Топ-100
Back

ⓘ Kançipurami në periudhën para-Pallava. Distrikti i Kanchipuramit ne Tamil Nadune veriore eshte konsideruar si rajoni i pare ne vendin tamil qe u arjanizua. P. T ..




Kançipurami në periudhën para-Pallava
                                     

ⓘ Kançipurami në periudhën para-Pallava

Distrikti i Kanchipuramit ne Tamil Nadune veriore eshte konsideruar si rajoni i pare ne vendin tamil qe u arjanizua. P. T. Srinivasa Iyengari beson se ne periudhen para-Pallava, ky rajon ishte ngulimi me jugor i kultures sanskrite. Ai permend prejardhjen etimologjike te fjales "Kanchipuram" dhe deshmi te tjera ne mbeshtetje te mendimit te tij. Gjithesesi, megjithe keto pohime, Kanchipurami mendohet se eshte permendur ne eposin tamil te Manimekhalait. Ne shekullin e IV te e.s., Kanchipurami u shfaq nga nje e kaluar e erret per tu bere kryeqyteti i Mbreterise Pallava. Qyteti e arriti kulmin e fuqise se tij gjate shekullit te VII, kur u vizitua nga udhetari kinez Hiuen Tsang.

                                     

1. Etimologjia

Disa studiues besojne se Kanchipurami mund te kete rrjedhur nga "Kanjiyuri", qe eshte permendur ne poemat e hershme tamile. Kanjiyuri eshte nje vend ne vendin Chola dhe emri i tij do te thote "vendi i rrethuar nga peme Kanji ". Kanjiyuri eshte permendur ne mjaft tekste te hershme, midis te cileve edhe te Puṟanāṉūṟu. Gjithesesi, dravidologjisti dhe profesori i historise P. T. Srinivasa Iyengari, ne librin e tij History of the Tamils from the Earliest Times to 600 AD, pohon se Kanjiyuri i permendur ne poemat e hershme tamile nuk ishte Kanchipurami, por nje qytet tjeter. Srinivasa Iyengari pohon se Kanchipurami eshte nje fjale sanskrite dhe qe qyteti nuk ka emer tamil. Ne mbeshtetje te mendimeve te tij, ai pohon se Kanchipurami eshte permendur ne librat e gramatikanit te sanskritishtes Patanjali, qe jetoi midis shekujve te III dhe te II p.e.s. Ne te kundert, permendjet e para te Kanchipuramit ne literaturen tamile, gjenden te Perumpānāṟṟuppatai, nje lavderim i Ilandiraiyanit, qe u shkrua ne shekullin e II te e.s. Aty, megjithate, Kanchi nuk eshte permendur ne formen e tij sanskrite Kanchi, por ne formen e tij prakrite Kacci. Mbi bazen e kesaj deshmie, Srinivasa Iyengari arrin ne perfundimin se Kanchipurami mund te kete qene ngulimi me jugor i kultures sanskrite.

                                     

2. Kufiri verior i vendit te lashte tamil

Provinca me veriore e vendit te lashte tamil ishte distrikti i Aruvas distrikti i sotem i Arcotit Jugor. Rajonet pertej Aruvas ishin te njohura si Aruvavadadalai. Distrikti i Kanchipuramit nuk kishte emer te veçante deri ne periudhen e vone Pallava kur mori emrin Tondaimandalam.

                                     

3.1. Historia Kanchipurami para-historik

Zbulimi i Henry Bruce Foote-t te sepates para-historike prej guri ne Pallavaram ne vitin 1863 tregon se rajoni mund te kete qene banuar qe nga Koha e gurit. Gjetjet arkeologjike nga nje periudhe me e vone tregojne madje nje ngulim te zhvilluar te Kohes se Hekurit. Fosilet e kafsheve dhe perdorimi i gurit te gjetura ne Athirapakkam ne veri-perendim te qytetit te Chennait mund te jene deri ne 300.000 vjeçare.

                                     

3.2. Historia Dravida

Permendjet me te hershme te Kanchipuramit ndodhen ne tekstet sanskrite te Patanjalit. Mbreteria Dravida e Mahabharatas duhet te kete qene e perqendruar mbi rajonin e Kanchipuramit. Sipas nje tradite, ministri i Chandragupta Mauryas, Chanakya ishte me origjine dravide. Nje nga emrat e ndryshem te Chanakyas ishte Dramila, forma sanskrite e "Tamilian". Kanchipurami eshte permendur gjithashtu si Satyavrataksetra te Bhagavata Purana, sipas emrit te mbretit Satyavrata qe sundonte rajonin. Per rrjedhoje, te gjithe mbreterit e Kanchit deri ne Periudhen Pallava, mbanin titullin "Satyaputra" qe do te thote "biri i Satyavratas".

                                     

3.3. Historia Zhvillimi i kulteve agamike

Rajoni i Kanchipuramit eshte nje nga rajonet e para ne vendin tamil qe pa zhvillimin e kulteve agamike. Tekstet sanskrite te shekujve qe paraprijne eren tone e permendin Kanchipuramin mes shtate qyteteve te shenjta tempullore te Indise. Nje numer manastiresh budiste u ndertuan gjate kohes se perandorit Mauryan, Ashoka. Reliket budiste dhe xhainiste ne rajon deshmojne per pranine domethenese budiste dhe xhainiste ne qytet ne ate kohe.

                                     

4. Bibliografia

  • Muthiah, S. 2004. Madras Rediscovered. East West Books Madras Pvt Ltd. ISBN 81-88661-24-4.
  • Iyengar, P. T. Srinivasa 1929. History of the Tamils from the Earliest Times to the Present Day.
  • Nilakanta Sastri, K. A. 1955. A History of South India. Oxford University Press.