Топ-100
Back

ⓘ Historia e Estonisë. Historia e Estonise Sipas burimeve estoneze, keto vise kane qene te popullzuara nga koha gjersa kjo pese e rruzullit ka qene e ngrire, diku ..




Historia e Estonisë
                                     

ⓘ Historia e Estonisë

Historia e Estonise

Sipas burimeve estoneze, keto vise kane qene te popullzuara nga koha gjersa kjo pese e rruzullit ka qene e ngrire, diku rreth 11.000-13.000 vite me pare. Banoret me te vjeter llogaritet te kene jetuar pran nje lumi te quajtur sot Pärnu, afer qytetit Sindi banoret e fshatit Pulli- ne pjesen e djathte te lumit. Keto vendbanime datojne qe nga mileniumi i VIII p.e.s.

Krishterimi ne Estoni ka ndodhur pasi qe gjermani "Livonian Sword Brethren" dhe Danimarka pushtuan kete vend ne vitin 1227. Fuqi te cilat kane pushtuar kete vend kane qene te ndryshme si Danimarka, Suedia, Polonia, Gjermania dhe se fundi 1710 de facto, 1721 de juro me Traktatin e Nystad-it Rusia. Po thuaj se gjata ketyre pushtimeve paria dhe klasa larte dhe mesme e shoqerise Estoneze perbehej nga shumica gjermaneve baltike deri me 1918.

Pas shperberjes se Rusise Imperialiste, pas Revolucionit te tetorit, Estonia deklarohet si Republike e pavarur me 24 shkurt 1918. Pas Luftes Çlirimtare Estoneze dhe Traktatit te Tartur-it te nenshkruar me 2 shkurt 1920, Estonia ka 22 vite pavaresi, me nje qeverisje te ngjashme parlamentare si qeveria e rivendosur me 1992, pas kolapsit te Sovjetikeve BRSS. Ky lloj qeverie ne Estoni thirret Riigikogu dhe parlamentaret zgjedhen nga gjithe banoret ne Estoni, mbi moshen 18-vjeçare. Riigikogu, ishte shperbere ne vitin 1934 dhe vendi udhehiqej me dekrete te presidentit Konstantin Päts, deri me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare ne vitin 1938

Ne qershore te vitit 1940, Estonia okupohet nga truat sovjetike, si rrjedhe e paktit Gjermano Sovjeti te nenshkruara ne Molotov-Ribbentrop ne vitin 1939. Inteligjenca e vendit si dhe shume politikan nder te cilet ishte edhe presidenti Konstantin Päts u deportua ne Rusi, u vrane dhe u keqtrajtuan apo deportuan ne Rusi. Nga 1941-1944 ky vend ishte i okupuar nga Gjermania fashiste, pra derisa forcat gjermane nuk u munden nga sovjetiket. Pavaresine, Estonia e ka rifituar me 20 gusht 1991 me Revolucionin e Kenges dhe me kolapsin e BRSS-se. Qe nga kjo kohe dite kombetare ne Estoni, ka mbetur 20 gushti.

Trupat e fundit sovjetike jane larguar nga Estonia me 31 gusht 1994,ndersa me 29 mars 2004, Estonia ju bashkengjite Paktit Verior NATO. Pranimi i saj ne Bashkesine Evropiane BE eshte bere zyrtarisht me 1 maj 2004.

Me 18 maj 2005, Estonia ka nenshkruar marreveshjen per kufijte me Rusine, kufijte e Estonise kane mbetur ata qe kane qene perdorur qe nga 1991-ta, dhe qe parlamenti Riigikongu i ka ratifikua me 20 qershor 2005. Pas ketij ratifikimi nga ana e estonezeve ka reaguar Rusia, duke pohuar se ne preambulen Estoneze perfshihen pjese te territorit te Estonise gjate kohes se BRSS dhe indirekt ato e reflektojne kohen e okupimit dhe kjo eshte nje desaster, dhe me se miri eshte qe te i ri-fillojne negociatat per kete çeshtje.

Pergjigja e Estoneze eshte se nuk ka nevoje per ri-negociata pasi qe kjo preambule nuk perfshin territore te Rusise.