Топ-100
Back

ⓘ Hamurabi ishte mbreti i gjashte i Babilonise nga 1792 p.e.r deri me 1750 p.e.r. U be mbreti i pare i Perandorise Babilonase pas abdikimit te atit, Sin Muballit, ..




Hamurabi
                                     

ⓘ Hamurabi

Hamurabi) ishte mbreti i gjashte i Babilonise nga 1792 p.e.r deri me 1750 p.e.r. U be mbreti i pare i Perandorise Babilonase pas abdikimit te atit, Sin Muballit, dhe zgjeroi kontrollin e Babilonise ne Mesopotami duke fituar disa luftera me mbreterite fqinje. Ndonese perandoria e tij kontrollonte te tere Mesopotamine ne kohen kur ai vdiq, pasardhesit e tij qene te paafte te ruanin perandorine.

Hamurabi njihet per nje grumbull ligjesh te permbledhura ne Kodin e Hamurabit, nje nga kodet e para ligjore te shkruara ne histori. Keto ligje ishin te shkruara ne tableta guri stele 2.4 metra te gjata, me origjine te panjohur, qe u zbuluan ne Persi ne 1901. Duke pasur reputacionin modern si legjislator i lashte, portreti i Hamurabit gjendet ne shume ndertesa qeveritare ne te gjithe boten.

                                     

1. Historia

Hamurabi ishte mbret i Dinastise se Pare te qytet-shtetit te Babilonise dhe e trashegoi kete pushtet nga babai i tij, Sin-Muballit, rreth vitit 1792 p.e.r. Babilonia ishte nje nga shume qytet-shtetet qe gjendeshin ne Mesopotami, te cilat luftonin me njera-tjetren per te pasur nen zoterim token bujqesore pjellore. Ndonese shume kultura bashkejetonin ne Mesopotami, kultura babilonase arriti nje shkalle te larte te rendesishme ne klasat e edukuara ne te tere Lindjen e Mesme. Mbreterit te cilet kishin sunduar perpara Hamurabit kishin filluar te konsolidonin sundimin mbi Mesopotamine qendrore nen duart e hegjemonise babilonase dhe gjate kohes se sundimit te tij, nen Babilonine ishin vene poshte qytet-shtetet e Borsipes, Kishit dhe Siparit. Keshtu qe Hamurabi erdhi ne fron si mbret i nje mbreterie te vogel ne nje situate te nderlikuar gjeopolitike. Mbreteria e fuqishme e Eshnunes mbante te pushtuar Tigrin e eperm kurse Larsa kontrollonte grykederdhjen e lumit. Ne lindje shtrihej mbreteria e Elamit. Ne veri, Shamshi-Adad I po ndermerrte luftera per zgjerim territori, ndonese vdekja e tij e parakohshme do ta perçante perandorine semitike qe kishte pushtuar.

Duhet permendur se nga numri i madh i dokumenteve te biznesit qe kane ardhur tek ne nga dinastia e pare e Babilonise, asnje nga sunduesit deri te Apil-Sin nuk quhet mbret dhe Sin-Muballit permendet veç ne forme aluzioni ne nje mbishkrim te vetem. Eshte veshtire te shpjegohet ky fakt sa kohe qe nuk pranojne pohimin se mbreteria e vertete e Babilonise nuk filloi derisa Hamurabi kishte hequr qafe Elamitet dhe keshtu kishte fituar per vete titullin e pasur nga mbreterit e vjeter te Urit, Isinit dhe Larses."

– Nje Histori e Babilonise dhe Asirise, Vellimi I

Dekadat e para te sundimit te Hamurabit qene relativisht paqesore. Hamurabi perdori pushtetin per te ndermarre nje seri punesh publike, si lartesimin e mureve te qytetit per qellime mbrojtese dhe zgjerimin e tempujve. Rreth vitit 1701 p.e.r, mbreteria e fuqishme e Elamit, e cila kishte nen zoterim rruget tregtare neper Malet Zagros, pushtoi rrafshinen e Mesopotamit. Me ane te aleateve te shteteve te rrafshines, Elami sulmoi dhe shkaterroi perandorine e Eshnunes, duke shkaterruar disa qytete dhe duke vendosur sundimin e tyre ne pjese te rrafshines per te paren here. Per te konsoliduar kete pozicion, Elami u perpoq te fillonte nje lufte me mbreterine babilonase te Hamurabit dhe mbreterine e Larses. Hamurabi dhe mbreti i Larses lidhen nje aleance kur zbuluan planet e Elamit dhe qene te afte t’i mundnin ata, megjithese Larsa nuk kreu kontribut te madh ne kete perpjekje ushtarake. Te nxehur nga deshtimi i Larses per t’i ardhur ne ndihme, Hamurabi e sulmoi kete fuqi jugore, duke siguruar kontroll mbi tere rrafshinen e poshtme mesopotamase ne vitin 1763 p.e.r.

Ndersa Hamurabi ndihmohej gjate luftes ne jug nga aleatet e tij nga veriu, mungesa e ushtareve ne veri solli trazira. Duke vazhduar zgjerimin e tij, Hamurabi ktheu syte nga veriu dhe shtypi revolten dhe pak me vone mundi Eshnunen. Me pas ushtria babilonase pushtoi shtetet e mbetura veriore, perfshire ish aleatet e Babilonise, Marin, ndonese eshte e mundur qe pushtimi i Marit te kete qene nje dorezim pa nje lufte apo konflikt te vertete. Ne pak vjet, Hamurabi kishte arritur te bashkonte tere Mesopotamine nen sundimin e tij. Nga qytetet-shtetet e medha ne rajon, vetem Alepo dhe Katna ne perendim te Sirise ruajten pavaresine. Megjithate, nje mbishkrim i Hamurabit eshte gjetur aq larg ne veri, ne Dijarbakir, ku ai veteshpallet "Mbret i Amoriteve".

Nje numer i madh tabletash, qe i datojne kohes se Hamurabit dhe pasardhesve te tij, jane zbuluar, ashtu si edhe 55 letra te tij. Keto letra japin nje pershtypje te drejtimit te nje perandorie, qe nga marrja e masave per permbytjet dhe korrigjimi i kalendarit, deri ne te kujdesurit per bagetite e shumta te Babilonise. Hamurabi vdiq dhe ia trashegoi perandorine djalit te tij Samsu-iluna rreth vitit 1750 p.e.r.

                                     

2. Kodi ligjor

Hamurabi eshte shquar per krijimin e nje kodi te ri te ligjit babilonas: Kodin e Hamurabit. Ky Ligj eshte shkruar perpara Kodit Mozaik dhe ishte nje nga ligjet e para te shkruara ne bote. Kodi i Hamurabit u shkruajt ne nje stele, nje monument guri i madh dhe i vendosur ne nje vend publik qe te gjithe ta shihnin ate, megjithese mendohet se pak veta dinin te shkruanin te lexonin. Kjo stele me vone u plaçkit nga Elamitet dhe u hoq nga kryeqyteti i tyre, Susa; ajo u rizbulua atje me 1901 dhe gjendet tani ne Muzeun e Luvrit ne Paris. Kodi i Hamurabit permban 282 nene, i shkruar ne 12 tableta. Ndryshe nga ligjet me te hershme, ai shkruhej ne gjuhen akadiane, gjuha ditore e Babilonise dhe mund te lexoheshin kesisoj nga çdokush ne qytet qe dinte te lexonte.

Struktura e kodit ishte shume e hollesishme, ku çdo shkelje kishte denimin e saj. Denimet kishin prirje per te qene shume te ashpra me standardet moderne, ku shume shkelje çonin ne vdekje, sakatim ose perdorim te filozofise "Sy per sy, dhemb per dhemb" "Ligji i Shpagimit". Kodi eshte nje nga shembujt me te hershem te idese se prezumimit te pafajesise dhe gjithashtu keshillon qe akuzuesi dhe i akuzuari te kene mundesine per te sjelle prova. Megjithate, nuk ka asnje pike qe merr parasysh rrethanat e shkeljes per te ndryshuar denimin e pershkruar.

Nje gdhendje ne krye te steles portretizon Hamurabin duke marre ligjet nga zoti Shamash ose ndoshta nga Marduku, dhe parathenia deklaron se Hamurabi ishte zgjedhur nga perendite e popullit te tij per t’ia sjelle keto ligje njerezve. Mund te hiqen paralele ndermjet kesaj historie me ate te Moisiut per hebrenjte e lashte – ndryshime te dukshme ndermjet ketyre dy kodeve ligjore dhe gjithashtu menyres se dergimit te tyre jane treguar nga autore te ndryshem nder vite.

Kode te ngjashme ligjore u krijuan ne disa qyteterime afer, perfshire shembujt e hershem mesopotamas te kodit te Ur-Nammu, Ligjeve te Eshnunes dhe kodit te Lipit-Ishtar dhe kodit te mevonshem ligjor te hititeve.

                                     

3. Trashegimia dhe portretizimi

Nen sundimet e pasardhesve te Hamurabit, Perandoria babilonase u dobesua nga presioni ushtarak i ushtruar nga hititet, te cilet e plaçkiten Babilonine ne 1531 p.e.r kronologjia e shkurter. Megjithate ishin kasitet te cilet e pushtuan perfundimisht Babilonine dhe sunduan Mesopotamine per 400 vjet, duke adoptuar pjese te kultures babilonase, perfshire kodin ligjor te Hamurabit.

Per shkak te reputacionit te Hamurabit si ligjvenes, ai paraqitet ne disa ndertesa qeveritare ne SHBA. Hamurabi eshte nje nga 23 ligjvenesit te paraqitur ne basorelieve mermeri ne Dhomen e Perfaqesuesve te SHBA ne Kapitol. Ka gjithashtu nje frize nga Adolf Vainman qe paraqet "ligjvenesit e medhenj te historise", perfshire Hamurabin, ne ndertesen e Gjykates Supreme te SHBA.

                                     

4. Referimet

  • Arnold, Bill T. 2005. Who Were the Babylonians?. Brill Publishers. ISBN 9004130713. OCLC 225281611.
  • DeBlois, Lukas 1997. An Introduction to the Ancient World. Routledge. ISBN 0415127734. OCLC 231710353.
  • Breasted, James Henry 2003. Ancient Time or a History of the Early World, Part 1. Kessinger Publishing. ISBN 0766149463. OCLC 69651827.
  • Van De Mieroop, Marc 2005. King Hammurabi of Babylon: A Biography. Blackwell Publishing. ISBN 1405126604. OCLC 255676990.