Топ-100
Back

ⓘ Arkitektura shkëmbore e Indisë. Arkitektura shkembore indiane eshte me e larmishme dhe gjendet me tepri se çdo arkitekture tjeter shkembore ne bote. Arkitektura ..




Arkitektura shkëmbore e Indisë
                                     

ⓘ Arkitektura shkëmbore e Indisë

Arkitektura shkembore indiane eshte me e larmishme dhe gjendet me tepri se çdo arkitekture tjeter shkembore ne bote. Arkitektura shkembore eshte praktika e krijimit te nje strukture duke skalitur ose germuar nga shkembi natyror. Shkembi qe nuk eshte pjese e struktures hiqet deri sa mbetet vetem shkembi qe perben elementet arkitekturore te brendesise se germuar. Arkitektura shkembore e Indise eshte kryesisht me natyre fetare.

Ka me shume se 1.500 struktura te njohura shkembore ne Indi. Shume nga keto struktura kane vepra arti me rendesi globale dhe shumica jane zbukurime me gdhendje te mahnitshme ne shkemb. Keto struktura te vjetra perfaqesojne arritje domethenese te inxhinierise strukturore dhe zejtarise. Ne Indi, shpellat shiheshin prej kohesh si vende te shenjta. Shpellat qe zgjeroheshin ose qe krijoheshin teresisht nga njeriu konsideroheshin po aq te shenjta sa dhe ato natyrore. Ne fakt, faltoria ne gjithe strukturat fetare indiane, madje edhe ato qe ishin te veçuara, kishin te njejten ndjesi shpellore te shenjterise, duke qene te vogla dhe te erreta pa drite natyrore. Arkitektura me e vjeter shkembore gjendet te Shpellat Barabar, ne Bihar te ndertuara rreth shekullit te III p.e.s. Tempuj te tjere shpellor gjenden ne Dekanin perendimor, kryesisht faltore dhe manastire budiste, qe datojne nga viti 100 p.e.s. dhe 170 i e.s. Fillimisht, ato ishin me gjasa te shoqeruara nga strukura druri, qe duhet te jene degraduar pergjate kohes. Historikisht, tempujt shkembor kishin nje teme dokoruese si te drurit; artizanet e zote mesuan te imitojne indin e drurit, ashpersine e siperfaqes dhe strukturen prej druri. Tempujt me te hershem shpellor perfshijne Shpellat Bhaja, Shpellat Karla, Shpellat Bedse, Shpellat Kanheri dhe disa nga Shpellat Ajanta. Reliket e gjetura ne keto shpella sugjerojne nje lidhje midis funksionit fetar dhe tregetar, pasi misionaret budiste shpesh shoqeronin tregetaret ne rruget nderkombetare te tregetise permes Indise. Disa nga tempujt shpellore me madheshtore, te ndertuar nga tregetaret e pasur, perfshinin kolona, harqe dhe façata te rafinuara gjate kohes qe tregetia detare midis Perandorise Romake dhe Azise jug-lindore pati nje bum. Megjithese tempujt me struktura te veçuara filluan te ndertoheshin ne shek. e V, tempujt shkembore te shpellave vazhduan te ndertoheshin paralelisht. Arkitektura e vone shkembore e shpellave u be me e sofistikuar si ne Shpellat Ellora, duke kulminuar ne Tempullin monolitik te Kailasanatharit ne Ellora. Megjithese tempujsh shpellore vazhduan te ndertoheshin deri ne shek. e XII, arkitektura shkembore u be gati teresisht strukturore ne natyre, e perbere nga shkembinj te prere ne tulla dhe ndertuar si ndertime te pavarura. Kailashi eshte tempulli i fundit spektakolar i germuar ne shkemb. Ka gjithashtu nje numer relievesh shkembore, skulpturash ne reliev te skalitura ne faqen e shkembit, jashte shpellave ose siteve te tjera.

                                     

1. Shpellat e hershme

Shpellat me te hershme te perdorura nga njerezit ishin shpellat natyrore te perdorura nga banoret vendore per nje larmi qellimesh, si faltore dhe strehime. Deshmite sugjerojne se shpellat u perdoren dhe modifikuan per here te pare gjate Periudhes se Mezolitit 6000 p.e.s. Shembujt e hershem perfshinin dekorime te dala shkembore me piktura shkembore. Strehimet Shkembore te Bhimbetka-s, nje sit i Trashegimise Boterore, gjenden ne skaj te Rrafshires se Dekanit, ku erozioni dramatik ka lene gure masive ranore te dale ne siperfaqe. Shume shpellat dhe grotto-t e zones kane ofruar vegla primitive dhe piktura dekorative shkembore, pasqyrime te tradites se lashte te nderveprimit te njeriut me peizazhin.

                                     

2. Tempujt shpellore

Kur mberriten misionaret budiste, ata u vendosen rreth shpellave per ti perdorur si tempuj dhe banesa, sipas ideve te tyre fetare te asketizmit dhe jetes murgore. Topografia e maleve perendimore Ghat, me kodrat e tij maje sheshta prej bazalti, grykat e thella dhe rrepirat e mprehta, u pershtaten per prirjet e tyre kulturore. Me te hershmet e Shpellave Kanheri u germuan ne shekullin e I dhe te II p.e.s., pas atyre ne Ajanta, te cilat u banuan ne menyre te vazhdueshme nga murgjit budist nga viti 200 p.e.s. deri ne vitin 650 te e.s. Pasi ideologjia budiste e inkurajoi perfshirjen ne tregeti, manastiret shpesh u bene ndalesa per tregetaret dhe ofruan strehim pergjate rrugeve tregetare. Si rrjedhoje e rritjes se perkrahjes tregetare dhe mbreterore, brendesia e shpellave u be me e rafinuar, me mure te brendshem te dekoruar me piktura, relieve dhe skalitje te nderlikuara. Façatave ju shtua pjesa e jashtme ndersa brendesia u planifikua per perdorime specifike, si manastiret viharat dhe sallonet e adhurimit chaityat. Pergjate shekujve, shpellat e thjeshta filluan ngjanin me ndertesa qe qendronin te veçuara, duke patur nevoje te ishin formalisht te dizenjuara dhe duke kerkuar artizane dhe zejtare me aftesi te larta per tu realizuar. Keta artizane nuk i kishin harruar rrenjet e tyre prej druri duke imituar nuancat e nje strukture prej druri ne punimin e shkembit.

Shembuj te hershem te arkitektures shkembore jane basadi-t shpellore, tempujt dhe manastiret budiste dhe xhainiste, shume prej te cileve me chandrashala. Natyra asketike e ketyre besimeve i nxiste ndjekesit e tyre te jetonin ne shpella dhe grotto natyrore ne faqet e kodrave, larg prej qyteteve dhe keto u zgjeruan dhe u zbukuruan me kalimin e kohes. Megjithese shume tempuj, manastire dhe stupa jane shkaterruar, ne te kundert tempujt shpellore jane ruajtur shume mire pasi ata ishin me pak te dukshem dhe keshtu me pak te prekur nga vandalizmi si dhe jane bere me materiale me rezistente sesa druri dhe muratura. Gjendet rreth 1200 tempuj shpellore akoma ne ekzistence, shumica te cileve jane budiste. Rezidencat e murgjeve quheshin Vihara dhe faltoret e shpellave, te quajtura chaitya, ishin per adhurim te perbashket. Garbhagriha-t me te hershme shkembore, te ngjashme me ndertesat qe qendrojne me vete te mevonshme, kishin nje dhome te brendshme rrethore me kolonat per te krijuar nje kalim cirkumambulator pradakshina rreth stupa-s dhe nje sallon te jashtem drejtekendor per mbledhjen e ndjekesve.

Shpellat Ajanta ne Maharashtra, nje sit i Trashegimise Boterore, jane 30 tempuj shkembore budiste ne shpelle te germuar ne faqen e dukshme vertikale te nje gryke afer nje pellgu te furnizuar nga ujevara qe gjendet ne kodrat e maleve Sahyadri. Si gjithe vendndodhjet e shpellave budiste, kjo gjendet afer rrugeve kryesore tregetare dhe u shtri ne gjashte shekuj duke filluar ne shek. e II ose I p.e.s. Nje periudhe intensive ndertuese ne kete sit u zhvillua nen mbretin Vakataka Harisena midis viteve 460 dhe 478. Jane gjetur nje larmi e shumellojshme skulpturash dekoruese, kolonash me skalitje te nderlikuara dhe relieve te skalitura, duke perfshire korniza dhe kolona te skalitura mjeshterisht. Artizane te zotet e punuan shkembin duke imituar drurin ne ndertim dhe nuancat dhe skalitjet e nderlikuara dekoruese, megjithese elemente te tilla arkitekturore ishin zbukuruese dhe jo funksionale ne kuptimin klasik. Me vone shume breter Hindu nga jugu i Indise patronizuan shume tempuj shpellore kushtuar perendive Hindu. Nje shembull i tille i shquar i arkitektures se tempujve te shpellave jane Tempujt shpellore ne Badami, ne Badami, kryeqyteti i hershem i Dinastise Chalukya, i realizuar ne shekullin e VI. Jane kater tempuj shpellore te skalitur nga faqet e rrepires, tre Hindu dhe nje Xhainist, qe permbajne elemente arkitekturore te skalitura si kolonat dekoruese dhe kllapat ashtu si dhe skulptura te skalitura mjeshterisht dhe panele te gdhendura tavani. Ne afersi gjenden shume faltore te vogla shpelle budiste.

                                     

3. Tempujt shkembore monolitike

Arkitektet Pallava filluan te skalisnin shkembin per te krijuar nje kompje monolitike te tempujve strukturore. Nje veçori e vendosjes se tempullit shkembor te shpellave deri ne kohen e hershme te Dinastise Pallava eshte se ata nuk levizen me ne jug se Aragandanallur-i, me perjashtimin e vetmuar te Tiruchitrapalli-t ne bregun jugor te Lumit Kaveri, kufiri tradicional jugor midis veriut dhe jugut. Gjithashtu, faqe te mira graniti per struktura te futura ne shkemb nuk ishin te disponueshme ne jug te lumit. Nje tempull shkembor eshte germuar nga nje shkemb i madh dhe i skalitur duke imituar nje tempull druri ose me murature me dekorime muri dhe vepra arti. Pancha Rathas eshte nje shembull i arkitektures monolitike shkembore te Indise qe daton nga fundi i shekullit te VII i gjendur ne Mamallapuram, nje Sit i Trashegimise Boterore te UNESCO-s. Tempulli 16 i Shpellave Ellora, Temulli Kailasanathar, eshte i veçante ne ate qe u germua se lartmi ne vend te praktikes se zakonshme te germimit ne rrepiren e faqes se kodres. Tempulli Kailash u krijua nepermjet nje germimi te vetem masiv se lartmi 30.5 m. ne shkembin vullkanik prej bazalti. U urdherua ne shek. e VIII nga mbreti Krishna I dhe mori me shume se 100 vjet per tu perfunduar. Tempulli Kailash, ose shpella 16 siç njihet ne Shpellat Ellora gjendet ne Maharashtra ne rrafshiren e Dekanit, eshte nje tempull i stermadh monolitik kushtuar zotit Shiva. Ne kete sit jane ndertuar 34 shpella, por 33 shpellat e tjera, Hindu, budiste dhe xhainiste, u skaliten ne faqen e shembit te rrafshires. Efekti i Tempullit Kailash eshte ai i nje tempulli te veçuar te rrethuar nga faltore me te vogla shpelle te skalitura ne te njejtin shkemb te zi. Tempulli Kailash eshte skalitur me figura perendishe nga Puranat Hindu, se bashku me qenie mistike si nimfat qiellore, muzikante dhe figurat fatsjellese dhe te pjellorise. Shpellat Ellora jane gjithashtu nje Sit i Trashegimise Boterore. Nuk ka nje kufi kohor qe ndan krijimin e tempujve shkembore dhe tempujve te veçuar te ndertuar me gure te skalitur pasi u zhvilluan paralelisht. Ndertimi i strukturave te veçuara filloi ne shekullin e V, ndersa tempujt shkembore vazhduan te ndertoheshin deri ne shekullin e XII.



                                     

4. Monumentet shkembore ne Indi

  • Shpellat Bagh.
  • Shpellat Lenyadri
  • Tempulli Masroor ne Kangra.
  • Ramateerthami, ne Andhra Pradesh.
  • Siti budist Bojjannakonda, ne Andhra Pradesh.
  • Siti budist Guntupalle, ne Andhra Pradesh.
  • Grupi i monumenteve ne Mahabalipuram
  • Pitalkhora
  • Shpellat Pandavleni
  • Shpellat Undavalli, ne Andhra Pradesh.
  • Shpellat Ellora kane dymbedhjete tempuj budiste, 17 hindu dhe 5 xhainiste.
  • Shpellat Kanheri
  • Aihole qe ka nje tempull xhainist.
  • Tempujt shpellore ne Badami
                                     

5. Bibliografia

  • V. Dehejia: Early Buddhist Rock Temples ; 1972, Thames and Hudson: London; ISBN 0-500-69001-4.
  • John Keay: India: A History; Grove Press, 2000, New York, isbn = 0-8021-3797-0.
  • K.V. Soundara Rajan: Rock-Cut Temple Styles ; 1998, Somaily Publications, Mumbai, isbn 81-7039-218-7.
  • Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5.
  • George Michael: The Hindu Temple; University of Chicago, 1988, Chicago, Illinois; isbn 0-226-53230-5.
  • James Fergusson: The Rock-Cut Temples of India; 1864, John Murray, London.
                                     

6. Lidhje te jashtme

  • Ellora Caves UNESCO World Heritage Site
  • Elephanta Caves UNESCO World Heritage Site
  • Group of Monuments at Mahabalipuram UNESCO World Heritage Site
  • The rock-cut temples of western India
  • Indian rock cut temples
  • Cave architecture