Топ-100
Back

ⓘ Protesta studentore në Shqipëri, 2018. Protestat studentore ne Shqiperi jane nje sere protestash ne rruge, demonstrata dhe aktivitete online te mbajtura nga stu ..




Protesta studentore në Shqipëri (2018)
                                     

ⓘ Protesta studentore në Shqipëri (2018)

Protestat studentore ne Shqiperi jane nje sere protestash ne rruge, demonstrata dhe aktivitete online te mbajtura nga studentet e universiteteve publike ne dhjetor te 2018-tes per te kundershtuar tarifat e larta te shkollimit,kerkimin e cilesise ne arsim dhe permiresimin e kushteve ne konvikte. Studente ne te gjithe Shqiperine u mblodhen kunder levizjeve te qeverise shqiptare per te bere arsimin universitar edhe me te shtrenjte, duke futur tarifa te reja per provime. Tarifa vjen ne krye te tarifave universitare te rritura ne menyre dramatike, te cilat nuk kane arritur te sjellin ndonje permiresim ne arsimin publik.

                                     

1. Levizja e dyte Studentore

Protestat filluan me 5 dhjetor nga studentet e Fakultetit te Arkitektures dhe Urbanistikes te Universitetit Politeknik te Tiranes dhe shume te tjere u bashkuan gjate diteve te ardhshme te protestes.Te nesermen me 6 dhjetor perpara godines se UPT-se nje grumbull i madh studentesh u mblodhen ne oret e para te mengjesit duke kerkuar mbeshtetjen te gjithe studenteve ne vend duke e vendosur levizjen studentore ne karakter kombetar.

Studentet u treguan shqiptareve se shpresa nuk ishte humbur,se shpresa ishin vete ata duke leshuar ne sheshin perpara universitetit te njejtat thirrje si dekada me pare prej prinderve te tyre,E duam Shqiperine si gjithe Europa!

Mijera studente ne Tirane bojkotuan mesimet dhe marshuan nga fakultetet e tyre drejt nderteses se ministrise duke i kerkuar Ministrise te shkurtoje tarifat e shkollimit dhe anulimin e vendimit te qeverise per pagesat e provimit, se bashku me kerkesat e tjera si kushtet me te mira te jeteses ne konvikte dhe nje me te madh perfshirjen e studenteve ne procesin e vendimmarrjes. Ishte protesta me e madhe qe vendi kishte pare ne vite. Studentet nga universitetet publike ne qytete te tjera si Durresi, Shkodra, Elbasan dhe Korça u bashkuan thirrjeve te bashkemoshatareve te tyre ne tirane duke bojkotuar leksionet dhe duke tubuar ne rruge.

Studentet nuk kishin nje drejtues pasi protesta lindi nga nje revolte mbi tarifat e shtrenjta dhe cilesia jo e deshiruar e jetes universitare perpostmas ketij fakti perfaqesuesit e studenteve ne senatet akademike ne te shumtat e rasteve ishin inekzistente.

Ne diten e dyte te protestes disa prej Kryetareve te Keshillave te reja Studentore si Xhuljan Guçe, Kurtish Rexhmati dhe Enrik Shehu shkruan 8 kerkesat e studenteve drejtuar Qeverise Shqiptare, kerkesa qe do te mbeteshin deri ne perfundimin e protestave.

Ne diten e dyte te protestes, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se vendimi i qeverise per tarifat me te larta do te anullohej, por studentet vendosen te vazhdonin protestat per kerkesat e tyre te tjera. Mediat raportuan se ministrja Nikolla kishte nisur inspektimin e kushteve ne konvikte, qe perben edhe nje nga kerkesat e studenteve.

Protesta vazhdoi per dite me rradhe me organizime te pavarura te studenteve qe kulmuan ne protesten e pare masive te dates 8 dhjetor, dite qe perkon dhe me Diten e Rinise, kur kujtohet organizimi i protestave studentore te vitit 1990, te cilat siguruan nderrimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit ne vend. Bojkoti i leksioneve vazhdoi pergjate gjithe muajit Dhjetor.

Ne muajin janar, studentet zaptuan ambientet e Fakulteteve si shenje proteste ndaj mosplotesimit te kerkesave. Dy vatrat kryesore te kesaj faze te re proteste ishin Fakulteti i Drejtesise dhe Fakulteti i Ekonomise. Ne oret e para te mengjesit te 11 janarit, policia private ne bashkepunim me Policine e Shtetit nderhyn dhunshem ne keto dy Fakultete ne perpjekje per te hequr karriget dhe bankat e vendosura si barrikade para dyerve. Kjo nuk i ndali studentet dhe diten e neserme pas nje thirrje per solidaritet nga Marlin Muça, Arlind Hoxha,Denis Karaj, Maringlen Tanushit dhe Yllhan Hoxhes, organizative ne FDUT per studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres cajne rrethimin e Fakultetit te Drejtesise duke hyre brenda dhe vazhduar bashke me studentete e FDUT protesten.

Fakulteti i Drejtesise ishte Fakulteti i cili rezistoi me gjate duke hapur barrikaden ne 11 shkurt 2019, fale duke i dhene fund keshtu Levizjes se Dyte Studentore.

Protesta studentore tregoi nje qendrim te pavarur nga rrymat politike,duke u shnderruar keshtu si nje levizje mbarepopullore e cila u mbeshtet nga shumica e shqiptareve.Levizia e dyte studentore pasoi me krijimin e nje fryme te re perceptimi tek shqiptaret,duke ju dhene shprese.