2018 ne Tirane. Pro ..




                                     

ⓘ Protestat e Studentëve të Shqipërisë

Protesta e studenteve te universiteteve publike ne Shqiperi nisen organizimin e tyre ne muajin Dhjetor 2018 ne Tirane. Protesta e pare u organizua nga studentet e Fakultetit i Arkitektures dhe Urbanistikes ne 4 Dhjetor 2018 per arsye te nje vendimi nga Keshilli i Ministrave Nr. 288 Dt. 22.05.2018, i cili tarifonte çdo student per te paguar nje shume te caktuar monetare per çdo kredit lende qe perseriste ne sesionin e dyte te provimeve ne Universitetet publike.

Pas protestes se FAU te cilet fillimisht bojkotuan mesimin dhe hyrjen ne fakultet, studentet e fakulteteve te tjera u njohen me vendimin e ri te Keshillit te Ministrave i cili nuk ishte transmetuar me pare tek ata. Keshtu ne 5 Dhjetor 2018, do te ishte protesta e dyte e cila u zhvendos para Ministrise se Arsimit dhe Sportit me pjesemarrjen e studenteve te gjitha Fakulteteve te tjera, te cilet bojkotuan pjeserisht mesimin dhe iu bashkangjiten protestes duke kerkuar heqjen e VKM Nr. 288 si dhe plotesimin e 8 kushteve te tjera.

Me 6 Dhjetor 2018 protesta u be akoma edhe me shume masive, ku ne te gjitha fakultetet e Tiranes u bojkotua mesimi nga ana e studenteve. Kete dite, perveç heqjes se vendimit ata kerkonin edhe 8 kushte te tjera te panegociueshme. E gjendur perballe presionit te studenteve, Kryeministri Edi Rama me propozim te Ministres se Arsimit, Sportit dhe Rinise vendos qe neni kater i ketij vendimi te shfuqizohet. Por studentet vazhduan protestat e tyre, tashme duke patur perveç perkrahjen e pedagogeve por edhe te studenteve ne rrethet e tjera si Durresi, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça te cilet po ashtu organizuan protesta ne vendet e tyre.

Prej pothuajse 2 javesh, studentet vazhdojne protesten e tyre para MAS, Kryeminsitrise dhe se fundmi Pralamentit. Protesta ka sjelle edhe debatin me Kryeministrin Edi Rama, i cili prej disa javesh gjate zhvillimit te protestes ka ftuar studentet per dialog per kushtet qe ata kane. Keta te fundit, nuk kane pranuar asnje negociate me Qeverine, duke i konsideruar ato si te pa negociueshme.

Kjo proteste do te jete nder te parat ne demokracine e Shqiperise e pa iniciuar nga Partite Politike ne Shqiperi.

  • Rritja nga 10 % ne 50 % e peshes totale te votes se studenteve per te zgjedhur kandidatet per dekan, rektor dhe çdo fakultet te kete nje perfaqesues te studenteve ne senatin akademik.
  • Ndertimi i nje biblioteke me standarde Europiane dhe me liber universitar online, falas per studentet ne gjuhen shqipe.
  • Vleresim i perfomances ne mesimdhenie dhe kerkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
  • Pajisja te gjithe studenteve me Karten e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 te ndiqen nga bashkite perkatese
  • Rishikim i titujve akademike dhe verifikimi i plagjiaturave te doktoraturave dhe teksteve mesimore.
  • Mbeshtetur ne nenin 99 mbi Keshillet e Studenteve, Ligji i Arsimit te larte, pika 2 kerkojme qe Bordi i Administrimit te IAL-ve te kete numer te barabarte votash si nga MASR dhe IAL-te si dhe te shtohen nje perfaqesues ne kete bord nga studentet.
  • Transparence me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise dhe IAL-ve, publikimi i te gjitha shpenzimeve online.
  • Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qellim mundesimin e pergjysmimit te tarifes se studimit per çdo nivel studimi, permiresimin e mesimdhenies dhe infrastruktures, Universitet/konvikt.